
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” (The Prosecutor) vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.
Por, e veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një prodhim shqiptar e aktorit të madh hollivudian, Danny Glover, i cili njihet nga publiku shqiptar për rolet legjendare në filma si Lethal Weapon (me Mel Gibson), The Color Purple, Predator 2, Saw etj. Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në realizimin e saj.
Me regjinë e jashtëzakonshme të Fatmir Dogës, filmi sjell historinë e Mentor Likës, një prokuror shqiptar, që e do atdheun më shumë se çdo gjë tjetër dhe nuk mposhtet nga bandat kriminale apo politikanët e korruptuar. Për të, dashuria për vendin është më e fortë se interesat e atyre që nuk kanë atdhe në zemër. Roli kryesor i është besuar aktorit të talentuar Klodian Hoxha, ndërsa në role të tjera përfshihen edhe aktorë të tjerë të njohur të filmit shqiptar, si Romir Zalla, Gert Ferra, Marin Hoxha, Adriana Tolka, Sara Smaja, Desada Xhihani etj.
Episodi i parë i serialit do të shfaqet premierë për publikun shqiptar në 10 Tetor në Cineplexx në TEG, e më pas do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha kinematë.
Edhe kinemane si futbollin dhe cdo gje tjeter, e paskan uzurpuar vec musllumet, ne kete vilajet turk, ku as vet ne tyrky nuk ndodh keshtu.
Shqiperia ka nevoje per mesazhe, sinjale te tille shprese besimi dhe OPTIMIZMI. Sidomos brezi i ri, qe po rritet jo mé me modelet e bastardeve, kameleoneve e zvarranikeve politike, SIGURIMSAVE YLBERKERCYES, te forteve etj .Sic, 30, 40 apo 50 vjecaret e sotem u rriten jo per faj te tyre, me modele te gabuar, idhuj te gabuar, qe fatkeqesisht tv tona i percjellin prej vitesh, pa u menduar dy here per demin e madh qe kane bere e Vazhdojne t'i bejne vendit. E keqja e madhe qe kaploi kete vend, ka filluar te tkurret. Ky film i Fatmir Doges sot, eshte nje sinjal, nje deshmi dhe kjo mund e duhet te vazhdoje vetem fale avancimit te se mires, ketyre sinjaleve ku ben pjese edhe kufizimi(arrestimi) i simboleve te se keqes fale SPAK-ut. Mesazh Trishtimi me lane atehere ne vitet 90,( jo vetem mua besoj) Filmi "Lamerica" i Gianni d'ameglios ,qe ishte pas "Vdekjes se kalit" te Saimir Kumbaros, nje nga sinjalet e alarmit, qe Shqiperia po mbulohej nga reté e zeza te se keqes. Sot SHYQYR ZOTIT...ndjenja eshte ajo se po dalim nga tuneli i erret, dhe kete film mua me pelqen ta shoh si nje dallendyshe, jo e para dhe jo e vetmja, por qe paralajmeron Pranveren per Shqiperine tone...boll vuajten shqiptaret. Suksese gjithe te rinjve, aktore e realizues te filmit!