FOTOT/ Interes i jashtzakonshem në Universitetin e Vlores në debatin rreth Librit të Mero Bazes "Shi me baltë"

13 Dhjetor 2024, 18:57Kulturë TEMA
FOTOT/ Interes i jashtzakonshem në Universitetin e  Vlores në debatin

Dhjetëra studentë, pedagogë dhe qytetarë të Vlorës ishin sot në një bashkëbisedim rreth librit me poezi “Shi me baltë” të autorit Mero Baze.

Aktiviteti i zhvilluar në sallën “Ali Asllani” u çel nga rektorja e këtij Universiteti, Aurela Saliaj, e cila, duke prezantuar autorin, foli rreth raportit se si publiku njeh gazetarin Mero Baze dhe poetin Mero Baze, si dhe një sërë mesazhesh për brezin e ri të studentëve të sotëm, që ajo i gjen në këtë libër.

Zonja Saliaj ia dha fjalën ish-rektorit të Universitetit, Roland Zisi, që drejton Departamentin e Letërsisë në këtë fakultet. Ai shtjelloi në fjalën e tij risitë që sjell në poezinë shqiptare ky botim antologjik i autorit, duke u fokusuar te origjinaliteti i poezisë dhe identiteti i saj, i lidhur kryesisht me temat e mëdha të ditës: dashuria për vendin dhe plagët e rënda të braktisjes së tij.

Më pas, profesori Ermir Xhindi bëri një analizë të plotë në syrin e një kritiku për librin, të cilën po e botojmë të plotë në gazetën Tema.

Pas një prezantimi të shkurtër, autori iu përgjigj pyetjeve të shumta nga auditori rreth letërsisë, poezisë dhe jetës politike në vend.

Autori foli për shtysën e fortë që i ka dhënë drejt letërsisë lidhja me artin e polifonisë labe dhe tekstet e tyre, të cilat kanë qenë baza e parë e formimit të tij, para se të edukohej në shkolla dhe në karrierën e tij si gazetar.

“Të pranosh një ftesë nga Universiteti i Vlorës për të diskutuar për poezinë është si të merresh në provim për poezinë. Dhe kjo nuk ka të bëjë me historinë tuaj. Ka të bëjë me gjeografinë. Kryearsyja është Labëria dhe gjuha e saj lakonike, plot me ngjyra. Merita juaj është se jeni një universitet në Labëri.

Ekziston një ndryshim i madh dhe thelbësor mes të shkruarit korrekt, të folurit korrekt dhe të shkruarit të gjallë me ngjyra apo të folurit me ngjyra. Në Labëri, askush nuk të flet gramatikisht korrekt, por askush nuk guxon të hapë gojën nëse nuk ka vendosur të mos të çudisë.

Kur bisedon me një lab, kur ai tenton të të flasë me metafora apo qoftë edhe me bejte, është duke tentuar që fotografinë e tij ta mbash në mendje gjatë për shkak të asaj që ka thënë. Gjuha e Labërisë është e pazakontë.

Do përpiqem t’ju vizatoj me këtë rast fuqinë e traditës labe, bazuar mbi folklorin e Labërisë.

Shikoni raportin që ata kanë me vdekjen për të kuptuar sa e gjallë është gjuha e tyre. Në shumicën e folklorit lab, vdekja nuk përmendet ose injorohet si diçka që nuk duan ta vizatojnë.

Këtë mund ta gjesh si në këngët për barinjtë, ashtu edhe në këngët për heronjtë, por edhe në himnet për kaçakët apo hajdutët e zonave.

Po më vjen ndër mend një këngë mahnitëse e Dukatit:

O Nexhip zemrën me çika,

Kur të rrethosën komita,

S’u trembe, po të erdh dita,

Zile e këmbë muzika.

Përshkruhet vrasja e një bariu nga hasmi, përshkruhet pafuqia e tij për t’u mbrojtur, dhe duket sikur justifikohen edhe ata që vrasin dhe ai që vritet, duke mos e përmendur vdekjen, duke e fshehur krimin nga sytë tanë dhe duke na lënë atë pjesën magjepsëse kur cjepët dhe deshët me këmborë ia presin gjakun me gojë.

E njëjta skenë është e shtrirë në kohë në përshkrimin e vrasjes së Sado Koshenës:

Plumbat në mes të gjerdanit,

T’u hapën fishekët zallit,

T’u skuq lulja xhamdanit,

Lule Sado.Ti duhet ta marrësh vesh vetë që ajo ka vdekur. Asnjë fjalë për të.

Apo kënga e famshme e Hamit Gugës:

Hamit ti e Hamit unë,

Dil Hamit se jam për udhë,

Një nga ne do rrojë më shumë.

Kjo është një fuqi e madhe e fjalës, që ka lidhje pikërisht me të qenit gjuhë e gjallë dhe jo gjuhë e drunjtë.”

Më pas, Baze foli dhe për mënyrën se si këngët labe dikur kanë zëvendësuar gazetarinë, duke marrë si shembull Luftën e Vlorës. Ajo ishte një nga luftërat më të lavdishme të kombit shqiptar, pa reporterë lufte, pa makinë fotografike, por vetëm me këngë labe. Çdo ngjarje, çdo i vrarë, çdo betejë ka një këngë dhe ai që i mbledh ato, zbardh historinë e asaj lufte.

“Labët nuk janë kështu vetëm në letërsi, janë kështu edhe në histori. Në gjithë historinë moderne të shqiptarëve, nga Rilindja, Pavarësia e deri më sot, asnjë betejë nuk është një betejë e fituar me zemër dhe me një ideal patriotik që ka frymëzuar njerëzit, siç është Lufta e Vlorës. Historiografia jonë e ka mënjanuar atë për arsye politike. Heronjtë e Luftës së Vlorës nuk ishin heronjtë e Luftës partizane dhe e lanë në hije. E ka në hije edhe historia e sotme.

E gjithë historia e Luftës së Vlorës mund të zbardhet vetëm nga këngët për të. Ishte një luftë pa reporterë, pa gazetarë, pa kamera, vetëm me rapsodë popullorë dhe dëshmitarë.

Këngët pas çdo beteje kanë vizatuar çdo të vrarë, çdo sukses apo çdo disfatë të luftës.

Asgjë më të rëndësishme pas Skënderbeut se Lufta e Vlorës nuk ka prodhuar Shqipëria. Dhe çdo detaj i asaj lufte, me shpirt në dhëmbë, është i përjetësuar në këngët labe, në mungesë të kronikanëve. Nëse mbledh në fshatrat e Vlorës folklorin dhe bashkon këngët e çdo fshati, ti mund të shkruash historinë e Luftës së Vlorës përmes tyre. Është si një puzzle. Fotografia e asaj lufte janë këngët, në mungesë të historianëve. Dhe atë luftë e ka bërë shpirti i Labërisë. Nuk e bënin dot politikanët e Shqipërisë.

Në ato këngë ti sheh historinë tënde, ndjen zjarrin e saj. Dhe kjo është fuqia e fjalës.

Duke e lidhur këtë me gazetarinë, i cili është profesioni im bazik, dua të them se ti mund të shkruash 10 reportazhe për një ngjarje dhe askush mos ta mbajë mend, edhe pse mund të jesh tërësisht korrekt, dhe mund të shkruajë dikush dy vargje dhe ato të mbeten të përjetshme në mendjet e njerëzve. Kjo është fuqia e letërsisë, e asaj që quhet gjuhë e gjallë, me ngjyrë, siç është gjuha e Labërisë dhe poetëve të saj”, tha Baze.

Baze ju pergjigj dhe nje sere pyetjesh rreht poltikes poezise gazetarise dhe lidhjeve te tij me Vloren dhe jugun.

15 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    .........ka gjetur Vlonjatet, Mero bravo!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Spaska ngel njeri nga azili Vlores pa vajtur ne kete aktivitet "kulturor"

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liridona

        Aman mos na thoni dhe se për të pranishmit u shpërnda edhe sallam Hako.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hodhi nji pastrus haleje nji Mut ne Shi

          O bo garrumbull te lajthitmit e vlores ,me bo histori

          Përgjigjjuni
        2. q
          qerosi

          Aman more aman, si nuk ju vjen turp qe m'a quani dhe universitet ate gjiriz analfabetesh...

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ergysi

            Qepe te thash se do pendohesh

            Përgjigjjuni
          2. T
            Treni

            Dyshoj që ka shumë shqipo që lexojnë. Shumica thjeshtë do të duket se lexojnë. Megjithatë suksese me librin.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kevin

              Grate e Kurveleshit ikin neper frore, Me djele ne krahe , me Fish ja ne dore, Qaj , moj Shqiperi, ulër moj e gjore. I perziri greku me Ure ne dore.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Gjithe administrata e Partise ne takim. Paska pasur urdher nga lart.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .

                  Po kujt i plasi kari per librat e Meros. Te vetmet kopje qe shiten jane sa per pastrim qe te paguhet per nderet qe i ben PS.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shelegure

                    Meroja eshte gazetari me I lexuar per tematikat qe I percjell lexusit . Nuk munt ta kaloj diten pa lexuar shkrimet e Bazes. Eshte I pa aritshem.

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      erjola e bija e flamurit dhe teutes dashnorja e ar

                      varu karin

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Humoristi

                        A ishte Zija Cela ne promov te librit!Ay mo eshte nxenesi me i mire i xha Sulos ne letersi ,si Sali Berisha ne politike!

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          redaktori

                          Interesim i leshit per nje liber poezish Baltovine. Askush nuk e ka ditur e nuk eshte njoftuar ne Vlore per kete "eveliment". Eshte zhvilluar krejtesisht ne ilegalitet te plote me ca te seleksionuar me libreza Patronazhistesh.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emili nga Dragoti

                            Haaaaaa!!!! E kush e thote kete, Mero Baze. Per te qeshur dhe per te qare.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje