Prezantohet projekti filmik mbi jetën e veprën e Pëllumb Kullës

31 Maj 2023, 11:42Kulturë TEMA

Prezantohet projekti filmik mbi jetën e veprën e Pëllumb

Në ArTurbina është zhvilluar mbrëmë ceremonia e fillimit të filmit mbi jetën e veprën e Mjeshtrit të Madh Pëllumb Kulla. Të ftuarve u është prezantuar “Lejlekët nuk vijnë më”, një vepër me një bashkëpunim të pazakontë.

Leonard Bombaj sjell studimin e veprës dhe jetës së Pëllumb Kullës, në formën e një skenari me disa dorëshkrues. Kulmet e veprave të regjisorit e skenaristit Pëllumb Kulla sjellë si një studim biografik po nga një tjetër regjisor, Leonard Bombaj.

Autori ka mbledhur një histori jetësore prej 80 vitesh, ndarë në 3 epoka: lufta, komunizmi dhe demokracia. Bombaj për të shkruar “Lejlekët nuk vijnë më”, të cilin synon ta kthejë shumë shpejt në film, ka studiuar 31 libra të Pëllumb Kullës. Vepra në versionin e saj final i përket gjinisë historike dhe dramedi, me  60 heronj shumëngjyrësh nga jeta dhe vepra e Mjeshtrit të Madh.

Në mbrëmje, të pranishmit u njohën me sekretet e këtij rrugëtimi, ambasadorët e filmit, personalitete te artit, si edhe legjenda e gjallë që fshihet si frymëzuesi letrar, i quajtur nga kritika si “Mark Twain-i” shqiptar.

 

3 Komente

  1. R
    Respektin me te madh

    Eshte pena me e madhe e humorit shqiptar,ne te gjithe kohrat. I uroj shendet dhe pene vitale si me pare.

    1. G
      Gjergji

      Devolliu Kulla është artist me vlera të mëdha. Fieri i është mirënjohës....

      1. A
        Arianit Myftari Dvorani

        Burrë pa karakter. Një lëpirës i Saliut që e bëri ambasador. Pilafxhiu i New Yorkut. Pastaj si ra Sala ja rrasi Salës e u bashkua me Ramën. Nuk e mban b...në një karrike.Tani e kurdisi me Leonard Bomben( histori në vete ky) ti bëjë film në të rrojtur. Pika burrakeqit. Çfarë deliranti. Grotesk i gjallë ky pëllumbi që këndon si sorrë...????????????

        Lini një Përgjigje