Mbrëmë komedia e bujshme "Një dasmë e hatashme" tejmbush sallën e Teatrit të Gjirokastrës. Pritet i njëjti sukses edhe sonte

21 Maj 2023, 17:40Kulturë TEMA

Mbrëmë komedia  e bujshme "Një dasmë e hatashme"

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, mbrëmë, ora 19.oo ishte në Teatrin "Zihni Sako" TË Gjirokastrës. Salle e tejmbushur, të qeshura me lot dhe duartrokitje të stuhishme.
“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku
“Dasma e hatashme” një komedi brilante e këtij sezoni artistik, që po korr sukses në skena të ndryshme. Prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, vepra e autorit Robin Hawdon vjen në skenë me regji nga Kiço Londo. “Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, edhe sonte, do të jetë në skenën e Teatrit "Zihni Sako" TË Gjirokastrës Aktorë në këtë shfaqje teatrore janë Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha. Komedia “Dasma e hatashme”, që po vijon të jetë një sukses i këtij sezoni artistik i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që udhëhiqet nga regjisori Kiço Londo deri tani shënon 27 shfaqje në skena, ku në vijim do të shfaqet muajin që vjen edhe tre net në skenën e Shkodrës për publikun. Komedia “Dasma e hatashme” shënoi premierën e saj më parë në qytetin e Elbasanit më 14 shkurt. Por regjisori Kiço Londo tregon se publiku vazhdon të mbushë sallat për ta ndjekur “Dasmën e hatashme”. “Komedia është shfaqur së fundmi në qytetet Librazhd, Përrenjas, Korçë, Pogradec, Elbasan, Vlorë, Patos dhe Krujë. Në të gjitha këto qytete publiku ka tejmbushur sallat dhe një pjesë e tij nuk ka mundur ta shohë shfaqjen për shkak të kërkesave të shumta”, tregon regjisori Londo për komedinë. Vepra e autorit të njohur Robin Hawdon me regji nga Kiço Londo dhe përkthyer nga Artur Lena.

Komedia brilante në skenë

“Dasma e hatashme” një prodhim i Teatrit Shëtitës, që regjisori Kiço Londo më herët ka treguar se ajo që e ka ngacmuar më shumë për të sjellë këtë komedi brilante në skenë është linja e dashurisë. Sipas tij, arsyeja e parë pse zgjodhi këtë vepër është koherenca, që ka me realitetin shqiptar. “Ngjarjet në “Dasma e hatashme” përshkruhen nga një kaos, nga mungesa e qetësisë, nga zgjedhjet gabim, nga çorientimi psiqik dhe fizik i personazheve dhe vetëm ndërhyrja e fortë e dashurisë bën që situata të kthehet në normalitet. Por ajo që më ka ngacmuar më shumë është linja e dashurisë së veprës. Pra përveçse është një komedi e bukur, e shpejtë, me karaktere të fuqishme, me dialog brilant, vepra ka edhe një linjë të dashurisë romantike. Dashuria zgjidh gjithçka”, shprehet regjisor Kiço Londo. “Dasma e hatashme” një komedi tipike britanike, që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë.
Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët. Gjithçka funksionon në fund, por jo pa dhimbje.

Lini një Përgjigje