Dervish Bej Hima (1873-1928). Publicist dhe aktivist kombëtar shqiptar. U lind në Ohër. U angazhua për themelimin e shkollave në Shqipëri dhe botoi broshura dhe gazeta në gjuhën shqipe.
Më 1897 u përndoq nga autoritetet osmane dhe u arratis në Bukuresht, ku nga viti 1898 publikoi «Pavarësia e Shqipërisë» (L’independence albanaise), e cila një kohë të shkurtër doli në shqip, frëngjisht dhe rumanisht.
Më 1899 vajti në Romë dhe atje botoi bashkë me Mehmed Bej Frashërin gazetën «Pavarësia e Shqipërisë» (L’independence albanaise) në gjuhën shqipe dhe frënge, më vonë e botoi vetë nën emrin «Albania».
Nga viti 1901 publikoi disa broshura në turqisht të cilat drejtoheshin kundër Sulltan Abdylhamitit të II-të dhe njëkohësisht kërkonin një shtet të pavarur shqiptar. Pas presionit osman u detyrua të largohet nga Italia dhe shkoi në Paris, më vonë në Gjenevë.
Pasi xhonturqit morën pushtetin, Hima u kthye në Shqipëri, por për shkak të kundërshtimit në rritje ndaj xhonturqve u dënua më 1908 me tetë muaj burg.
Qeveria osmane i ofroi pa sukses poste të rëndësishme për ta larguar nga Shqipëria. Më 1909-1910 botoi në Stamboll gazetën «Shqiptari-Arnavud» në gjuhën shqipe dhe turke.
Kur u ndalua gazeta, Hima më 1911 filloi të botojë gazetën «Shkumbi». Më 1917 administrata ushtarake austro-hungareze e emëroi inspektor të arsimit në qarkun e Tiranës.
Më vonë nën Ahmet Zogun u emërua shef i shtypit.(Enver Robelli)
Majft me beqiraaaaaaaaaa me plehra turkoshqipfolese ti paraqesni si heronje apo nacionale....!!! Nder shekuj rasati juaj ka nxjerre vec antikombetare,bejlere,kusare, tradhtare,kulake, kriminele etj..... allah uakbar
HYMNI I FLAMURIT O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S'të trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn' e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben' u-lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat' e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr' e qjell i ri. - Poezi nga Fan Noli
Merre kete patsavoure qe ke shkruar beje hing e fute ne bithe...... hahahaha! Mazllumi ,muftia shqipfoles (birazereve turkoshqipfoles) : ki nuk o bayraku yn,o bizont e i kaurreve, ne kena bayrokun ton ate turk ngjyre jeshile..... allah uakbar.
Francesko Altimari: Moj, nënë Shqipëri Me sa mall, sa dashuri, ne të shikojmë, moj nënë Shqipëri. Sot te dheu yt i bekuar “gjaku i shprishtë” u ka bashkuar: gjaku arbëresh, gjaku shqiptar, nuk janë veç, nuk janë të shpërndarë! E kjo urë që te Adriatiku, rindërtuar ne kemi sot, do të jetë një urë “çeliku” si kështu, nesër e në çdo mot! Me sa mall, sa dashuri, ne të shikojmë, moj nënë Shqipëri.
SKËNDERBEU Kush nuk e di Skënderbenë, që nderojti mëmëdhenë?... Dhe sot nga armët e tija Kullon fjeshtë trimërija! E di njerëzi e tërë Atë Zot ç’punë ka bërë: ‘Kur hiq Skënderbeu Shpatë Trimave u jepte datë! Burra të veshur në hekur, Dhe luftëtarë të pjekur, Q’ishin në luftë kaluar Përmbi kuaj’ të harbuar, Kur hiq me kordhët të prehtë Q’ishte si pendëz’ elehtë, Porsi pjepërin e priste, Në vdekje pa ndjer i klliste, Njerin’ e kalin e çante, Të dy më katër i ndante! Mirësin’ e trimërinë, Me mendjen e urtësinë T’ati Zoti njeri kurrë S’e ka pasur nonjë burrë. Vet’ aty burr’ e trim ishte, Edhe shokëtë që kishte: Si Tanushi me Uranë, E Mojsiu me Hamzanë Si Maneshi e Muzaka, Që hidheshin posi flaka, E si Lekë Dukagjini, Si Perlati e Mardini Zenebisha, Araniti. Gjon-Koka, q’ish si hastriti, Kont, prens, mbretër e të tjerë, Burra të vler e të ndjerë, Qenë trima të vërtetë, Nuk u bënë rop në jetë, Opopo, ç’kanë lëftuar, E ç’punë kanë punuar! Sa mbretër e prensë qenë Njohnë të madh Skënderbenë, Zun’ udhën e urtësisë, Ishin larg marrëzisë... Madhëritë nuk i donin, Po kishin vëllazërinë, S’e qasninë djallëzinë, Pa lan’ emërë për jetë. Zotërinjtë e vërtetë... S’kishin ata thash`e theme Të këqija e të rreme, Donin gjithë mëmëdhenë Dhe kombin e Skënderbenë. - Poezi nga Naim Frashëri
GJUHA JONË Vëllezër shqipëtarë! Të prekim urtësinë, Të zëm' udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë. Shqipëria ka qënë Edhe po do të jetë, Po sot në ditët tënë Të metë të mos ketë. E ka nderuar zoti Gjithënjë Shqipërinë, Ish fort mirë qëmoti, Do bëhet dhe taninë. Sa ishte trimëria N'atë kohë të vjetrë, Kish emrë Shqipëria, Sa s'kish nonjë vënt tjetrë. Sa burra kordhëtarë Ka nxjerrë Shqipëria Më pastaj e më parë, Q'i shkruan istoria! Ajo ish koh' e zjarrtë Dhe kish mundime tepër, Po sot pëndë dhe kartë Na duhet, nukë tjetër. O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s'është koh'e parë, Tani lipsetë dritë. Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç'është e ç'ka qënë Ngadalëzë ta msojmë. pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie. Shum'e bardhë kjo ditë Për gjithë shqipëtarët, Do na sjellë një dritë, Që s'e kishin të parët. Kjo dritë do na bjerë Të gjitha mirësitë Dhe gjithë do t'i ngrerë Dëmet e marrëzitë. Si lum kush zë të mbjellë, Lum kush vë këtë pemë! Se kjo ka për të pjellë, S'mbulohetë me remë. - Poezi nga Naim Frashëri
GJUHA SHQYPE Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................ Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq. Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. - Poezi nga Ndre Mjeda
Francesko Altimari: Moj, nënë Shqipëri Me sa mall, sa dashuri, ne të shikojmë, moj nënë Shqipëri. Sot te dheu yt i bekuar “gjaku i shprishtë” u ka bashkuar: gjaku arbëresh, gjaku shqiptar, nuk janë veç, nuk janë të shpërndarë! E kjo urë që te Adriatiku, rindërtuar ne kemi sot, do të jetë një urë “çeliku” si kështu, nesër e në çdo mot! Me sa mall, sa dashuri, ne të shikojmë, moj nënë Shqipëri.
KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Edhe vashat lozonjare Vënë perdet në dritare Në katund të armatosur Shtjemë kuajt e krekosur. Nga dritaret çdo kopile Na hedh neve trëndafile.
***GJUHA SHQYPE*** Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! - Poezi nga Gjergj Fishta
SHQIPËRI, O JETËGJATË Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. - Poezi nga Naim Frashëri
gezuar fiter bajramin gjith myslymanve ne shqiperi ,turqi bosnje kosove dhe shkup ,,,
gezuar fiter bajramin ,,gjith myslymanet e shqipris kosoves shkupit bosnjes turqis ,,,kudo ,,,allahu i bekofte ,,,,
SA TË DUA O SHQIPËRI Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtintim për të ushqyer! - Poezi nga Asdreni
***VLORËS*** Ti je balli me florinj, ti je lulja e Shqipërisë dhe trumbeta e lirisë. Pleq që ngjalle dhe të rinj, tërë kombi të sjell nder, me lavd emrin ta ka shkruar se ti trime vet’ me duar fij’t e flamurit ke tjerr! Je kurora me shkëlqim gurështrenjt’, margaritarë, që do mjeshtër magjistarë t’i radhuan me qëllim. Zjarr lëshojnë, që verbon, si yj rrotull të shëndrisin, rreze njyrash, llamburisin, për sy bërë që lakmon!… …Rrotull fqinjët sa fuqi, sa mënyra nuk përdorin, me pahir që të na korrin çdo send, Vlorë, mban në gji! Mund e bij ke pas’ armiq, me syt’ katër gjith’ pas arit, jasht’ zakonit të shqiptarit, që s’shet besën për ca fiq. Por ti, Vlorë, mos u dro! Mbaj mburojën me qëndresë, se kush vetes i zë besë, e mat grushtin me këdo. Se dhe Deti mik kur fle, n’ëndrrat kryen një dëshirë mbret të jet’ e zot i lirë veç për tokën q’i dha bè. - Poezi nga Asdreni
***NAIM FRASHËRI*** Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri! Mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni shqipëtarka, shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pushoni duke qarë! .................................. Vdiq Naimi, gjithë thonë, qani turq, qani kaurë! Bilbil’ i gjuhësë tonë s’do të dëgjohet më kurrë! Vdiq Naimi, që këndoi trimërinë, Skënderbenë, vdiq Naimi, që lëvdoi dhe nderoi mëmëdhenë! Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë. Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkretë, pse more te tillë burrë? I ndritë shpirti për jetë, mos i vdektë nami kurrë! - Poezi nga Andon Z. Çajupi
***Vrull*** Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë mua në gji. I helmuar shkoj jetën te ky dhe: Mërzitem në katund, në vetëmi. Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti, Që zgjon te trutë e mi mendime shumë, Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit, Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë. Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Por fryn era dhe akulli më zë, Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron: Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë. ***Zef Serembe ***