Sot ka ditëlindjen njëri nga duzina e burrave më të shquar të këtij vendi e të këtij kombi.
Z. Ekrem Bardha!
Jetë shumë të gjatë e me edhe më shumë kontribute për familjen tuaj dhe për Shqipërinë!
Ju, z. Bardha jeni jo thjesht autori, por edhe mbrujtësi, skenaristi dhe realizuesi i veprës madhore "E vërteta, pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora", një epope e madhe ku mishërohet me fakte dhe dokumenta përpjekja titanike e diasporës së shqiptarëve të Amerikës, me ju në krye, në dobi dhe në vigjëlencë të shenjtë për t'iu ndodhur pranë Shqipërisë në momentet më pike të ekzistencës së saj, si patriot i madh dhe mik personal i shtatë presidentëve të Amerikes, një radhe kongresmenëve zyrat e të cilëve, përfshi për herë të parë në histori edhe vetë Kongresin Amerikan, i kthyet në arena madhështore që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Normalisht, kjo ditëlindje e madhe sot duhet të ishte lajm për shqiptarët, por mjerisht nuk ndodh kështu.
Mos u trishtoni, z. Bardha që atdheu për të cilin ju keni bërë ta pamundurën për ta parë mirë dhe me troje të paprekura e të bashkuara, sot hesht. Kështu bëjnë zakonisht atdhetë me bijtë e tyre më të shquar, sa kohë i kanë gjallë. Për ta kujtohen vonë, atëherë kur radhën e kanë monumentet...
Me sa duket ky është fati i njerëzve të jashtëzakonshëm.
Jetë të gjatë, i dashur Ekrem Bardha!
Fajin nuk e kane njerezit, por propoganda qe merret me hajdute e te pafytyre te tipit Veliaj, duke lene ne harrese njerezit e shquar te kombit shqiptar, qe jo vetem nuk i kane marre, por i kane dhene maksimumin.
Ekrem Bardha eshte patriot me vepra. Ka kontribuar per shqiperine dhe kosoven. Natyrisht, pa buje. Jete te gjate, zoteri!
Jete te gjate Z. Ekrem Bardha! Person qe na ben krenar dhe na frymezon sesi te duam atdheun.