Edhe Princi William në Vatikan, foli shkurt me Trump para funeralit

26 Prill 2025, 12:36Kulturë TEMA
Edhe Princi William në Vatikan, foli shkurt me Trump para funeralit

Në Bazilikën Shën Pjetri në Vatikan po mbahet funerali i Papa Françeskut me 200 mijë persona që po marrin pjesë.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe shumë figura të njohur politike nga mbarë bota.

Përveç Donald Trump, Biden e Zelenksy, në Vatikan u pa edhe princi William.

Princi i Uellsit foli shkurtimisht me Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump gjatë rrugës për në shërbim, thotë Kensington Palace.

William u takua dhe foli gjithashtu me presidentin francez Emmanuel Macron dhe gruan e tij Brigitte Macron përpara se të zinte vendin e tij për meshën funerale. /Klankosova/

Lini një Përgjigje