Sot 6 maji. Kristo Frashëri: Ja ku lindi Skënderbeu!

6 Maj 2023, 16:20Kulturë TEMA

Sot 6 maji. Kristo Frashëri: Ja ku lindi Skënderbeu!

Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu shënon sot ditën e tij të lindjes. Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405. Historiani Kristo Frashëri, i ftuar në emisionin Shqip të gazetares Rudina Xhunga, ka dhënë disa dëshmi të rëndësishme për Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun, të cilat, dritare.net po i sjell të plota.

Frashëri ka qenë një nga historianët më të rëndësishëm shqiptarë. Vendi i tij mbeti bosh, pas vdekjes.

Ja çfarë thotë historiani, i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga:

“Sipas dëshmive dhe jo legjendave, Skënderbeu si familje ishte dibrane, nga fshati Çidhën. Janë 5 breza që dokumentohen me akte që kanë jetuar në këtë fshat. Fshati Kastriot ka marrë emrin e familjes, që do të thotë ‘mbrojtës i kështjellës’. Kjo është një çështje lokale, fakti kryesor është që ai është shqiptar. Dhe ata të huaj që e kanë përvetësuar, si grekët, serbët e me radhë, kjo nuk e ul Skënderbeun, por e ngre aq shumë saqë edhe ata duan ta kenë të vetin. Por, fakti që luftoi si shqiptar e për Shqipërinë, atë askush nuk e ka mohuar.- informon dritare.net.

Skënderbeu themelet e shtetit nuk mund t’i vendoste në Dibër, që ishte një zonë e izoluar. Atij i duhej një vend që ta kishte fytyrën nga Evropa. Kruja ishte qyteti më i përshtatshëm për këtë periudhë historike të shtetit shqiptar. Me fytyrë të kthyer nga Adriatiku, nga Italia, me komunikime shumë të lehta me viset italiane. Kruja kishte traditën e një qendre politike. Këto janë arsyet përse Skënderbeu e zgjodhi Krujën dhe vendosi selinë e shtetit të vetë.- percjell dritare.net.

Shteti i Skënderbeut përfshinte afërsisht Shqipërinë e Mesme të sotme. Kjo sepse nuk pati as mundësi e as mjete që ta zgjeronte këtë ndikim të vetin, që ai synonte. Fakti që ai shkoi dhe mori Beratin dhe shihte viset e jugut, tregon që ai kishte një vizion shumë të madh. Nuk donte të ishte zot lokal, por zoti i Shqipërisë, siç e thoshte edhe titulli që ai përdorte. Ai krijoi marrëdhënie me shtete të tjera ku përfaqësonte Shqipërinë, jo veç krahinën e tij.”- është shprehur Kristo Frashëri./M.T/dritare.net

23 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Kure se mendimi im eshte se Skender Beu nuk ka ekzistuar, i vertetei eshte gjrj Kastrioti

    1. K
      Kalec Dega

      Lene ate, po do cmendet Edvin Rama nga xhelozia qe Mero po boton shkrim per Gjergj Kastriotin (Skenderbeun)

    2. a
      astrit

      Skenderbeu eshte 70% mit dhe 30% histori. Ne kete shkrim Kristo Frasheri eshte thjesht te 70% e mitit.

      1. s
        shqip

        Problemi sot, me shume nga "ekspertet" te diplomuar ne kafenete e vendit dhe me mastera te Kristalit, eshte se kerkojne qe te maten me profesoret qe kane kaluar tere jeten e tyre duke hulumtuar dhe rremuar nder dokumente te arkivave te botes. Ne te tjeret, qe perbejme publikun e zakonshem, nuk na takon qe te vene ne dyshim theniet e specialisteve sic ka qene edhe profesor Frasheri, nje individ qe ka studjuar tere jeten e tij historine dhe ka patur kapacitetet intelektuale dhe ato akademike per te nxjerre konkluzionet e duhura per historine e Shqiperise dhe individeve te shquar te kombit tone. Profesor Kristo Frasheri, ka qene eksperti me i mire i historise qe lidhet me heroin tone kombetar, Gjergj Kastrioti. Deklaratat e tija jane te mbeshtetura ne dokumente historike, prandaj jane gjithmone te sakta.

      2. K
        Kryqi

        varri i babait Jovan kastrioti dhe vellajt knstandin jane ne monastirin e serbise ne agios oros greqi

        1. R
          Raimond vlonjati

          Ate toke atje Gjoni ja bleu manastirit serb qe kur ishte gjalle , biles edhe vendi atje e ka emrin “Albanski “ . Pra edhe serbet e njifnin per Shqiptar Gjonin

          1. S
            Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

            Te qifsha frashrin e xhufin.... Mbrojtes i kastros(keshtjelles) eshte fjale greke o sumqira turq e jo shqip.....yyyyy plehra turkoshqipfolese.

            1. s
              shqip

              Mutofagos, ke harruar te pish ilacet sot, prandaj nuk ngopesh se ngreni mut. Ha, ha mut se ty te ben mire ...

              1. S
                Shmil Gurra

                HALE MUTI, ti i "Sunitet"! Etimologjia e fjalës KAST, Castel,Kreshtë nuk ka se si i referohet ndonjë gjuhe të vecantë. Historianët, me, ose pa, dashje kërkojnë të gjejnë gjilpërën në gjuhët e afirmuara, sikur të kishte nisur jeta sot. Merr e lexon ndonjë fjalor etimologjik...dhe has në togfjalëshat....duhet të ketë, ose ka prejardhje nga e nga Gjuhët e Evropës duhet të quhen , kushtimisht, INDO dhe kompozita e dytë ILIRE, pra "Indo"Ilire. Gjurmoj momentalisht në gjuhësinë krahasimtare. Cështjet thjesht të ligjësisë gjuhësore historike janë jo fort shpierëse. Ta zëmë tingullin "B", ndërmjet shqipes, latinishtes, ose gjuhëve romane, nga njëri kra, dhe sllave - gjermane etj Ligjet fonetike, tipike për shqipen etj në një periudhë, kalojnë e bëhen tipike për gj. sllave në një tjetër periudhë kohore. Nëse sllavët Tivarit tonë i thonë "B"ar, që duej ta shqiptonim ne, ne e quajmë Tibarin -TiVar, që duhej të ishte tingulli i tyre. Prandaj, mëso durimin e të qenurit i civilizuar, dhe shfreno shovenizmin tënd. Kastriotët janë qenia e brendisë sonë shpirtërore kombëtare dhe VALUTË shkencore që kanë qejf armiqtë tanë ta kenë në "bibliotekën" e kokës së tyre shoveniste.

                1. M
                  Mbresa

                  KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                  1. $
                    $$$$

                    Arap i zi...300...Kastro eshte greqizimi i fjales latine Kastel.....gteqishtja e vjeter nuk ka fjale ....Kastro per Keshtjellen.....i perket greqishtes se re....si e tille ka hauzime.....latine....sllave ....turke e shqipe......qe ju plerat anadollake i mbani per "greke"....e tille eshte emri Saranda....nga latinishtja e greqizuar.....prandaj hajt na ha pak kkkkkk....morracak sufllaqesh

                2. v
                  vezhguesi

                  Edhe varri i Donika Kastriotit eshte ne Spanje, por kjo nuk e ben ate spanjolle.

                3. N
                  Naim Frashëri

                  SKËNDERBEU Kush nuk e di Skënderbenë, që nderojti mëmëdhenë?... Dhe sot nga armët e tija Kullon fjeshtë trimërija! E di njerëzi e tërë Atë Zot ç’punë ka bërë: ‘Kur hiq Skënderbeu Shpatë Trimave u jepte datë! Burra të veshur në hekur, Dhe luftëtarë të pjekur, Q’ishin në luftë kaluar Përmbi kuaj’ të harbuar, Kur hiq me kordhët të prehtë Q’ishte si pendëz’ elehtë, Porsi pjepërin e priste, Në vdekje pa ndjer i klliste, Njerin’ e kalin e çante, Të dy më katër i ndante! Mirësin’ e trimërinë, Me mendjen e urtësinë T’ati Zoti njeri kurrë S’e ka pasur nonjë burrë. Vet’ aty burr’ e trim ishte, Edhe shokëtë që kishte: Si Tanushi me Uranë, E Mojsiu me Hamzanë Si Maneshi e Muzaka, Që hidheshin posi flaka, E si Lekë Dukagjini, Si Perlati e Mardini Zenebisha, Araniti. Gjon-Koka, q’ish si hastriti, Kont, prens, mbretër e të tjerë, Burra të vler e të ndjerë, Qenë trima të vërtetë, Nuk u bënë rop në jetë, Opopo, ç’kanë lëftuar, E ç’punë kanë punuar! Sa mbretër e prensë qenë Njohnë të madh Skënderbenë, Zun’ udhën e urtësisë, Ishin larg marrëzisë... Madhëritë nuk i donin, Po kishin vëllazërinë, S’e qasninë djallëzinë, Pa lan’ emërë për jetë. Zotërinjtë e vërtetë... S’kishin ata thash`e theme Të këqija e të rreme, Donin gjithë mëmëdhenë Dhe kombin e Skënderbenë. - Poezi nga Naim Frashëri

                  1. Z
                    Zef Serembe

                    ***Vrull*** Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë mua në gji. I helmuar shkoj jetën te ky dhe: Mërzitem në katund, në vetëmi. Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti, Që zgjon te trutë e mi mendime shumë, Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit, Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë. Arbëria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Por fryn era dhe akulli më zë, Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron: Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë. ***Zef Serembe ***

                    1. Z
                      Zylyf na mali" Pa Mir."

                      Saliu i madherishem:-skenderbeu lindi ne Vicidol.Me babà serb dhe Vella grek. a kane ekzistue Shqiptaret?jooo.Jane te ardhue nga kaukazi-thote tjetri.Por cudija eshte se ,sa hy ne gadushullin e Istrias,lexoni per krahinen e ilirise,per fshatra ne kroaci me Emra puro shqiptare.Keni degjuar per Veneton?ne shqip "venet tona".Po' per Ankonen ?"n'an a non"(ne ane te detit Ke qene.")E Pra,kjo gjuhe shqipe e te ardhurve nga kaukazi ,Ka qene gjuha e vjeter e ballkanit dhe ne veri te Italiane.Zberthen dhe gjuhen etruske,dialektin e sardenjes qendrore(kete e thote nje studiues italian ,Jo une).Mos k qene Edhe gjuhe e epirit te pirros,Ja vetem te veriut ,por Edhe te jugut.Nuk po' zbres me poshte se do ngrihet ndonjeri dhe do thote qe Edhe Athina eshte "a tona".zot,me thelle e me rude

                      1. o
                        ora

                        Marin Barleti , De'Rada , dhe shume Albanalog Gjerman , Austriak , Italian , Francez e tjere por asnje Grek dhe asnje Serb nuk shkroi per historine e Skenderbeut. Bijte e Gjon Kastriotit u moren peng pasi humbi luften i tradhetuar nga vet bashkpuntoret e tij qe punuan me Mbretin Serb dhe Malazes dhe Hungarez per pervetsimin e trojeve shqiptare e daljen ne Adriatik.Vatikani ka historine e vertete dhe dokumentat personale , pikturat me pamjen origjinale ...te Skenderbeut. Austria ka perkrenaren , shpaten , veshjen mbrojtese , unazen dhe vulen e Skenderbeut e tj. Pamvarsisht se Turqia e quan tradhetar ka ne arkivat historike dhe dokumentat e shkollimit te Skenderbeut , 6 portrete qe ne adoleshence ne rini dhe deri sa mori graden ushtarake Skenderbeg sepse asnjehere nuk ju ndryshua emeri i vertete . Gjergj Kastrioti Skenderbeg studioi artin ushtarak ne shkollen e jezuiteve ne Greqi dhe me vone ne Austri sebashku me te tjere shqiptare te cilet u perdoren si gjenerale lufte nga Anglezet , Ruset , Grancezet , Gjermanet ,Italianet Hungarezet.... pra e njeh bota por nuk e njohim ne..

                        1. o
                          ora

                          Zylyf te lumte keta kur vine nga Italia a gjermania me makinat e tyre nuk lexojne rruget Adria , Iliriada , Bistrica , D'Istria nuk e dine qe ne viti 1500 Dalmacia ishte toke shqiptare...

                          1. D
                            Durresi

                            Raimond Vlonjati. Manastiri nuk e ka marre emrin Albansiki. Por quhet manasiri i Hilindarit.Manastir serb ku eshte varrosur e tere familja e Skenderbeut. Pervec gruas dhe djalit te tij.Per cudi sot po na dalin data lindjesh dhe vdekjesh per Skenderbeun. Qe dikur kurre nuk i kemi degjuar me pare. Perralla vazhdon

                            1. v
                              vezhguesi

                              Shkenca evolon cdo dite, prandaj dalin edhe informacione te reja qe nuk i kemi ditur me pare. Nga ky rregull, nuk ben perjashtim as historia qe perditesohet me te r ejat qe zbulohen vazhdimisht. Kjo nuk do me thene se keto informacione nuk jane te verteta.

                            2. A
                              Abdyli me Hysniun

                              Skanderbegu Gieorgji kastrioti orthodhoks bizant ....

                              1. L
                                Lumi

                                Komentues Durresi, Raymond Vlonhati thotë se toka, blerë manastirit ka marrë emrin Albanski dhe jo vetë manastiri

                                1. L
                                  Lumi

                                  Komentues Durresi, Raymond Vlonjati thotë se toka, blerë Manastirit, ka marrë emrin Albanski, dhe jo vetë manastiri

                                  1. H
                                    Hamzaj

                                    Nga nje fshat me Ahmet zogollin ,,,,,njeri Gjeorgjos tjetri Ahmet ,,haha

                                    Lini një Përgjigje