Nga Leonard Veizi
Ka plasur rëndshëm debati virtual mbi retushimin e mozaikut në ballinën e godinës së Muzeut Historik Kombëtar.
Në Perëndim, veprat monumentale ku tregohet madhështia e një epoke, apo që kërkon të përçojnë një doktrinë të caktuar, janë më të rralla. Por në vendet e ish-bllokut socialist, qoftë në Evropën Lindore e ca më fort në Azi, këto vepra kanë qenë në mes të çdo qyteti. Mund të shohësh një territor urban mizerabël që jeton nën nivelin e varfërisë por që në sheshin qëndror të tij monumentet e mëdha të liderëve autoritaristë ngrihen deri në re. Nëse Perëndimi ka gradaçelat, në Lindje konkurrojnë përmendoret. Lartësia shkon në barazim.
Mozaiku në ballinën e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës nuk mund t’i shpëtonte këtij ndikimi. Dy ndërhyrjet restauruese, – një herë 30 vite më parë, që konsistoi me heqjen e yllit të verdhë që qëndronte mbi shqiponjën e zezë në flamur dhe një tjetër tani së fundmi ku bashkë me implementimin teknik që restauroi fasadën e dëmtuar, na u zhduk dhe libri që një përfaqësues i klasës punëtore mbante në gji, – nuk është se i kanë bërë dëm mozaikut, përveç faktit që e bën të jetë më afatgjatë në kohë. Pra, në njëfarë mënyre e çliron nga dogma.
Retushimi është i papërfillshëm, ndërkohë që padyshim për dikë që i ka të shenjta këto simbole është dramatik.
Përgjithësisht thuhet se veprat e artit i takojnë një epoke të caktuar dhe si të tilla nuk preken. Por blasfemi do të ishte nëse nuk do të kishte precedent.
Mirëpo precedentët janë të panumërt.
Kur Mehmeti II pushtoi Kostandinopojën urdhëroi që një kryevepër si Shën Sofia nga Kishë të kthehej në Xhami. Godina vazhdon të jetë po aty prej qindra vjetësh por ikonat e pikturuara nëpër mure u zhdukën. Veprat e artit i mbuloi boja dhe godinës solide iu shtuan minaret. Këtij po i thonë retushim 100 përqind. Sepse ikonat janë po aty. Po t’u hiqet boja dalin sërish në dritë.
Nuk po i futemi faktit që Enver Hoxha veproi ku e ku më keq, duke ua ndërruar destinacionin objekteve të kultit, sepse ca i bëri magazina drithi, ca i ktheu në kazerma ushtarake e ato më me fat u kthyen në vatra kulture. Po të përmendim dhe faktin tjetër që pjesës së mbetur iu vu tritoli, zullumi bëhet kala.
Tek e fundit kjo është historia.
Mozaiku “Shqipëria” edhe me mungesën e yllit dhe të librit sërish ka elemente të shumtë që na kujtojnë periudhën 45 -vjeçare të ndërtimit socialist të vendit, ndërkohë që vetë mozaiku me 13 figura paraqet historinë 2500-vjeçare të kësaj toke.
Duke ndjekur kronologjinë kohore të figurave do të dalësh në përfundimin se periudha 5-vjeçare e Luftës Nacionalçlirimtare na del më e rëndësishme se qëndresa 25-vjeçare e Gjergj Kastriotit. Dhe ja të shohim e ta shkruajmë: Nga e djathta e gruas në qendër, e cila simbolizon Shqipërinë, është një ushtar ilir, pastaj vijnë 3 luftëtarë të mesjetës, vijon me një mendimtar që të kujton rilindjen dhe një luftëtar të kësaj kohe që në përditshmëri u kemi thënë kaçakë, që gjithashtu është pjesë e rilindjes në luftë kundër osmanëve. Fill në krah të majtë të Shqipërisë vjen një punëtor me përparëse që duket se është prodhim i viteve ’70-’80 kur Shqipëria po tentonte të kthehej nga një vend bujqësor-industrial në të anasjelltë industrialo-bujqësor. Nga krahu i majtë i gruas Shqipërinë qëndrore është një partizane dhe dy partizanë, që bëhen vetë i tretë, me pushkë e yll në ballë. Pastaj vjen një grua fshatare me pushkë në dorë. Dhe fill pas saj, në krah të gruas sërish një partizan me yll në ballë e flamur në dorë. Të gjithë të frymëzuar nga Lufta e Dytë Botërore. Duke hequr figurën qendrore të gruas që simbolizon Shqipërinë, gjashtë nga figurat, pra gjysma e tyre na kujton 50 vjet histori, ndërsa 6 figurat e tjera 2500 vjet histori.
Për momentin nuk kemi kandar ta peshojmë. Por e marrim me mend.
Kur flitet për blasfeminë e heqjes së yllit, – që si simbol daton ku e ku vite më parë se në botë të shfaqej komunizmi – duhet pasur parasysh se më e vjetër se Ylli, – apo bashkëkohëse ç’rëndësi ka, – është dhe Svastika, që fillimisht njihej si një shenjë e lashtë e Diellit. Por nazistët e viteve ’30 të shekullit të kaluar e shpërdoruan aq shumë sa tanimë askush nuk i kthen më sytë nga një simbol që dikur simbolizonte paqen dhe begatinë. Po aq u shpërdorua edhe ylli. Një yll në mes të Tiranës nuk na nderonte, sado pjesë e historisë të jetë ai. Përndryshe ç’vlerë ka që u rrëzuan dhe monumentet e tjera të asaj kohe. Sipas kësaj teorie: meqenëse ishin vepra arti përmendorja 8 metra e lartë e Enver Hoxhës duhet të qëndronte në mes të sheshit Skënderbe. Dhe po në dy anët e bulevardit Dëshmorët e Kombit duhet të kishim dhe tavarish Leninin bashkë me Josif Visarionoviçin.
Ylli me pesë cepa ka qenë një element i shumë kulturave dhe ai bënte pjesë në hierarkinë e shumë simboleve e shkollave mistike kudo në botë pasi simbolizon esencën e materies. Toka, zjarri, uji dhe ajri janë katër elementët materialë, por pas tyre vjen elementi i pestë, eteri, ai që formon kuintesencën ku fillon ajo që quhet njerëzore. Ndaj ylli me pesë cepa është gjetur në Egjiptin e lashtë por bën pjesë dhe në ikonografinë e lindjes së Krishtit. Ndërkohë që pa dashjen e tij u bë dhe simboli i diktaturës së proletariatit.
Nuk i vjen e keqja Shqipërisë nga heqja e ndonjë elementi simbolik. Dhe nuk ia vlen të qajmë e të vajtojmë yllin dhe as librin në dorën e punëtorit proletar, që mund të supozojmë se do ketë qenë një vepër e Marksit apo e Leninit, por që nisur nga kushtet ku është vendosur vepra, me shumë gjasa duket të ketë qenë një vepër e Enver Hoxhës. Nuk besoj se do ngrihet dikush për të na mbushur mendjen se libri simbolizonte Bibliotekën Kombëtare dhe herezia e zhdukjes së tij e bën zullumin edhe më të madh. Kur në fakt, vepra në dorën e përfaqësuesit të klasës punëtore nuk ishte “Revolta e Atlasit” e Ain Rend por sigurisht një nga filialet e “Imperializmi dhe Revolucioni” të Enver Hoxhës.
Heqja e një ylli apo e një libri nuk i prish ndonjë gjë mozaikut madhështor, as i zgjeron diapazonin e kohës dhe as ia ngushton atë. Tek e fundit çdo turist i thjeshtë që kalon mes përmes sheshit e kupton menjëherë se vepra është frut i realizmit socialist dhe si e tillë ka mjaftueshëm elementë për të na kujtuar gjithë ditën një kohë ku Shqipëria pati një zhvillim të sforcuar që më pas u lëshua në rënien e lirë të degradimit.
E megjithatë, mozaiku mbetet një vepër arti e mahnitshme.
sa shume je lodhur o Nardi per te mos thene asgje.Persiatje per te treguar se ti di shume,se je i gjithanshem apo nuk ke me se te merresh??!Gjithe pyetja eshte a eshte veper me vlera artistike apo jo.Ke bythe ta spjegosh?!
Nardi ka te drejte, mbasi ai perfaqeson racen e tij sunite qe per ta libri, pra dituria nuk asnje vlere ne jete. Cfare mund te thuash kur tjetri te jep si shembull veprimt shkaterruese te nje Sulltani qe ka jetuar para 500 vjetesh, pra ne sot duhet te marrim shembull nga ai. E kuptoni tani qe ne shqiperi nuk ka me personalitete shkencore, por delenxhilere?
O Nardi !!! Ai mozaik eshte triumfi i komunizmit enverist..... Nje Apologji e diktaturës... nje Trakt qe ska te bej me Historine ...por thotë qe dhe sot ne me armë ne dore do qeverisim (lexo: sundojmë). Po sikur nje qeveri e djathte te bej poshte tij nje mozaike me dhunen komuniste (gjysem shekulli ..jo pak) çfarë do thuash zotrote....??????
Është argumentuar shumë bukur e drejta për t'u hyrë vendçe të gjitha veprave të artit për t'u hequr pjesë apo pjesëza të ndryshme për t'i përputhur me oreksin, shijet apo kulturën e atyre që kanë statusin e garipit të pushtetit të radhës. Dhe është shumë e mençur dhe e gjetur sjellja e preçedentëve nga kohët e errta e forcat e errta. Urime autorit, i cili ka shumë mundësi të bëhet ndonjë udhëheqës masash për pjelljen e mbjelljen e sa më shumë preçedentëve si ky e të tjerëve si ky!
Ku e ka madhështinë ??????? te fëmra me kazëm e me pushkë.... Lëre aman se jemi ngopur deri në të vjella, me bëmat e .......izmave ; e veçanërisht me bërë-shi -zmën në fuqi.
Respekte, Leonard. Saktë, pa mllefe politike, vetem me flakte. Mbyllje fantastike. Per t'i mbyllur gojen fanatikëve injorantë te te dy kraheve. Ne kohën e Enverit na mbysnin injorantët fanatikë qe nderonin me grusht edhe ne dasma. Tani na mbyten injorantët fanatikë me dy gishta përjetë si debila. Por, analiza e mozaikut ishte e saktë.
Shkrim i gjate per nje problem shume te shkurter: U be shume mire qe u restaurua duke hequr yjet dhe librat, por artistikisht duhej nderruar edhe pushka ne doren e gruas me xhublete dhe te vihej nje vandak me kallinj gruri.
Ka nje histeri idiote dhe te qllimshme nga njerez te vegjel,inatçore,injorante mbi artin dhe nje grup pasardhesish te familjeve te persekutuara.Leshojne lloj-lloj deklaratash,bejne ansliza dhe shkojne deri ne shembjen e basotelievit me te madh ne vend. Se pari ngatertojne artin me poltiken meskine . Se dyti i ka mbytur urrejtja per deshtimin e te pareve te tyre gjate Luftes se Dyte Boterore ku ata bashkepunuan me nazifashistet pushtues . Nese do udhetojme ne Europe do shikojme ne sheshe tirane,mbreter kriminele dhe diktatore. Ne qender te Moskes eshte Mozoleu i Leninit. Me Treptove,Berlin eshte Kuartieri i Pergjithsh i Adolf Hitlerit.Ne Krime eshte ststuja e Hanit te madh te Krimese.Ne Letoni,Lituani,Letoni Gjeorgji jane ne kembe statujat e Leninit dhe te Stalinit.Ne Paris jane statujat e Luigjit te XIV,nje mbret kriminel qe ngriti Giotinen ne Sheshin e Grevrs.Ne Madrid eshte statuja e Frankos e tje. Mozatiku ne ballinen e Muzeut Historik Kombetar eshte krejtesisht e ideologjizuar pasi u ngrit ne kohen e diktatorit,si Piramida,Pallati i Kongreseve,Muzeu,Pallati i Kultures dhe mijera vepra te artit figurativ,muzikes,teatrit,baletit dhe operas,filmit tere qytteteve te stilit socialist.Ne diktature u bene pune dhe vepra te medha te artit dhe te kultures,padyshim te gjitha te ideologjizuara e politizuara pasi te fluturonte koka ose perfundoje ne Burrel ku hyn e nuk del A e dini se tere ajka e inteligjences,artit dhe kultures,nen terror krijuan keto kryevepra te artit pamorkultures,letersise,muzikes,teatrit, arkitektures,filmit,baletit,operas etj.Gjeni nje,vetem nje artist,krijues apo realizues te ketyre kryeveprave te politizuara sot?! Tere keto krijime te tyre,ndonese jane te mbushura ne simbole te diktatures komuniste,si art ato do te mbeten si kryevepra artistike te krijuara nen nje rregjim diktatorial me simbole dhe kufizime.
Pavaresisht nga kofuzioni yt, kryesorja eshte se ne vendet komuniste s’ka art. E pranon qe cdo gje ishte e politizuar, cdo gje ishte terror, por se kupton qe ne keto kushte ska mundesi te ket art. Arti qe te krijohet do liri te plote, do kushte te pershtateshme qe ne Shqiperi ishin te ndaluara. Piramida, pallatet e proletariatit, statujat e ndryshme si te Clinton, Tines etj etj jane shemtira qe vrasin syrin dhe jo vepra arti. Mund te mbushen sheshet me peme dhe do duket shume me mire sesa ato qe ti i quan vepra arti. Nqs ska art sot s’do te thote se kishte dje. Me mire pa art sesa me art te shemtuar.
Ti, me duket je fshatar nga keta te sotmit qe jane hapur si purtha ne derras; te kuptohemi: nuk i pergjithesoj se ka dhe nga ata, vetem se banojne ne qytet dhe e quajne veten qytetar, por ti prevalon se dhe ata "qytetaret" origjinen e kane nga majmuni fshatit. U pjerdheshi megjithe mendje dhe analiza qe beni! Ju s'beni dot familje, do gjykoni nje bashkesi njerezore te tere.
Koment im eshte i ngjashem me shumicen e komentuesve dhe skam ofenduar asnje. Me ka ndodhur shpesh kur perdor emerin Fshatar disa komentuesve u iken mendja. Sigurisht nqs se do perdorja pseudonimin Ylli, Drita apo Lulja, asnje smendon se jam as yll as, drite dhe as lule. Pse u ndodh ca shqiptare ky fenomen cmendurie , ti me dhe nje spjegim. Une edhe ty e kemi origjinen nga David dhe Eva. Por ti mendon se e ke origjinen nga majmuni. Logjike ky mentalitet do e nxjerri koken diku.
Për idotësira njihemi e s'kishim nevojë të na e verifikoje. Nuk na kanë ngelur as godinat e jo më afresket. Dy rastet që përmendni,nuk janë zhvilluar në sisteme demokratike ku si fillim mblidhet një grup ekspertësh për të propozuar ndryshimet( nqs ka) e më tej këto ndryshime para se të bëhen," hidhen" në publik për opinion. Pra ASNJË RAST NUK NA PËRMËNDE,POR EDHE TË KËRKOSH NUK DO GJESH!!! Për idiotët që komentojnë- mendojnë se mozaiku ishte " komunist", do u thoja se është njësoj siç mendonin e vepronin komunistët. Gjyshi jot ishte ballist( pavarsisht se ti mund të mos kishe lindur kur ishte gjyshi gjallë) ti duhet të interesohesh. Asgjë e keqe nuk na vjen nga e kaluara,sado e keqe të ishte.
lexoni Maks Velon. njeriu qe vuajti ne ferrin e Spacit i cili shkruante se ata qe mendojne se heqja e mozaikut te Tiranes eshte nje cmenduri nje idiotizem i menduar nga mendje te ngushta pa kuptuar proceset historike te artit.
Ju ideatorët e “restaurimeve”, restautor ideologjik dhe mbështetës të tyre që doni të korigjoni hostorinë me penela dhe dalta, mos harroni të shkoni e tu vishni brekē veprave nudo të Mikelanxhelos dhe Davinxhit.
Veper arti e mahniteshme!!! Ç’idjotesi, o njerëz a keni sy?! nuk është gjë tjetër veçse një parrullë e rëndomtë propagandistike, plagjiaturë ruse, por a duhet hequr? natyrisht jo, eshte nje deshmi e nje periudhe qe nuk duhet harruar, pjese e historise.
Mire do te jete qe ne vend te kapeleve partizane te vendoset qeleshet me zhgaben dykrenore.Perputhet me situaten,me kerkesat e popullit per dekomunistizimit,me hedhjen poshte te se kaluares komunisto-enveriste qe rrenuan Shqiperine,e mbushen me QZ dhe tynele.Sidroma e luftes i tmerronte paranojaket.Ja shikoni,Paqes e miresi kudo,vellazerim Bashkim nen flamurin e helenizimin.Lufta?Ku Ka lufte,keni mbetur me paranojat e Enverit.Lufta eshte ne Ukraine.Ne ne shqiperi,te dekomunistizohemi.Na Ka zene hall i madh Edhe me varrezat e deshmoreve.Le ti dekomunistizojme dhe ato.
Ju zagare qe e mbani veten te ditur,pse nuk na argumentoni ku eshte e keqja qe sjell mbajtja e librit?... Edhe simbole komuniste le te quhen,pse duhen hequr e gervishur???.. Kush ju ka ndaluar te mbushni fasadat e pallateve me simbole te Saliut? Ashtu sic vendoset me bust ,simbas qejfit tuaj Ahmut Zogun, Mut Hat Frasherin e ndonje tjeter... Ju zagare duhet ta dini se populli nuk ha bar dhe do vije dita qe cdo gje do te shkoje ne vendin e vet... Kunder deshires tuaj!...Por tani per tani gezohuni dhe merrni honoraret...