6 grupe artistike nga Greqia dhe Shqipëria zbukuruan mbrëmë Teatrin e Butrintit me veshjet karakteristike dhe interpretimin e veçantë.
Grupe nga Janina, nga Korfuzi dhe nga Kreta e Greqisë, si dhe Ansambli “Libohova” iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Grave Minoritare Greke të Sarandës “Trëndafili i Vyshkur” në Festivalin Folklorik “Të gjitha i thonë vallet”.
Grupi organizator u paraqit me një pjesë nga dasma tradicionale në minoritetin etnik grek, duke manifestuar motive të kultivimit të traditës.
“Kultura është diçka që na zhvillon, na rrit dhe na jep krahët që të mbizotërojmë në këtë jetë të vështirë, që të kemi virtytet për t’ua transmetuar fëmijëve tanë,” tha Lefter Nika, nënkryetar i shoqatës.
Artistë nga Janina dhe Korfuzi u prononcuan për Televizionin Publik për sa i përket Festivalit.
“Vijmë nga Janina fqinje dhe është e disata herë që marrim pjesë në festivalet folklorike që organizohen në vendin tuaj. megjithatë po mahnitemi me traditat dhe folklorin që keni, të cilat po i ruani me shumë kujdes,” tha përfaqësuesja e grupeve nga Janina.
Pas ndarjes së çmimeve nga grupi organizator, festa e grupeve vazhdoi edhe pas mesnatës, duke krijuar bindjen se muzika i bashkon popujt dhe nuk njeh kufij.
/RTSH/
Lini një Përgjigje