Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Biblioteka Kombëtare organizoi sot një ekspozitë përkujtimore kushtuar përkthyesit Petro Zheji.
Ekspozita përkon gjithashtu me dhjetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Në ekspozitën përkujtimore të çelur në Qendrën “Sotir Kolea”, shfaqen përkthimet më në zë, duke shpalosur kështu gjithë kontributin e tij filologjik.
Përkthyesi dhe gjuhëtari i njohur Petro Zheji ndërroi jetë në vitin 2015, në moshën 85-vjeçare. Ai lindi në Tiranë, në tetor të vitit 1929, dhe u shqua që në moshë të re për një talent të rrallë në zotërimin e gjuhëve të huaja.
Zheji ishte zotërues i gjuhës italiane, franceze, spanjolle, angleze, gjermane, ruse, hebraishtes, greqishtes së vjetër, latinishtes dhe sanskrishtes së vjetër. /atsh/
Me i madhi nga te gjithe veprat e tij per gjuhen shqipe duhet te studiohen ne per shkolla
Jasu Petraqi!