Vittorino Andreoli: Bota është në duart e imbecilëve me diagnoza psikiatrike

14 Prill 2023, 21:50Kulturë TEMA

Vittorino Andreoli: Bota është në duart e imbecilëve me

Vittorino Andreoli është mjek dhe shkrimtar italian. Psikiatër dhe neurofarmakolog i njohur, ai shquhet për një reflektim kritik të qartë e të thellë mbi problemet kryesore të shoqërisë bashkëkohore. Në një intervistë për Corriere della Sera, psikiatri 82-vjeçarrë rrëfen momente të karrierës, flet për pleqërinë, lumturinë dhe mënyrën si e kanë ndryshuar botën dhe njeriun rrjetet sociale.    

Profesor Vittorino Andreoli, ju thoni se të gjithë mund të kemi një moment kur mund të vrasim. E keni pasur këtë moment?

Kam pasur instinktin të vrisja një koleg psikiatër, dikë që ngacmonte një mjeke që punonte për të dhe më kishte kërkuar ndihmë: ajo ishte e shqetësuar sepse ai e prekte, e thërriste vetëm për ta ngacmuar. Dhe ajo ishte e tmerruar: nuk donte t’i dorëzohej, por kishte frikë se mos humbiste punën. Ndërsa po ma tregonte, ndjeva impulsin e vrasësit, sepse psikiatri në vend të që të bënte këtë, duhej të ndihmonte njerëzit.

Ju jeni gjithashtu i famshëm për faktin që nuk keni lidhur kurrë një të sëmurë në 50 vjet punë. Si ia keni dalë? Dhe pse kolegët tuaj i lidhin edhe sot?

Kur isha tridhjetë vjeç, në vitin 1971, u bëra kryemjeku i Spitalit Psikiatrik të Marzanës, në Verona, u thashë mjekëve dhe infermierëve që të mos i lidhnin më të sëmurët rëndë, por nëse do të kishin nevojë, do t’u vija në ndihmë brenda 5 minutave. Duhet të them se e njihja mirë farmakologjinë pas përvojave të mia në Institutin Farmakologjik të Milanos dhe në Amerikë. Të nesërmen në mëngjes, kryeinfermierja më priste shumë e shqetësuar dhe më tha: hajde, hajde, një i sëmurë po thyen gjithçka, është e rrezikshme. Ngjitem, dëgjoj një zhurmë të tmerrshme në një dhomë: britma, sende të thyera, bam bam. Jashtë ishin të gjithë infermierët dhe mjekët në turn. I them kryeinfermieres: hape derën. Ajo qëndronte ende me çelësin në dorë. Infermierja tjetër, më e madhe në moshë,: profesor, e njoh babanë tënd, të lutem mos e bëj.

Po e tregoni si një skenë gladiatori me një luan.

Unë hyj dhe shoh gjithçka të shkatërruar, lavamanin në dysheme, të thyer. Filloj edhe unë të thyej gjithçka që nuk ishte prishur ende. Marr lavamanin dhe bam bam, e përplas përsëri në dysheme. Pacienti qetësohet. Më shikon. Vazhdoj. E pranoj: thyerja më dha një kënaqësi të jashtëzakonshme. Më në fund, e marr për krahu të sëmurin, e çoj në zyrë, i them të mos thyejë më asgjë derisa të shkoj unë në tetë të mëngjesit dhe ai e bëri këtë. Më pas, mblodha mjetet e kufizimit dhe ndeza një zjarr në kopsht. Ndjeva një kënaqësi pothuajse fizike. Që atëherë, një person i sëmurë nuk më ka shtyrë kurrë.

Të kanë perceptuar si vëllai i çmendurisë?

Ata e ndienin që unë i doja. Nëse krijon një marrëdhënie, nuk ke nevojë ta lidhësh një person të sëmurë. Bashkëpunëtorët e mi nuk e bënë më kurrë dhe askush nuk prishi asgjë më. Më pas, për të kontrolluar impulset, nevojiten barna. Por gjithsesi, 80 për qind e të sëmurëve lidhen: psikiatria është në një krizë të rëndë sepse duhet të jesh fillimisht njeri dhe më pas psikiatër.

Jeni diplomuar në Padova, punuat në Kembrixh, në Kolegjin Mjekësor Cornell në Nju Jork, më pas neuroshkencëtari Seymour S. Kety ju ofroi detyrën e profesorit në Harvard. Pse nuk pranuat?

Sepse gruaja ime, shtatzënë me vajzën e dytë, më tha: Jam e lumtur, ti e meriton, por unë dhe vajzat do të kthehemi në Itali. Asaj nuk i pëlqente edukimi empirik dhe sipërfaqësor që do të merrnin atje. Kishte të drejtë dhe këtë e diskutojmë shpesh edhe sot. Dhe në Itali zgjodha të punoj në klinikë, në ish-spitalin psikiatrik ku kam bërë praktikën.

Të qenit bashkë për 60 vjet është tregues i dashurisë së çmendur apo njerëzve të çmendur?

Është dashuria e njerëzve që kanë kuptuar se modalitetet ekzistenciale ndryshojnë, si dashuria në pleqëri. Gabimi është një model dashurie që vlen vetëm në moshën 40-vjeçare.

Mbi pleqërinë, ju shkruani për Solferinon, "Në një moshë të caktuar". Si është kjo moshë e caktuar?

Më pëlqen të ankohem. Të them: askush nuk mendon për mua. Unë kam tre vajza, pesë nipër e mbesa dhe është e mrekullueshme sepse kjo deshifrohet: Unë kam nevojë për ju, nuk ndihem i dashur mjaftueshëmu. Jeta duhet jetuar si një lojë."

Është një term që e urrej sepse ka të bëjë me egon: Unë preferoj gëzimin sepse lidhet më shumë me ne.

A kanë ndryshuar rrjetet sociale mënyrën se si funksionon truri?

Sigurisht. Është e pamundur që dikush që jeton me orë të tëra në logjikën mekanike të internetit të mund të përdorë logjikën e mendjes, të ndjenjave. Por bota është në duart e imbecilëve me diagnoza psikiatrike.

Po them vetëm se dikush që dëshiron të na çojë në hapësirë ​​ose të na hibridizojë me robotë është i paaftë për afektivitet, një subjekt i sindromës Asperger, si dhe një i çmendur totalisht. Dhe një tjetër, ai që krijon botë alternative, është oligofrenik: do të thotë se ka pak tru.

Shohim banda adoleshentësh dhe vrasje pa arsye. A mendoni se çrregullimet psikiatrike po rriten?

Përgjigja është po. I sëmuri mendor është dikush që ka gjetur një mënyrë për të jetuar në një situatë ku zhgënjimet peshojnë më shumë se kënaqësitë, gjë që është e shpeshtë në këtë botë të dominuar nga paratë, ku dhuna dhe marrëzia janë të shfrenuara.

Corriere della Sera

8 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Çfarë është Instituti "Farmakologjik??

    1. b
      ben

      Instituti ku behen kerkimet shkencore per ilacet dhe efektet e tyre tek njerezit

    2. ¿?

      ME ne fund u gjend shpiegimi perse Edvin Rama eshte kryeminister.

      1. s
        shqip

        Ne fakt, profesori flet pikerisht per individe si puna jote qe duke patur IQ afer zeros, kujtojne se merren me politike, kur ne fakt i shkojne mbrapa lidereve si puna e Berishes, Metes, bile edhe Rames. Kur dikush nuk ka tru te aresyetoje vete, shpetimin e kerkon tek lidershipi qe meriton.

      2. E
        Eshte me se e Vertete !

        Padyshim qe ka te Drejte Sgn.Vittorio Andreoti . Kudo Politika eshte e pushtuar nga Njerzit me Kriminele e te Pashpirt te cilet i ngajjne nji Sekti Satanistesh qe po shkaterrojne jeten ne Planetin Toke .

        1. j
          jon

          Nje interviste shume iteresante. Me e lehta te kuptohet eshte se politikanet jane pa diskutim psikopate. Te paktet 3 “gjigantet” tane, Enveri, Berisha dhe Rama jane padiskutim. Por keshtu mund te thuash per pothuaj te gjithe politikanet ne bote. Por ky se ka vetem me politicanet. Por me peshkaqenet e medhenj si Sorrua dhe Gates etj. Imagjino kontrasit e ketij psikologu ku arriti te “zbuse” te semurit, dhe nga ana psikologjike i shikon me simpati, kurse per elitaret si sheron dot. Jane psikopate te pasherueshem. Por si arriti ti sheroje ata qe duhen izoluar dhe mbajtur lidhur? Kete pergjigje e gjen vetem ne Bible. Kur Krishti sheronte leprasine, pra ata njerez te izoluar dhe te konsideruar si te pasherueshem. I sheroi nga shpirti e para dhe me von nga trupi. Identike me kete psikolog. Cdo fjale e ketij njeriu eshte me shume kuptime. Shiko si e konsideron perparimet gjoja shoqerore. “Po them vetëm se dikush që dëshiron të na çojë në hapësirë ose të na hibridizojë me robotë është i paaftë për afektivitet, një subjekt i sindromës Asperger, si dhe një i çmendur totalisht. Dhe një tjetër, ai që krijon botë alternative, është oligofrenik: do të thotë se ka pak tru”.Para puro genjeshtera per ata qe akoma besojne ne zhvillimet shkencore. Shiko si e quan universitetin me “te famshem” ne bote ku nxjerr vetem psikopate. “Asaj nuk i pëlqente edukimi empirik dhe sipërfaqësor që do të merrnin atje”. Para keto universitete jane vetem ne emer. Jane qendra indoktrinimi. Me diplomaci gjoja shpreh mendimin e gruas. Po te kishte neneshkruar “kushtet e punesimit” ne kete universitet do kishte marre rroge shume me te mire . Do i jepin gjithe epitetet me bombastike si: gjenial, me i lexuari, i perkthyer ne shume gjuhe etj etj. Por perseri pergjigjia e tij nenkupton Biblen ku thuhet: “ckuptim ka te fitosh pasuri materiale por te humbasesh shpirtin”. Mbase Tema e postoi kete artikull kaqe te mire te shikoje nqs ka akoma lexues qe e kuptojne te verteten. Une mendoj se ka.

          1. b
            ben

            Packa se ne disa pjese te komentit tuja ka gjera per te cilat nuk jam dakort me juve, duhet thene se e pergjithshmja e atyre qe keni shkruar eshte e sakte.

          2. a
            arqile

            duke lexuar titullin me vijne ne mendje disa emra over the years .......:)

            Lini një Përgjigje