Nuse vetem për Letra” - Komedia që mbushi sallën e "Andon Zako Cajupit" në Korçë

25 Prill 2023, 20:09Kulturë Elda Zavalani

Nuse vetem për Letra” - Komedia që mbushi sallën e

Te shtunen dhe te djelen në mbremje , spektatoret mbushen si rralle here sallen e Teatrit për te ndjekur Premjeren e re te Komedise “ Nuse vetem për Letra”shkruar dhe vene ne skene nga Leka Bungo .
Komedia , e cila duket sikur eshte shkruar për tu vene ne skene enkas nga Aktoret Korcare , trajton nje nga temat me te ndjeshme te kohes .

Ngjarjet e saj zhvillohen në ditet tona , në mjedisin nje familje Shqipetare e cila ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara te Amerika .

Ajo c’ka eshte e vecante dhe e ben te ndryshme jeten e
familjes eshte MEKANIZMI qe kane perzgjedhur per te mbi jetuar në nje qytet gjigand , sikunder eshte ai i
New Yorkut .


Protagonistia e Komedise , Missis Keth , duke abuzuar në Ligjet e shtetit Amerikan e ka ndertuar “ biznesin”e saj tek martesat me KONTRATE .

Nga ky “ biznes “ sa original aq edhe i jashte ligjeshem, marrin jete ngjarjet , situatat dhe personazhet e Komedise .

Skenografia e shfaqjes u realizua nga Beqo Nono I cili me nje gjetje te vecante , në harmoni me perfytyrimin Regjisorjal te shfaqjes krijuan nje atmosfere gazmore dhe plot humor .

Padyshim , ata qe i dhane jete Spektaklit dhe u duartrokiten si rralle here ishin Aktoret e Teatrit te Korces .

Pikesynimi Regjisor jal per ti udhehequr Aktoret nga personazhe në krijimin e karaktereve ishte frut i nje bashkepunimi profesional qe garantoj edhe suksesin e pa zakonte te shfaqjes .

Per krijimin e figurave artistike te realizuara me professionalizem do te shquhej Guri Koco në rolin e Spirkes , Zamira Kita në interpretimin e Plakes se paralizuar dhe Blerta Belliu në interpretimin e Missis Keth .

Komedia Nuse vetem për letra do te shfaqet per spektatorin artedashes Korcare në ditet në vijim .

Lini një Përgjigje