Gjinushi: Ndarja e ASA nga Akadmeia e Shkencave në 2007-n, dëmtoi studimet albanologjike dhe shkurtoi rreth 150 punonjës nga kërkimi shkencor

1 Qershor 2023, 18:52Kulturë TEMA

Gjinushi: Ndarja e ASA nga Akadmeia e Shkencave në 2007-n, dëmtoi

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, në konferencën me mediat të organizuar sot në Akademinë e Shkencave për vendimin e Qeverisë për rikthimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike vuri në dukje se: 

“Procesi i bashkimit të ASA-s me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ka qenë i natyrshëm. Ai ka kaluar përmes dy vendimeve të Kryesisë së Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, që duke parë mangësitë në administrimin e kërkimit shkencor në Shqipëri i ka paraprirë kësaj situate për të lehtësuar këtë bashkim.

Prej dy vjetësh, me vendim të Asamblesë, Akademia e Shkencave ka kërkuar ribashkimin e instituteve albanologjike që iu ndanë me reformën e vitit 2007.

Kjo reformë dëmtoi studimet albanologjike e për më tepër shkurtoi rreth 150 punonjës nga kërkimi shkencor.

Ajo nuk arriti as t’i japi statusin e një ILA, Qendrës së Studimeve Albanologjike, dhe për më tepër nuk u arrit një rezultat i duhur në fushën e studimeve albanologjike, ku projekte të mëdha si Enciklopedia Shqiptare apo Fjalori i Gjuhës Shqipe nuk u arritën as të fillonin.

Ministria e Arsimit dhe Sportit së fundi zgjidhi problemin e mungesës deri dje të statusit ligjor të Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Vendimi i Qeverisë për bashkimin e ASA-s me ASHSH, jo vetëm hap perspektivën e reformimit të mëtejshëm, por zgjidh një problem të vetëfunksionimit të sistemit kombëtar të kërkimit shkencor.

Ky është fuqizim i sistemit arsimor-shkencor, dhe nuk është fuqizim as i individit, as i Kryesisë së Akademisë, e as i Asamblesë së Akademisë së Shkencave.

Prandaj qeveria, që ishte skeptike, është bindur për rrugën e reformimit të sistemit tonë kërkimor-shkencor.

Akademia mori vetëm përgjegjësinë për të financuar tri projekte të mbetura ndër vite (Fjalori i madh i gjuhës shqipe, Historia e shqiptarëve, Enciklopedia shqiptare) dhe këtë patjetër që e bëri me të gjithë kërkuesit shkencorë kudo që janë.

Dhe, ardhja e ASA-s e lehtëson këtë bashkëpunim dhe aq më tepër që e ligjëron”, Gjinushi.

6 Komente

  1. G
    Goliku

    Suksesi i sigurte. Nje matematikan arkaik dhe i degraduar do drejtoje me kompetence nje qender studimore albanologjike. Aq me shume qe eshte edhe tepelenas dhe familje ushtaraku. Ne rresht per te vjedhur cfare tu zere dora.

    1. B
      BABO

      More bajga i Leklit, nuk na thua kë mban më për burrë të zgjuar e patriot, në shkencë e politik, më të lartësuar se Skënder Gjinushi...ti mi haleje që fshihesh pas emra malesh...nepërka antishqipëtare...

      1. B
        BABO

        More bajga i Leklit, nuk na thua kë mban më për burrë të zgjuar e patriot, në shkencë e politik, më të lartësuar se Skënder Gjinushi...ti mi haleje që fshihesh pas emra malesh...nepërka antishqipëtare...

        1. j
          joel shkodra

          Edhe Enveri e pat kuptuar qysh kur u themelua Akademia (1972) se kryetari i saj duhej te ishte albanolog (ne ate kohe Aleks Buda), sepse ishte dhe eshte e vetmja fushe me te cilen mund te njihemi e te themi diçka per boten e huaj akademike.

      2. Q
        Qatipi

        Gjinushi ishte nje student shume i mire ne mathematilke por qe menjehere sa mbaroi fakultetin mori dhe nje burse per France dhe kur u kthye iu fut politikes si Minister i Arsimit te kohes se Ramiz Alise. Pas 30 vjetesh dhe kthehet nga politika ne Akademi.

        1. F
          Fisniku i Freskut

          Bravo Gjinushi, ti je per kete vend!

          Lini një Përgjigje