Nga Erjola Azizolli
Bardhyl Qafa është një besimtar i devotshëm mysliman, por mëngjesin e Pashkëve më 16 prill, ai u vesh si për festë dhe shkoi në kishë.
“Shkova për të uruar festën e Pashkëve”, thotë i moshuari nga lagjja “30 Vjetori” e Beratit.
Qafa është një mësues në pension dhe festa e Pashkëve e gjeti atë në agjërim. Ai i tha BIRN se me festat kaq pranë njëra-tjetrës këtë vit, ai dhe miqtë e tij ortodoksë u gëzuan dyfish.
Me banesat muzeale bashkuar mes njëra-tjetrën si askund tjetër, familjet e vjetra ortodokse dhe ato myslimane në qytetin e Beratit bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Simbol i kësaj bashkëjetese fetare janë edhe afresket e kishave të qytetit, brenda së cilave janë pikturuar minare.
Afërsia kohore mes Pashkëve dhe Bajramit këtë vit u përjetua si një ogur i mirë në qytet.
“Ato [festat] ndryshojnë për çdo vit, mirëpo fakti që këtë vit ato kanë qenë afër njëra-tjetrës, duhet të jetë një ogur i mirë për reflektim dhe për vetëpërmbajtje në një kohë ku bota materiale dhe shoqëria e spektaklit nuk janë aspak miqësore ndaj religjioneve,” tha publicisti Namir Lapardhaja.
Pranë Katedrales Ortodokse të “Shën Dhimitrit”, At Joani ndjehet i kënaqur që besimtarët myslimanë në agjërim iu bashkuan riteve fetare të Pashkëve.
“Në procesionin e Epitafit, të premten dhe të shtunën për shërbesën e Ngjalljes, kemi parë si çdo vit praninë e personave me përkatësi të ndryshme fetare, duke uruar dhe festuar së bashku me miqtë e tyre ortodoksë,” tha At Joani për BIRN.
Në qytetin e Beratit, këto festime janë vlerë e trashëguar. Margarita Mihali, 77 vjeç është besimtare ortodokse dhe kujton se solidariteti me besimtarët myslimanë u mbajt gjallë edhe në vitet e vështira të diktaturës.
“Isha në punë, në ushqimore ato vite kur u ndalua besimi. Shoqja ime e ngushtë agjëronte dhe unë që e dija sekretin e saj, e ndihmoja që të lodhej sa më pak,”kujton ajo.
“Këtë vit ditët që unë kam qenë me kreshmë, shoqet e mia myslimane kanë qenë në agjërim dhe urimet i kemi përcjellë mes nesh, duke u bashkuar madje dhe në Iftare,” shtoi Margarita.
Besimtarët rrëfejnë se e kanë uruar njëri-tjetrin edhe në kohën kur feja ishte e ndaluar dhe praktikat fetare mund të të fusnin në telashe. Madje, Kozma Nova nga lagjia “Kala” kujton se në vitet e diktaturës, në shtëpinë e tij festohej fshehurazi jo vetëm Pashka, por edhe Bajrami.
“Babai i thoshte nënës që të bënte një ëmbëlsirë. Mbaj mend që ia kërkonte sepse ishte Bajram dhe duhet ta festonim dhe ne, por në heshtje pa e mësuar askush,” kujtoi besimtari ortodoks.
Edhe për Bardhyl Qafën, këto ditë janë të veçanta dhe e kthejnë pas në kohë.
“Kishte shokë të ngushtë që e dinin që agjëroja. Ashtu siç unë e dija që mbanin kreshmë dhe merreshim vesh me njëri-tjetrin në fshehtësi dhe në heshtje pa folur fare,” shtoi Qafa.
Namir Lapardhaja thotë se festat fetare mund të japin një kontribut për mbarëvajtjen shpirtërore të shoqërisë, por sipas tij ka edhe aktorë që i keqpërdorin ato.
“Politika shpeshherë i ka keqpërdorur festat fetare, duke ia marrë ato besimtarëve dhe duke i përdorur për qëllime elektorale”, tha ai.
Lapardhaja shtoi gjithashtu se komunitetet fetare kanë një rol të rëndësishëm në orientimin e besimtarëve tek elementi shpirtër, larg manipulimit dhe spektaklit.
Në kishën ortodokse, At Joani thotë se festimet e këtij viti ndikojnë në edukimin e bashkëjetesës te brezi i ri.
“Pashka dhe Bajrami duke qenë afër këtë vit, i jdhanë mundësinë krerëve fetarë që përtej vizitave për urime në institucionet e tyre fetare, të mund të shpalosin dhe përqafojnë akoma dhe me tepër tek brezat e rinj ndjenjën e tolerancës dhe harmonisë ndaj të afërmit, mikut, kolegut të një feje tjetër,” tha ai.
Edhe myftiu i Beratit, Emirjon Vathaj thotë se bashkëjetesa fetare është një traditë e bukur dhe një obligim.
“Vizitat e ndërsjellta janë një shenjë respekti dhe detyrimi njerëzor. Njeriu e ka obligim moral t’i ushtrojë. Kjo është një traditë e bukur shqiptare, që historikisht ka ndarë gëzimin e hidhërimin me fqinjin e tij të besimit tjetër,” tha ai.
Boll me keto budallalliqe ore. Degjojme keto dokra prej tridhjete vitesh e perse duhen? Kush po pyet aq shume per kisha e xhamia?!
Mjaft me o beqiraaaaaaaaaa ypokritaaaaaaa.....me bashkekzistence fetare!!!!! Nje "qafa" turkoshqipfoles eshte non grata ne deren e nje kishe ortho/xe.....!!!!
shko fshi b... me leter e laj gojen me mire kur te flasesh o cope m... zhuls, kokepalare
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Sa here lexoj kete komentin tuaj qe e keni perseritur disa here, emocionohem nga fjalet e bukura te poetit tone te madh Petro Nini Luarasi. Faleminderit per risjelljen e ketyre vargjeve ne memorjen tone.
Nëse ne shqiptarët do të përkufizonim karakteristikat tona në lidhje me brandin tipik MADE IN ALBANIA te një i huaj, harmonia ndërfetare është ajo që vërtet na bënë unikal, është një ndjesi edhe më e madhe se sa vet predikimet e besimit të njërës palë apo tjetrës, është edhe më e vjetër se sa dymijvjetët e egzistencës së këtyre të fundit! ... komplimente gazetares!
Ky është një brand cilësor NADE IN ALBANIA, është ajo vlerë e vertetë i të jetuarit me të tjerët, përtej asaj hipokrizie që predikon ai "burri" që përçon fjalët e atij të madhit te të vdekshim, por këta të fundit ruajnë në subkonshin e tyre vetëdijen se janë këtu para se të lindte i vetmi dhe i plotfuqishmi! Komplimente gazetares, shkrim i ndjerë!
Jetojme ne nje Diktature te Psiho-Patheve (Te demtuar Psiqike greqisht) Psikopate te Krishtere dhe Myslimane. Keta pervec se kane ndertuar Kishat e tyre te Mallkuara mbi Tempujt e te Pareve te tyre qe jane krejtesisht te denueshme nga Zoti i Vertete qe per Greket e Lashte kishte Emer Zeus. Nje nga Krimet me te Medha eshte qe Simbolin e Athines Parthenonin e kthyen ne Kishe si "Ortho-Dhokset" ashtu edhe Katoliket dhe me vone Myslimanet. Kur u bombardua nga Faliro i Athines nga Talibani fashist Morozini Osmanet kishin municione dhe shpertheu. Talibani tjeter Ambasadori Angles Elgin mori leje nga Sulltani dhe me Varre dhe Leva rrembeu cfare mundi nga kjo Kryeveper Njerezore. Keto kane bere Kriminelet e Krishtere dhe Myslimane. Propaganda antinjerezore e Feve Abrahamike sidomos asaj te pushtuesve Osmane dhe fashist ne Atdheun e Pirros dhe Kastriotit vazhdon pa pike turpi. Myslimanet ne qofte se jane Besimtare te Devotshem duhet te Urrejne kastriotin qe luftoi kunder atyre qe i detyruan te behen myslimane. Ndryshe nuk jane "Besimtare". Ose je ose Jo. E njejta edhe per te Krishteret. Bashkejetesa egzistone per hir te Diktatures Komuniste. Shikoni Yougosllavine se sa urrejne njeri tjetrin. Aresyeja se nuk u zhdujen know Istitucione te Mallkuara nga vete Zoti.
Perfitoni nga turlia qe na la enveri ,,,me martesat e perziera miks ,dhe me ateizmin ,,,,,se me par as behej fjal fare,,,,secili komunitet ne besimin e vet .....Mbaj mend ne fier kish dy pal varreza ,,,ne nje an varrezat e myslymanve ,,,ne anen tjeter qimitirjo e orthodhokseve ,,,kaurve ,,,,,enveri iu vuri plugun dhe i shkaterroj qe ti bente bashk ,,,,,,,dhe te gjall, dhe te vdekur te ndar ,,,,,