Zbulohet misteri i urës pas pikturës së famshme të Mona Lisës

5 Maj 2023, 11:34Kulturë TEMA

Zbulohet misteri i urës pas pikturës së famshme të Mona

“Mona Lisa” e Leonardo Da Vinçit është një nga veprat më të njohura të artit në botë, e famshme për bukurinë e saj si dhe misterin që rrethon identitetin e modeles dhe vendndodhjen e saj.

Ku është vendi pas Mona Lisës? Kjo temë ka qenë një burim debati prej vitesh. Fshati Ponte Buriano, një periferi e Arezzo-s në rajonin e Toskanës të Italisë, është i bindur se ura pas Mona Lizës është pikërisht në Ponte Buriano aq sa e kanë bërë atë një tipar kyç të fushatës së tyre turistike lokale.

Mirëpo tani, historiani Silvano Vinceti thotë se ura pas Mona Lizës është në fakt Ura Romito në qytetin e afërt toskan të Laterinës.

“Forma dalluese e lumit Arno përgjatë asaj shtrirjeje territori korrespondon me atë që Leonardo portretizoi në peizazhin në të majtë të gruas së përshkruar në pikturën e famshme,” tha Vinceti në një konferencë për media në Shoqatën e Shtypit të Huaj në Romë më e mërkurë.

Vinceti gjithashtu bëri një rindërtim virtual të urës për të treguar ngjashmëritë dhe u mbështet në dokumente nga arkivat shtetërore në Firence.

“Mona Lisa” u pikturua në fillim të shekullit të 16-të. Midis 1501 dhe 1503 Da Vinci jetoi me kardinalin Cesare Borgia pranë Laterinës. Ura ishte në përdorim dhe kishte katër harqe – siç përshkruhet në veprën e artit. Nga ana tjetër, ura Buriano ka gjashtë harqe.

Ura Romito lidhte Arezzo, Fiesole dhe Firence, por tani është në rrënoja. Unë kam studiuar imazhet me dron të brigjeve të lumenjve, rrënojat dhe fotografitë gjatë viteve për të përcaktuar se “ura etrusko-romake Romito është padyshim ajo në sfondin e pikturës”, ka thënë historiani Silvano Vinceti.

4 Komente

  1. k
    kocaqi

    Leonardo ishte shqiptar nga leskoviku , por komplloti botëror fallsifikoi faktet siç ndodh në gjykatës e Kavajës, sepse na kishin inat Të gjithë ngaqë jemi të bukur dhe të zgjuar. Këto janë fakte të qarta dhe kush I kyndërshton eshte armik I shqipërisë.

      1. B
        Baliu

        Dihet moti kjo pune, ajo eshte Ura me tri harqe e Kadarese.

        1. p
          pellazgu me dhi

          Mona liza ishte nga elbasani,nardi e ka pikturuar te ure zaranikes ,,,

          Lini një Përgjigje