Fotoja domethënëse nga lufta në Ukrainë fiton ”World Press Photo”

21 Prill 2023, 12:16Kulturë TEMA

Fotoja domethënëse nga lufta në Ukrainë fiton ”World

Një fotografi e një gruaje shtatzënë duke u shpëtuar nga një maternitet i shkatërruar në qytetin ukrainas të Mariupolit ka fituar konkursin e njohur ndërkombëtar ”World Press Photo”.

”Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka është vlerësuar me çmimin e parë për foton”, njoftoi sot juria në Amsterdam.

Fotoja e realizuar më 9 mars 2022 për agjencinë e lajmeve AP, tronditi njerëzit në mbarë botën.

Ajo tregon një grua të plagosur dhe shtatzënë të rëndë duke u transportuar me barelë nga një maternitet i bombarduar.

Gruaja dhe foshnja e saj nuk patën fatin të jetonin

”Kjo fotografi kapi vuajtjet njerëzore të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës”, tha presidenti i jurisë, Brent Lewis.

“Vdekja e gruas shtatzënë dhe e fëmijës përfshin një pjesë të madhe të kësaj lufte dhe qëllimin e mundshëm të Rusisë”, theksoi Lewis.

“Është sikur po përpiqen të vrasin të ardhmen e Ukrainës”, theksoi një anëtar i jurisë.

Sipas jurisë, fituesit e konkursit të këtij viti përfaqësojnë temat më të rëndësishme të vitit 2022.

Fituesit u përzgjodhën nga rreth 60 000 foto në kategori të ndryshme

1 Komente

  1. K
    Koli

    Mundohesh ne jete, punon, sakrifikon, krijon familje dhe te bekon zoti me femije. Dhe nje dite te bukur nje skizofren t'i shkaterron te tera per kaprico topa luftash. Kjo foto paraqet tmerrin qe mbartin te gjitha konfliktet ne bote. Sa here e shikoj me te vertete behem keq

    Lini një Përgjigje