Festivali i humorit në Shkodër – Ndërthurja mes aktorëve të përvojës dhe të rinjve, një nga veçantitë e festivalit

13 Dhjetor 2024, 15:47Kulturë TEMA
Festivali i humorit në Shkodër – Ndërthurja mes

Festivali Mbarëkombëtar i Humorit prodhoi një tjetër mbrëmje me atmosferë të këndshme për spektatorët e teatrit “Migjeni”.

Në skenën e tij u ngjitën dy aktorët shkodranë Akil Varfi dhe Tan Brahimi që u prezantuan me stand-up komedi.

Notat e humorit erdhën edhe një herë nga mjeshtrat e mëdhenj të saj ndërthurur me të rinjtë premtues shkodranë.

Po ashtu u risollën në vëmendje edhe figura të shquara që nuk jetojnë më, por kanë lënë një trashëgimi të vyer në këtë fushë.

Për aktorët e rinj, interpretimi në skenë përkrah emrave të shquar të humorit ndër vite është një motivim dhe provë besueshmërie.

Këtë të premte u zhvillua një tjetër seminar dedikuar fushës së humorit ku i ftuar ishte regjisori Haxhi Rama.

Festivali i Humorit në Shkodër po ngjit në skenë përgjatë netëve të organizimit të tij disa nga aktorët më të spikatur të këtij zhanri nga të gjitha trevat.

Lini një Përgjigje