Një Bibël Hebraike 1100-vjeçare u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Nju-Jork me shifrën kolosale të 38.1 milionë dollarëve.
Për shumë ekspertë, ky çmim është rekordi i të gjitha kohërave për një libër apo dorëshkrim që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në një ankand.
“Kodi Sassoon”, u shfaq në treg për herë të parë mbi 30 vjet më parë kur u ble nga ish-ambasadori i SHBA-së në Rumani, Alfred Moses. Ai dhe familja e tij e morën librin dhe ia dhuruan Muzeut Anu të Popullit Hebre në Tel Aviv.
Në këtë ankand, librit iu deshën 4 minuta për të arritur në shifrën e 38 milionë dollarëve, duke kaluar në këtë mënyrë dhe Kodin e Lecesterit të Leonardos që u ble nga Bill Gates për 30 mln USD në vitin 1994.
Evropa ne rrezik nga Fete Abrahamike qe kane futur ne lufte te rrezikshme boten. Mesjeta me kostum "modern" vazhdon me controllin e propagandes dhe te ashtuquajturave "Media". Eshte fatkeqesi qe Rilindja Greke e Evropes nik u arrit nga keta "Nionaliste" te continentit Afrikane.