Qielli natën e sotme po shoqërohet nga një spektakël i rrallë astronomik.
Hëna, e mbuluar nga hija e Tokës, ka marrë një ngjyrë të kuqërremtë, duke krijuar të ashtuquajturën “hënë e përgjakur”.
Fenomeni është i dukshëm edhe mbi Durrës, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke dhënë një pamje magjike. Fenomente të tilla natyrore ndodhin rrallë dhe shumë prej qytetarëve nxitojnë që t’i fotografojnë.
Nga njëra anë, Dielli, nga ana tjetër, Hëna. Në mes, Toka, të rreshtuar në mënyrë të përkryer. Rezultati: një eklips i plotë hënor, një ngjarje që ndodh kur Hëna hyn tërësisht brenda hijes së planetit tonë.
Po ndodh këtë diel dhe do të jetë e mundur të shihet edhe nga Shqipëria. Ndryshe nga hera e fundit – 16 maj 2022 – nuk duhet të ketë probleme për shkak të reve.
Më konkretisht, sytë u kthyen nga qielli sapo lindi sateliti ynë, rreth orës 7:30 të mbrëmjes. Hëna ishte pjesërisht e eklipsuar.
Momenti më mbresëlënës ndodhi në orën 20:20 kur Hëna u errësua plotësisht. Fenomeni do të përfundojë pak para orës 23:00, kur sateliti të dalë nga hija.
Si gjithmonë në këto raste, gjatë fazës totale të eklipsit (por edhe gjatë fazës së avancuar të pjesshme), Hëna merr një ngjyrë karakteristike dhe elegante bronzi: prandaj është edhe emri “Hëna e Kuqe”.
Ngjarjen e përshëndeti dhe kryeministri Rama.
"Eklipsi i plotë dhe spektakolar i Hënës, i njohur si “Hëna e plotë e grurit” - shkruan Rama.
Në Tiranë eklipsi i hënës u duk qartë me sy të lirë nga errësimi i plotë deri në ndriçim,por jo i kuq.
Epo këto i kanë ngelur kryeministrit hëna e kuqe dhe sateliti mbi tokë se në tokë i ka bërë palë.Vari leshët këtij rrumpalle
po nuk e tha rama hena nuk do te duket fare, na keni bere kete ramen si kaqol na shpifet fare . e tha rama pjerdhi rama dhjeu rama na leni rehat se na shpifet fare, po nuk e tha rama nda;ohet edhe rrotullimi i tokes , mos tallni trapin me ramen