Kalaja e Argjirosë pret festivalin “Gjiroclassica”: Koncerti në përfundim të konkursit të instrumentistëve të rinj

2 Qershor 2025, 10:47Kulturë TEMA
Kalaja e Argjirosë pret festivalin “Gjiroclassica”: Koncerti

Gjiroclassica në kalanë e Argjirosë.

Një koncert nga kori Okarina nga Prishtina që erdhi në përfundim të konkursit Tempo. Kjo garë bëri bashkë 180 fëmijë nga Shqipëria dhe rajoni, ndërsa në përfundim të tij u ndanë edhe çmime.

“Ne kemi kënaqësinë e madhe të interprentojmë sot në kalanë e Gjirokastrës në kuadër të festivalit që është dedikim për fëmijët e talentuar në fushën e muzikës që është Gjiroclassica. Një festival shumë premtuese, shumë interesantë në formën e vet”, tha Elikona Hysa Shalla, udhëheqëse e korit.

“Jemi të lumtur ta mbyllim festivalin me fëmijë nga Prishtina, sepse, po ashtu ky festivali ka filluar me një djalë pianist nga Prishtina”, tha Ina Petrollari, organizatore e “Tempo”.

Gjatë ditëve të organizimit të konkursit Tempo fëmijët ndaluan edhe në zonën muzeale të qytetit dhe në shtëpitë muze të Gjirokastrës.

Klan News

Lini një Përgjigje