Rama e quajti “komunisti që i duhet Akademisë”, Gjinushi: Ishte një nga skeptikët, u bë pozitiv.

29 Maj 2023, 16:31Kulturë TEMA

Rama e quajti “komunisti që i duhet Akademisë”, Gjinushi:

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku e ka quajtur drejtuesin e këtij institucioni si komunist. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Gjinushi, iu përgjigj kësaj deklarate, ndërsa theksoi se Rama sot ka ndërruar opinion mbi punën e Akademisë së Shkencave sot.

Kryeministri u ka quajtur me mburrje “komunisti” që nuk është rastësi që po drejtoni projektet e mëdha.

Ju e pranoni këtë lloj lavdërimi?

Rama ka pasur këtë bindje që akademia e mëparshme shkëlqente, dhe kjo e sotmja është zbehur. Por kjo zbehja është dhe shkak i heqjes së këtyre instituteve. Është si një pemë që i pret rrënjët dhe thua pse po thahet. Me këtë reformë që nisëm Rama, një nga më skeptikët, u bë pozitiv. Kjo reformë sjell ringritje, ngritje të veprimtarisë së Akademisë. Rama tha “çuditërisht edhe këtu u desh një i asaj kohe”. Dmth që të mëparshmit janë më të suksesshëm se ata të sotmit.

Ka të pakënaqur tani që janë kundër?

Kemi një që ka qenë, është dhe do të jetë, por të tjerë jo.

Deri kur mendoni se do ta drejtoni Akademinë e Shkencave?

Nëse ndryshimet ligjore do të ishin të lidhur me emrin, do bëheshin që në fillim. Do ta drejtoj deri kur Asambleja të ma japë këtë besim.

4 Komente

  1. s
    sami

    Gjinua,qe u be jryetar i Akademise , se ka shkolle te larte jashte shtetit...si shume te tjere...Gjinua..nuk ka kontribut ne shkence...gjinua ska as kontribut ne demokraci se do mbahet mend si nje kryetar i nje particke qe nxorri particka te tjera se Gjinua nuk donte te bente zgjedhje qe mund ta rrezonin nga kryetar..Gjinua..kerkon nen urdhera te vetmin institucion qe ka individe te shquar brenda tije dhe te njohur nderkomtarisht:INStitutin e Studimeve Albanologjike...jepjani Gjinos se ka dy dekada qe ja merr ne goje te gjatit.

    1. T
      Tironsi i Vjetër

      Urime të përzemërta z. Gjinushi! Jeni njeriu ni duhur, në vendin e duhur.

      1. z
        zhaku i pamposhtur

        Plehra antishqiptare...sot me teper se kurre akademia dhe I gjithe shteti shqiptar duket qarte qe nuk punon per mireqenien e ketij kombi..shteti shqiptar eshte I tejmbushur me sharlatane si edi rama sali berisha skender gjinushi paskal milo e nje varg teper I gjate me gjakprishur antishqiptare.. sot qe shqiptaret duhet te ishin te gjithe ne kembe dhe me te bashkuar se kurre ne krah te kosoves plehrat antishqiptare I bejne veri njeri tjetrit..do tju vije ora shpejt ose vone dhe do groposeni njehere e mire por se kur do te vij kjo ore kete nuk e di,jeni vetem felliqesira dhe gjakprishur..

        1. P
          Pellazgu

          Në dukje me akademik i gjati se Gjinua, edhepse te dy sicialrealista, me tendenca dhe vepra kapitalista, në këto kohra te reja.

          Lini një Përgjigje