V*tëvrasja e aktorit dhe dritëhijet e Bekim Fehmiut! Si nisi karriera e shqiptarit të parë që preku Hollywoodin, shfaqja që e çoi në kandidimin e çmimit “Oscar”

2 Qershor 2025, 11:43Kulturë TEMA
V*tëvrasja e aktorit dhe dritëhijet e Bekim Fehmiut! Si nisi karriera

Më 1 qershor përkujtohet lindja e një prej figurave më madhështore të artit shqiptar dhe ballkanik, Bekim Fehmiut.

Aktori me prejardhje nga Gjakova, që lindi në Sarajevë në vitin 1936, mbetet një nga personalitetet më të jashtëzakonshme që kinematografia shqiptare ka njohur ndonjëherë, një emër që kaloi kufijtë e Ballkanit dhe arriti të prekte skenën e artë të Hollywood-it. Bekim Fehmiu ishte shqiptari i parë që arriti të luante në një film amerikan gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1970, ai u bë pjesë e prodhimit të madh “The Adventurers” nga Paramount Pictures, një rol që i hapi dyert e një suksesi ndërkombëtar. Por fama e tij nuk nisi në Amerikë. Para këtij suksesi, Fehmiu ishte bërë një emër i njohur me filmin “I Even Met Happy Gypsies” (1967), një kryevepër e regjisorit Aleksandar Petroviæ, që konkurroi në Festivalin e Kanës dhe u nominua për “Oscar” si filmi më i mirë i huaj. Me një prezencë magnetike dhe një talent të veçantë, ai u bë simbol i artit të pastër aktorial në një kohë të trazuar politike.

Në vitin 1987, në një akt të rrallë dhe të guximshëm, ai braktisi përfundimisht skenën. Gjatë një shfaqjeje në Teatrin Kombëtar të Beogradit, Fehmiu u largua në mes të interpretimit, si formë proteste ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Kosovë. Që nga ajo ditë, ai nuk u kthye më as në teatër dhe as në kinema. Autobiografia e tij “Shkëlqimi dhe tmerri” është një dokument i rrallë personal e historik, ku përshkruhen jo vetëm etapat e jetës së tij, por edhe përplasjet shpirtërore me realitetin politik të kohës. Një libër që flet jo vetëm për aktorin, por për njeriun që zgjodhi dinjitetin në vend të kompromisit. Bekim Fehmiu u nda nga jeta më 15 qershor 2010 në Beograd, duke lënë pas një boshllëk të thellë në artin ballkanik. U vetëvra me një plumb në kokë, në moshën 74-vjeçare.

Ai u varros në Varrezat e Nderit në Beograd, me simbolet shqiptare në varr, përfshirë shqiponjën dykrenare. Ai u varros me simbolet shqiptare pranë figurave të tjera të mëdha kulturore në Varrezat e Nderit. Pak kohë më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës. Shqipërinë e vizitoi për herë të parë më 21 prill 1972, ndonëse nuk e fshehu kurrë dashurinë për vendin e origjinës. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti.

“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”, – shprehet ai.

/panorama/

1 Komente

  1. L
    Latium,Scutari

    Ne europen lindore i vetmi aktor qe luajti ne hollivud

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje