Fosforina shqiptare

13 Qershor 2023, 17:40Kulturë TEMA

Fosforina shqiptare

(Dy fjalë për këtë term të ri për këngën vëndçe)

Nga Kristo Çipa

Kur kënga jonë e traditës transmetohej në mijëravjeçar në mënyrë gojore, bartësit e saj e quanin atë këngë vëndçe dhe sipas zonave e krahinave emërtohej si këngë himarjote, labe, gjirokastriçe, lunxhjote, zagorite, smokthinjote, dukatase, pilurjote etj. Në disa raste edhe brenda fshatit kishte motive si ajo Qazimademçja e Smokthinës, Tartar Zekçja e Kuçit apo avazi i Mukos ( Kënga e Neço Mukos)

Në Shqipëri për herë të parë studimi shkencor mbi këtë këngë u bë nga profesor Ramadan Sokoli dhe ai si në çdo disiplinë shkencore futi termin polifoni( shumëzërëshe), kjo sipas rregullave të njohura botërisht ku në emërtimin e disiplinave përdorej terminologjia greke( gjeografi, fizik, kimi, biologji etj)

Pas viteve 90- të me hapjen e vëndit shumë grupe që këndojnë polifoni morrën pjesë dhe u ballafaquan në mjaft aktivitete ndërkombëtare dhe tërhoqi vëmëndjen e shumë studjuesve dhe veçanërisht të UNESKO- s. Lindi kështu nevoja e përgatitjes së një dosje me argumenta shkencor dhe historik. Ministria e kulturës shqiptare tre herë e përgatiti këtë dosje dhe dy herë ju kthye se me emërtimin “ Polifoni” kishin dorëzuar dosje edhe vënde fqinje si Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Spanja e disa të tjerë. Vitin e tretë dosja u dorzua me termin “ Isopolifoni” dhe u pranua nga UNESKO si trashëgimi gojore e njerëzimit, KRYEVEPËR E NJERËZIMIT( Më 25 Nëntor 2005)

Kohë më vonë disa grupe, individë dhe shoqata e kundërshtuan këtë term duke nxjerrë si argument se ky term kishte ndikim të drejpërdrejt grek dhe duhej hequr nga emërtimi zyrtar i UNESKO-s( ky debat ende vazhdon). Në këto rrethana Lefter Çipa si krijues, studjues dhe lëvrues i kësaj kënge për të unifikuar të gjitha grupimet dhe mendimet përdori për herë të parë një simbolik që të unifikojë termat dhe ta dallojë atë nga polifonia e vendeve fqinjë. Termi “Fosforina shqiptare “ është simbolik, jo term shkencor e cila po fiton qytetari nga viti në vit edhe si një simbolik e bukur( fosforinë d. m. th shkëlqimtare, ndriçuese) por edhe si term që shuan polemikat.

Në historinë e toponomastikës( emlrtimit të vëndeve), në ndryshimet e vazhdueshme të gjuhës përdorimi dhe klimatizimi i shumë fjalëve dhe emërtimeve është një proçes normal që kërkon kohën e vet. Le të sjellim si argument që gadishulli i Ballkanit është quajtur gadishulli Ilirik dhe po ashtu Peloponezi i sotëm jo shumë kohë më parë është quajtur More

Shpresojmë se kjo simbolikë do të përqafohet dhe do të bëhet termi mbizotërues për këtë kryevepër të njerëzimit.

Unë në solidarizim të plotë dhe në funksion të festivalit” Netët e Bejkës bardhë” (me jehonë nga Piluri në Bruksel, New Jork, Kosovë, Janinë e më gjerë) kam ndërtuar një këngë si lejmotiv për çdo edicion të tij

KËNGA E FOSFORINËS

Me një gjuhë perëndie

Me të gjithë ison e frymës

Këngëtar prej Labërie

Në këngën e fosforinës

Në majat ku hapet bota

Vit për vit në festival

Këndon qielli dhe toka

Këngë e vëndit na mban gjallë

Eh sa bukur u këndoka!

Shqip dhe zogjtë që fluturojnë

Vjen një ditë e na merr toka

Dhe nga varret prap këndojmë

Refreni

Sa të ketë qiell me yje

Shqiptarë e lapidarë

Do ketë këngë fosforine

Në gjak e në gjokset tanë

Nga avazet që ka kënga

I merr të rrahurat zemra

KRISTO ÇIPA

( Mjeshtër i madh)

Lini një Përgjigje