Ekipi shqiptar merr vlerësime në konkursin e pikturës “Small Montmartre of Bitola”

28 Maj 2025, 13:09Kulturë TEMA
Ekipi shqiptar merr vlerësime në konkursin e pikturës

Sot është dita e tretë e konkursit ndërkombëtar të pikturës “Small Montmartre of Bitola”.

Në Manastir të Maqedonisë së Veriut merr pjesë edhe një skuadër piktoresh shqiptare, 6 vajza të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Dita e dytë e kolonisë së piktorëve të vegjël, rezultoi e suksesshme për ekipin shqiptar.

Nën një qiell plot ngjyra dhe frymëzim, shkëlqeu talenti i nxënëses së QKKF-së, Livia Kokthi, e cila u përzgjodh ndër 15 më të mirët nga 100 pjesëmarrës.

Më herët, në ditën e parë të konkursit të pikturës, dalluan Alisia Gjyli dhe Sabrina Pogoni, mes 20 më të mirave në “Small Montmartre of Bitola”.

Më tej, vlerësimin më të lartë e mori Sabrina Pogoni, e cila u rendit mes 8 më të mirave.

Sot, aventura artistike vazhdon mes telajos dhe shpirtit krijues në zemër të Manastirit.

/atsh/

1 Komente

  1. t
    troc

    BITOLA ? MANASTIRI SHQIPTAR ESHTE KY QE E VODHEN SLLAVET.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje