“E diela në Opera”, programi i TKOB-së kushtuar fëmijëve (VIDEO)

23 Shtator 2025, 13:15Kulturë TEMA
“E diela në Opera”, programi i TKOB-së kushtuar

 Një atmosferë e hareshme u krijua dje në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, kur salla u mbush nga dhjetëra fëmijë.

Të shoqëruar edhe nga prindërit, fëmijët kaluan një të diel në Opera, duke zbuluar nga afër magjinë e artit operistik, nën drejtimin e maestro Dritan Lumshi. Përveç Korit të TKOB, kënduan edhe fëmijët e Korit të Zërave të Bardhë, të përgatitur nga Sonila Baboçi dhe të shoqëruar nga pianistja Ingrid Pulizo.

Kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit solli një program krejt të veçantë për miqtë e vegjël të operës, duke u ofruar atyre një të diel ndryshe, plot art, dije dhe emocione, shkruan atsh.

Kjo nuk është hera e parë që TKOB organizon të tilla aktivitete. Si pjesë e projektit “Edukim përmes artit”, herë pas here në këtë institucion ka pas aktivitete të menduara enkas për fëmijët, duke u nxitur atyre kureshtjen për këtë zhanër të artit. 

Lini një Përgjigje