
Edicioni i 23 i Panairit të Librit ka çelur dyert në Prishtinë prej disa ditësh. Shtëpitë botuese pjesmarrëse në këtë panair, vlerësojnë se ky edicion ka shkuar më mire se ai i një viti më parë.
“Ka pasur më shumë kërkea për libra për fëmijë, por edhe për të rritur”,- tha Ornela Leci, shtëpia Botuese “Pegi”
E veçanta e këtij viti në panairin e librit ishte prezenca e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili edhe promovoi veprat e tij të përmbledhur në 7 vëllime.
Kërkesat nuk kanë munguar as për autorët e huaj e as për ata shqiptar.
“Kësaj here ka pasur një interes ndoshta pak më të madh për librin e fundit “Kësulkuqja, përrallë për të rritur”,-tha shkrimtari Ag Apolloni.
Vizitorët ishin të shumtë, madje edhe nga Shqipëria. Pavrësisht morisë së titujve që u ofruan në panair, kishte edhe libra që qytetarët nuk i gjetën.
Për disa panairi I librit shërbeu si një ekspozitë , ku patën mundësi të shohin por jo të blejnë.
“Nga mungesa e parave bleva pak libra, por libri ëhstë dhurata më e mirë e shtëpisë kur ke para”,-tha një lexues.
Edicioni i 23 i librit në Prishtinë, mbyll dyert këtë të diel, pasi mikpriti mijra qytetarë dhe ofroi dhjetra titur të rinj librash të shkrimtarëve shqiptar dhë të huaj.
Po ky pse del me nga shtepia, eshte si Saliu.