Katundi arbëresh Shën Sofia gjendet në krahinën e Kalabrisë. Në italisht njihet si Santa Sofia d’Epiro. Katundi arbëresh ka mbi 2500 banorë dhe gjendet në provincën e Kozencës në rajonin e Kalabrisë.
Është një vend plot shije, stil e bukuri. Arbëreshët e këtushëm në masë ruajnë traditat nga etërit shqiptarë, siç janë gjuha antike, riti bizantin, zakonet dhe traditat tipike.
Në këtë ngulim gjendet edhe “Muzeu i Kostumit në Shën Sofia”, i cili është ngritur në Palazzo Bugliari, një ndërtim i mesit të shekullit XIX.
Veshja në kulturën arbëreshe është një nga manifestimet më artistike. Dihet se çdo qendër arbëreshe ka stilin e vet në bërjen e rrobave tradicionale, te punuara tërësisht me dorë. Duke parë të gjitha së bashku, matrica e zakonshme njihet qartë, por në të njëjtën kohë identifikohen veçantitë e secilës veshje.
Megjithëse popullsia ishte e varfër, ata që mbërritën në Kalabri nga Shqipëria nuk hoqën dorë nga bukuria dhe madhështia e rrobave të tyre.
/atsh/
Lini një Përgjigje