Ermonela, po sikur të kishe hapur një Big Brother në Tiranë?

20 Prill 2023, 11:37Kulturë TEMA

Ermonela, po sikur të kishe hapur një Big Brother në Tiranë?

Nga Mentor Kikia

Ermonela Jaho erdhi në Tiranë të bënte një kurs, “master class”, për disa ditë, për studentët dhe pedagogët e rinj të kantos. Por u zhgënjye shumë, sepse në sallë nuk ishte asnjë student dhe asnjë pedagog. Zhurmës së krijuar, iu përgjigj një nga pedagogët e kantos, i cili tha se ne të rriturve na i kanë dhënë leksionet njerëz më të zotë se Ermonela, ndërsa studentëve ua kemi mësuar ne, kështu që s’kanë as ata nevojë.

Me pak fjalë, Ermonelës i thanë: “U bëre ti të vish të na mësosh neve. Këto që na thua ti, ne i dimë me mire se ti”. Ndoshta pedagogët mund ta ndjenin të panevojshëm leksionin e Ermoneles, por studentët do të duhej ta kishin për nder. Sepse Ermonela është sot në majën e suksesit në fushën e saj, në të gjithë botën.

Padyshim që Ermonela e mori vesh qe bëhej fjalë për xhelozi dhe cmirë. Është genetike kjo. U bëre ti, kush je ti, nga na dole ti?

Por, të ishte thjeshtë dhe vetëm geni i kapadaiut, do të ishte e keqja më e vogël. Ka një problem shumë më të madh sesa ky.

Ermonela, i ke parasysh programet televizive që bëjnë eksperimente sociale?

Me këtë popull është bërë një eksperiment social masiv. I pari në botë. Si do të sillet një popull nëse i ndërpret kulturën?

Eksperimenti konsistonte në disa faza:

-U prishën kinematë. Në çdo qytet, njëra pas tjetrës ato u shfarosën dhe në vend të tyre u ndërtuan pallate e qendra tregtare. Sot shqiptarët nuk shkojnë askund në kinema. Edhe nja dy kinema private që janë, nuk mbushen asnjëherë sepse turma eksperimentale u largua nga kinemaja.

-U prishën teatrot. Diku u shkallmuan me themel e diku thjeshtë u zhbënë. Edhe aty ku janë në këmbë si ndërtesa, kanë vetëm pastrues e punëtor skene, por jo aktorë. Sallat e tyre mbushen vetëm kur kanë takime elektorale partitë politike.

-U shkatërrua humori, si gjini e artit. Ai vdiq bashkë me mjeshtrat e tij, që ikën njëri past tjetrit nga kjo botë dhe nuk u zëvendësuan më. Shqiptarët nuk dinë të qeshin. Vakumi u mbush me ca programe televizive që degjeneruan shpejt në banalitete ordinere.

-U shkatërruan qendrat kulturore dhe edukative për fëmijë, kur të vegjlit të kalojnë kohë në mënyrë të kulturuar e të ushqejnë talentet e tyre.

-U braktisën gradualisht bibliotekat dhe libri.

-Nuk ka kionemtografi. Ca filma që prodhohen modestisht kanë gjithmonë në qendër një vajzë prostitutë dhe një djalë tutor dhe filmat më të shikuar janë ende ata të realizmit socialist.

-Në festivalet e muzikës i këndohet edhe “të bardhës”, “të kuqes” dhe “jeshiles”, dhe prezantueset i nxjerrin lakuriq që të rritet audienca.

Kishte ndodhur dekulturalizmi i një populli…..

Ndërkohë që ti Ermonela i ftoje studentët e kantos të vinin të të dëgjonin ty, jashtë ndodhte diçka tjetër.

Ke dëgjuar ti për Mevlanin e “Përputhen”i? Jo? Kur shkote Mevlani nëpër qytetet e Shqipërisë, lëshoheshin lukunia, burra, gra, fëmijë, të rinj që ta shikon nga afër, ta preknin për të parë nëse është real apo është mirazh. Bënin foto, i merrnin autografe… Nëse shkon ti, as do ti bejë ndërmend njeriu…

I njeh ti Ermonela Luizin dhe Kiarën? Ata janë sot njerëzit më të famshëm në Shqipëri dhe diasporë. Do të thuash çfarë bëjnë këta që janë të famshëm? Kiara është e dashura e Luizit, ndërsa Luizi është i dashuri i Kiarës dhe puthen nën jorgan. Ti ke vetëm 13 mijë ndjekës në rrjet, ata kanë nga 1 milion.

Big Brotheri nuk mbaron Ermonela, sepse populli duartroket dhe programi zgjatet. Njësoj si ti në skene, kur pasi ke kënduar adhuruesit nuk të lënë të largohesh nga skena. Fiks njësoj. Por ti s’je aq e famshme sa Kiara.

E megjithatë Big Brotheri do të mbarojë një ditë. Por turma do të argëtohet sërish. Një tjetër program po bëhet gati. “Ishulli i Dashurisë” quhet. Ndryshe nga BB, atje gocat thuhet se nuk do të kenë bikini fare. Madje do të bëjnë dashuri Live, që ti shikojmë të gjithë. Për një javë kishin shprehur interes 30 mijë të rinj për tu bërë pjesë e këtij show, që duan të bëhen të famshëm.

Eh sa do të kënaqemi moj Ermonela!

Por te kthehemi tek eksperimenti. Ndërpreja e kulturës, një shoqëri e shndërroi shumë shpejt në një turmë.

Të nderuar miq. Ata që e njohin nga afër Ermonelën e dinë që ajo e do vërtet vendin e saj. Nuk është nga ata patriotë që bëjnë shqiponjën me duar për ta hedhur në Fb. Idenë e “akademisë”, apo “master class”-it, ia kam dëgjuar gjatë një bisede që pata më te, rreth një vit e ca më parë. “Dua të bëj një gjë për vendin tim, për të rinjtë e talentuar, dua të kontriboj…”

Ermonela, ti u zhgënjeve, por mos u tërhiq në atë gjënë tënde modeste që do të bësh. Turma sot është në një vrap drejt theqafjes, por njerëzit e medhënej janë ata që i dalin përpara.

Jeta jote, ikja me një “copë bukë në trastë”, talenti, puna e lodhja, për të mbërritur në majën e suksesit botëror, një ditë do të bëhet film. Ndërsa kjo historia e “master clas”-it do të jetë si ajo pjesa e fimit “Koncert në vitin 36”, kur ato “zonjat nga Vjena e Parisi kishin ardhur të engledisnin miletin në Lushnje, me pjanon Hartman. Merr vesh ti!”

Por ato nuk mund të këndonin, pasi më parë programin duhej ta shikonte zoti Xhevo dhe zoti Fotaq.

31 Komente

  1. M
    Mir thot M. Kikia hah ha ha

    Gjithcka eshte me Sikur ne ate vend ,ku kakarisin nastradina pa mend . Sikur te kishim vertete nji BB dhe brenda te kishim Monika Transen, saleh hamutin ,ilyer mutajn dhe vet Mentor Kikirikun dhe gjithe Gamort e Katundit Demokratike brenda , do knoqshin shqiptaret .

    1. M
      Menyra me e gabuar per të bere debat

      Nuk kemi per soprano e per piano Hartman mor zotni. Oksidenti i thotë p-p-p-pjano. Ndersa ne kemi d-d-d-d-dajre. S-s-s-soprano si kjo Ka sa të duash në Shqipëri, por ne i quajmë çingije dhe ato kendojne tallava. Di tallava kjo Ermonela? Nuk di. Epo ne duam tallava. Por, qe t'i leme shakatë menjanë, se Ku bashkohet Big Brother me Ermonelën vetem Mentor Kikia e di. Po pse mor Mentor, edhe per kete Ermonelën, prapë populli e ka fajin? Çfare prisje ti, qe të tërë, "katundare e punetorë, qe nga Shkodra e gjer ne Vlorë" të marroseshin pas Ermonelës? Ermonela ka nje audience tjeter mor Mentor. Pastaj ketu nuk flitet per popullin. Ketu flasim per pedagoget e kantos dhe studentët e kantos. Pedagoget u treguar të vegjel, ashtu siç jane. Disa meskinër, qe rrinë verdalle si lypësa per dy lekë. Ndersa studentët jane treguar ose frikacakë, ose gomerë, ose ne fakt Jane të varfer dhe nuk kane paguar dot tarifën per masterclass. Ne nuk e dime sa kushtonte ky masterclass. Sepse kjo Ermonela, nuk ka ardhur falas. Apo ishte falas? Studentet frikacake jane trembur nga pedagogët: "Ouu, kishte shkuar të masterclass i Ermonelës, ëëëë? Bravo, bravo. Domethënë, unë nuk të pelqej si pedagog. Dashke Ermonelën? Po, shko shko. Shko tek Ermonela. Le ta japi ajo notën, me qe e dashke shumë." Ja keto jane xhelozirat idiote dhe meskine qe duhet të vije ne dukje mor Mentor, dhe jo t'i bije fyellit të Big Brother. A thua se fajet per gjithshka ne Shqipëri i paskan vetem populli dhe Big Brother. Emisioni Big Brother është vetem nje emision argetimi mor rrotë mulliri. E do e sheh. Nuk e do, nuk e sheh, si puna ime. Por pse nuk e shoh unë Big Brother nuk do të thotë qe unë qenkam i zgjuar dhe të tjerët budallenj, o kokrra e gomarit. Nuk mund ta diktoj unë, as ti, dhe askush tjeter se çfare do shikoje populli ne televizion o kungull. To vetem veten tënde ke ne dore. Është çeshtje shijesh. Ne familjen time, unë nuk e shikon, por të tjerët e shikojne. U pelqen e shohin. Nganjehere edhe unë vë pellemben ne fytyre dhe e shikoj si xha Beqoja te Kapedani, mes gishtave. :-) Boll me sharje per Big Brother se na çate trapin. Nuk të detyron njeri ta shohësh. Ti ke pedagoget e kantos qe jane trapa zalli, dhe ta paska fajin populli qe sheh Big Brother. Kungull i papjekur.

    2. M
      Mohikani

      Les Aigles ne volent pas avec les pigeons. Nous ont t 'Aime.

      1. B
        Big Labi

        Shkrim perfekt! Tragjedia Shqiptare pas rënies së komunizmit!

        1. B
          Busho

          Bukur Mentor, te lumte. Njeriu ka dy veshe, ka dy sy, por vetem nje goje...

          1. L
            Loni

            Te lumte Mentor! Respekte per Diven Ermonela Jaho! Keqardhje pafund per Josif Gjipalin dhe menyren si e afishoi veten ne kete rast!

            1. B
              BashkimKosova

              Nji artikull me nji analizë të sakt. Analiza fatkeqësisht tregon injorancen që po na përcjell.

              1. A
                Akiro

                Edhe pse qendron, ndoshta nuk duhet te pergjigjemi me ironi ndaj ketij rasti por ne forme kritike dhe realiste (ju jeni nje mit zonja Jaho). Si ndaj nje femije tekanjoz qe nuk aplikohet, nuk do te mesoj, tregon me gjeste mungesen e vullnetit per te mesuar dhe per tu edukuar.. cduhet te bej nje mesuse ose nje prind? Mos u zhgenjeni zonja Ermonela, ketu ka njerez qe ju vleresojne!!! Duhet vetem pak me mund… keta “femijet” tane, nje dite, do te mesohen te mesojne

                1. D
                  Drini

                  KY eshte zhvillimi nendor i popullit tone te dashur, merren e studjojne luiz gomar budallain e shkodres, grate nga 50 vjece e komentojne dhe i bejne tifozllik. Mir jua ben cdo qeverri qe ju vjedh se ato mend keni.

                  1. P
                    Psikologu

                    I madh fare je z.Kikia.Kemi vajtur me te vertete per lesh si popull.Kur shoh ne fb edhe plakat dhe i degjoj ne qytet te flasin per njefare luiz qe per mua me aq sa i hedh nje sy me neveri atij programi,me duket thjesht nje psikopat pa piken e empatise per njeriun

                    1. q
                      qytetari

                      Bravo Mentor. Keqardhje deri ne dhimbje per Gjipalin njeri dhe muzikant..., qe e njof dhe e admiroj si tenor,

                      1. A
                        Arif Murati

                        Nje vlersim me dhjete yje per kete shkrim. Ju pergezoj Z. Mentor

                        1. B
                          Babe Duda

                          E ke qare, Mentor!

                          1. A
                            ATDHETARI

                            Me pak fjale zoti KIKIJA ne kete shkrim na dha nj tabllo te plote se cfar paska bere sistemi komunist per edukimin e pioniere dhe rinise ne Shqiperi dhe shpreh keqardhjen per prishjen e shtepive te pionieri te vatrave te kultures te kinostudios te estrada e dhe teatrove nje pergezim te sinqerte

                            1. A
                              ATDHETARI

                              Me pak fjale zoti KIKIJA ne kete shkrim na dha nj tabllo te plote se cfar paska bere sistemi komunist per edukimin e pioniere dhe rinise ne Shqiperi dhe shpreh keqardhjen per prishjen e shtepive te pionieri te vatrave te kultures te kinostudios te estrada e dhe teatrove nje pergezim te sinqerte

                              1. B
                                Bardha

                                Me pelqeve po ky nevojtorja Gjipalin nuk kam ndigjue te jap nje koncert ne Vjene,Madrit,Paris,Berlin,mos jep koncert tek shpella e vicidolit

                                1. M
                                  Mali

                                  Zoti Kikiu vetem konstaton, por s'ben asnjë analize qysh e tek e pse

                                  1. S
                                    Sulo Pepja

                                    Të lumtë z. Kikia! Shumë bukur e ke përshkruar këtë eksperiment social masiv. Ermonela Jaho është një divë botërore sot por qurravecët pedagogë të kantos ju bie nuri të dëgjojnë këtë artiste që e duartroket gjithë bota. Po helmohet rinia shqiptare me Luizët dhe Kjarat. Por nuk është faji i kësja rinie. Faji është i pushtetarëve të periudhës post komuniste që shkatërruan çdo gjë per edukimin e masave, veçanërisht rinisë, siç thoni ju z. Kikia. Eh moj Shqipëri e mjerë! Të kam psh... e të kam dhj...., me gjithë këta gomerë! Po ti Ermonela mos u mërzit, Shqipëria do bëhet njëherë, sa të shporren këta gomerë!

                                    1. c
                                      cfare pret nga nje popull te pushtuar 500 vjet

                                      Nje popull injorant turkoshak qe ndegjon e kendon gjithe diten kenge turko arabe ose tallava quhen kohet e fundit,nuk mund te pelqejne Ermonelen,por edhe pihaneci aqif a josif gjipali nuk e kupton qe nuk ja var njeri,por per tu bere i rendesishem shfryn mllefin e vet kunder Ermoneles.Po te paguhesh aqif gjipali nga numri i spektatoreve do ngordhte per buke,por viva qeveria qe e paguan,le ta privoj gjipali e co te shkojne ne nje fshat e te shikoj sa do e ndegjojne,e te shkoj nje me kenge turko arabe e me shale jashte e do shikoj si do mbushet e sheshi e do kercejne napolonin....

                                      1. M
                                        Mali

                                        Zoti Kikiu, Keta që bëjnë artin sot, janë femijet e atyre të rritur nen socializem Ik mer shkerdhate, kerkon te legjitimosh atë regjim kriminal

                                        1. N
                                          Na mbyten budallenjt

                                          o mali me gropa,do presim sa te rriten femijet e dhjerokrateve komunist kapitalist si saliu me familjen hajdute,iliri me monen e femijet daun,tritan preshi,femijet e andi bushatit,lubonjes e shkullakeve apo qim pekes me cifteli,qe ti kendojne arritjeve dhe vjedhjeve .Vetem femijet e ketyre do kene te drejta per gjithcka ashtu sic kane te drejte te na hipin ne qafe e te na shfrytezojne pa lufte klasash

                                        2. I
                                          Imigranti

                                          O Mali, ti nuk je as kenete. Ti nuk mund te jesh kure Mal; je nje grope ku derdhen nevojtoret. Gazetari ngre nje problem madhor per vendin e shoqerine, po ti nuk ke tru per ta kuptuar.

                                          1. a
                                            alphazeta

                                            O Mentor. Këtij populli idiot, siç janë shqiptarët, mirë ia kanë bërë edhe Meta, edhe Berisha, edhe Rama. E meriton edhe më keq. Popull idiot. Inkubator i krimit dhe injorancës. Më mirë të zhduket fare se të egzistojë. Majmunët janë më inteligjentë dhe më të mirë.

                                            1. O
                                              Operatori

                                              Sifi "Pavaroti i Albanise" i nxori ne drite te diellit lesht e trurit me ato qe tha. Me mire ti kendonte si operator qe eshte.

                                              1. G
                                                Gerdeci

                                                O "Malo", po ç'pate mo...., sa mbrapsht e paske trurin...te paska hy "regjimi" ne bark qe nuk shkeputeshke dot. Çfare shkruan Kikia e çfare llapanjosesh ti. Qenke bo per gjynah.

                                                1. D
                                                  DikManJaku

                                                  Mos shihni vetem nje ane te medaljes.Ne fillim duhet te marim vesh ne cfare kushtesh cfare programi ishte dhe sa kushtonte pjesmarrja. Me sa arrita te gjej ne internet lajmet ishin te pakta nje gje e ngjashme kishte ndodhur ndoshta edhe ne 2016. Me sa degjova dhe arrita te kuptoj pagesa ishte diku te 50€ dhe nese eshte keshtu nuk ka asnje lidhje me xhelozine e pedagogeve qe nuk i lene studentet te shkojne. Shume studente financohen nga familjet per studimet e tyre. Per ata qe punojne vete 50€ jane 4 dite pune e mos me shume. Do ta kisha kuptuar Ermonelen nese do ta ofronte eksperiencen e vete falas dhe sdo ti vinte njeri. Por pagesa ne kete rast mendoj se eshte e vetmja arsye qe perfundoi me 10 vete.

                                                  1. s
                                                    spata

                                                    Nuk di pse me la kaq pershtypje te mire ky shkrim i M.Kikias .Eshte nje realitet qe do ta vuajme edhe per disa dekada .Pa u futur ne detaje te krizes se kultures, ne keto 30 vjete, po citoje ate shprehje qe Mentori mbyll analizen : Por ata nuk mund te kendonin ,pasi me pare programin duhej ta shikonte zoti Xhevo dhe zoti Fotaq . Po te analizosh, vetem kete thenje , kupton se ne cfare standarit eshte arti dhe kultura shqiptare .E njejta tabllo si ne kohen kur qeveriste Lart Madhnija Zogu .Komentuesi Mali ,per ta ofenduar Mentorin thot :Keta qe bejne artin sot ,jane femijet e atyre te rritur nen socjalizem dhe vazhdon me nje shprehje tipike injorante ! Ik mer shkerdhate! ,kerkon te legjimitosh ate regjim kriminal . Tablloja eshte shume e qarte. Nje pjese e madhe e shqiptarve , kryesishte ata qe jane e lidhur pas bishtit te politkanve e pushgtetarve ,i kane thene mendjes pirdhu . Lexova dhe shkrimin e pare .Komentet ishin perqendruan me shume tek reagimi i tenorti Gjipalit e ne vlersimet e zonjes Jaho .Ckuptoje une .Nje rregres i tmershem ne trashegimenine e atrit dhe kultures kombetare . Ndodh keshtu per shume arsyje .Ajo qe dua te vecoje eshte politkeberja ne demokraci . Bota moderrne dhe demokrate, sot vuan korrupsjonin galopant te politkanve . Cdo ndryshin ,apo shkaterrim, sot ka ne thelb politkeberjen .Shqiptaret tani kuptojne se marrja me politke te ofron privilergje .Te lidhesh pas tyre, si lepires apo patronazhist e te hedhesh voten atje ku te shkel syrin perfaqsuesi politke ,jetone ne nje bote tjeter nga ajo qe bene populli . E nderuara Ermonela Jaho ! Atdheu ,keshtu sic eshte katandisur ,na dhemb te gjithve .Talentet si ju kete e ndjejne me shume se sa ata qe jetojne ne Shqiperi .Pra mo su ligeshto.Beje ate qe di te besh me zerin tend te talentuar . Ne kopshtin e sorrave mesove ato qe do te duhen te ngrihesh mbi to .Respektin ka kush ta jep edhe pse largohesh e zhgenjyer .Ti nuk mund te futesh ne vorbullen e degjenerimit,ku injoranti merr medaljen e arte dhe talenti mbetet pa buken e gojes .

                                                    1. N
                                                      Neti

                                                      Analize e bukur por kohe te tjera.Bashke me teatrin e qendren e kultures ishte dhe burgu e internimi.Ermonela mbahu. Europen s’ta merr njeri Tirana ka kohe. Bravo qe guxon. Do te japesh eksperience e ti kthesh dicka vendit, nuk kane interes. Atehere?? Merru me koncesione ndertimi, Dialize, ilacesh do mbushet salla plot. Jemi leshuar mbas lekut dhe kultura nuk ka karrige ku te ulet por bashke me mireqenien vjen dhe ndergjegjesimi , ndoshta ? per kete popull.Ata qe duhet te ndiqnin nuk erdhen, mos u deshpero.. Leje i dhane dhe nuk e kishte fajin Fotaqi por e kishin fajin keta Xhevot e artit qe me siguri xhelozojne. Kapitalizem deshem , liri deshem, tani duhet rigjetur kultura me mentalitetin e ri. Kulturen nuk e zbuluan fukarenjt. Fatkeqesisht piiaaaaano do themi dhe ca dekada.

                                                      1. Z
                                                        Z. Shtupa, alias Mali

                                                        Zoti Emigranti, Mendoj se kam të drejtë për sa shkruaj në komentim tim për shkrimin e Z.Kikia. s'e kam degjuar kurrë të bëjë nje kritike sado pak të themelte ndaj regjimit të kaluar. Në shkrimin aktual gjithcka është e vërtetë por është një pjesez e bardhë e atij regjimi shtypes në skaj. Pra, jep pjesezen e bardhe per të teren ku mbizoteronte e zeza. Nuk po flas per tufezimin qe ishte kulmi genocidit ku fshataret te uritur veshur me lecka mesyne qytetin per dy a tri bukë. Po marr temen e shkrimit në fjalë ku thotë një pjese te se vertetes. Mund të fliste fjala vjen për te gjithë filmat e huaj që dogji Kinostudio me urdher të Enverit aty rreth vitit 1975. Apo librat e rezervuar në Biblioteken Kombetaret të ndaluar për masen e madhe të lexuesve. Psh, librat e Jungut, Frojdit, Sartrit, lista është pa fund , ishin të ndaluar per lexuesin normal, çfarë, krahas reformave të tjera shtypese, kontrubuoi në krijimin e Njeriut te Ri, perfaqesues të denje të të cilit janë zoterinjte Berisha, Meta lista është e gjatë. Pikerisht, gjendja aktuale e kultures ne Shqiperi është vepër e Njeriut të Ri, i cili e k fort për zemer regjimin e kaluar. Sa për atë që jam kenete, edhe mundet. Por rendesi ka cfare ben e jo cfare je. Mund të jesh kenete e të lodhesh t'i ngjitesh malit, dhe të jesh mal e të rrokullisesh në kenete

                                                        1. M
                                                          Mali

                                                          Ndjese për fjalen e pavent të perdorur

                                                          1. P
                                                            Partia mbi te gjitha

                                                            Gezuar fiter bajromin,,,,,

                                                            Lini një Përgjigje