1.
Lumturia është kryesisht pasojë logjike e dashurisë, kurse dashuria është pasojë e pëlqimit, respektit, mirëkuptimit, kompromisit dhe të të drejtave të barabarta…
Mënyrat tjera të bashkëshortësisë, janë improvizime të dashurisë dhe të lumturisë…
E ka lavdëruar në shtëpi kur përkulej, kur dorëzohej, kur mendonte si pritej prej tij, jo si dinte ai vetë.
Në jetë ai do të përpiqet vetëm të shndërrohet në një kopje të autoritet, që e ka nënshtruar përtokë, që e ka depersonalizuar. Kështu prodhohen zvarranikë, në politikë pastaj na shfaqen si zvarranikë profesionalë!
Pastaj do ta shajnë dhe përbuzin për mungesë suksesi, por nuk do të pranojnë kurrë, se atë njeri, si individualitet e shkatërruan dhe rrënuan në fëmijëri, pikërisht ata që mendonin se ia donin të mirën: prindërit!
Një filiz nuk rritet duke i prerë degët dhe duke ia këputur gjethet.
Një fëmijë nuk bëhet njeri i mirë duke e rrahur dhe keqtrajtuar. Kështu ai traumatizohet.
Shpesh djali prishet në shtëpi nga prindërit, por kemi kohë për t’u bërë përsëri njerëz. Ji vetvetja. Jeta është e jotja. Duaj dhe mësojua fëmijëve lirinë, barazinë, drejtësinë dhe dashurinë, por çikës edhe mënyrën sesi të largohet nga bashkëshorti primitiv, që ka bindje mesjetare, antikushtetuese…
————————————————
Lini një Përgjigje