Historike, zbulohen 2 punishte mumifikimi në Egjiptit

31 Maj 2023, 13:23Kulturë TEMA

Historike, zbulohen 2 punishte mumifikimi në Egjiptit

Dy punishte dhe dy sarkofagë, ku u krye mumifikimi i njerëzve dhe kafshëve, u zbuluan në rajonin ku vazhdojnë studimet arkeologjike në rajonin historik qindravjeçar Saqqara në Giza, Egjipt.

Në një deklaratë të Ministrisë egjiptiane të Turizmit dhe Antikiteteve, thuhej se në dhomat e punishtes së balsamimit të njerëzve kishte shtretër guri në të cilët ishin vendosur trupa të pajetë.

U vu re se pranë shtretërve kishte qeramikë prej balte, mjete mumifikimi dhe enë të ndryshme. Ndërkohë, punishtja tjetër përdorej për mumifikimin e kafshëve të konsideruara të shenjta.

Sipas ekspertëve, 2 sarkofagët e gjetur i përkasin shekujve 24 dhe 14 para Krishtit. Rajoni i Saqqara, një nga vendet e rëndësishme të varrimit të Egjiptit të Lashtë, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

 

Lini një Përgjigje