Mbushen 58 vjet nga vrasja makabre e Naun Kondakçiut i burgosuri politik në Kampin e
Laçit. Ishte fare i ri me shumë ëndrra rinore dhe ambicje për një jetë intelektuale,( lindi në 3
dhjetor të vitit 1934). Nauni pasi mbaroi gjimnazin në qytetin e kulturës shqiptare Shkodër
me nota të shkëlqyera i doli e drejta studimit për në Universitetin e Moskës për inxhinieri
mekanike. Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik e detyrojnë studentin Naun, si
shumë student të tjerë të ndërpresë studimet dhe për (dy vjet diplomohej). Në Rusi kishte
dashuruar një vajzë moskovite me të cilën dhe ishte martuar dhe nga kjo martesë lindi
djalin. Kjo gjendje e krijuar midis shteteve la gjurmë në jetën e Naunit, sepse u detyrua të
linte familjen e sapokrijuar dhe për hir të represionit të regjimit komunist që ndiqte ndaj
familjarëve në Shqipëri, u detyrua të kthehej i vetëm. Fillimisht e caktojnë në ofiçinën e
Plukut në Lushnje, si punëtor mekanik . Gjatë kësaj kohe aktivizohet edhe me ekipin e
futbollit të Lushnjës. Shokët e skuadrës e përshkruajnë, si një futbollist të talentuar e të
veçantë. Natyra ishte treguar tepër bujare me Naunin, por jo edhe fatin i tij ! Një brengë e
një maraz kishte filluar të rritej e ta gërryente nga brenda Naunin . Kuptohet lehtë se çfarë !
Gjendja me Rusinë jo vetëm që nuk po normalizohej, por tanimë ishte shuar çdo shpresë. E
transferojnë ne Kuçovë si inxhinier mekanik në uzinë . Për te gjithë jeta vazhdonte
normalisht, por për Naunin kishte ndalur kaherë. Megjithatë , “The show must go on” .
Njihet me një vajzë dhe krijon familje në Shqipëri ( histori e njohur për shumë studentë të
kthyer asokohe). Jeta ndoshta po i buzëqeshte përsëri , ndoshta.....Lindin një djalë.
Pakënaqësia dhe brenga që mbartte Nauni e kishte bërë atë të fliste pa frikë ndoshta , sepse
dashuria e mund çdo frikë.Nga ana tjetër Sigurimi i Shtetit i cili shpikte armiq edhe aty ku
nuk kishte, punonte ne prapaskene . Praktikat dhe metodat e tyre shumica e shqiptareve i
mban mend edhe sot. Nauni shkëlqente aq shume sa drita e tij i verbonte ! Terri komunist
nuk donte drite . Sakaq kurthi u thurr. Agjitacion propagandë.Në Moskë tha Nauni kur hapje
rubinetin në vend të ujit dilte birrë !Kaq mjaftoi ! E pakonceptueshme për kohën ! E bukura
duhej vrarë! Nuk ndërtohet kështu "Njeriu i Ri" , ç ‘është kjo birrë në vend të ujit, në një
kohë që ende halet i kishin jashtë ?!E dënojnë me 7 vjet heqje lirie e cila u shndërrua në 5
vjet .Dënimin duhej ta kryente në Spaç. Ishte koha kur në Laç ndërtohej Superfosfati. Nauni
u përzgjodh midis te tjerëve për të shkuar dhe të punonte në kampin-burg të Laçit. Por shpirti
liridashës e i etur për jetën i Naunit, nuk mund të pranonte skllavërinë ! Mendja i punonte
ditë e natë sesi ta fitonte përsëri lirinë e humbur ! Nga ana tjetër Sigurimi i Shtetit edhe, pse
Nauni ishte i burgosur nuk flinte i qetë. Nuk ishin nginjur ! Kërkonin gjak. “Uji fle dhe
hasmi s'fle thotë populli”. Në emër të vigjilencës kundër armikut u shpik nenifamëkeq 55-së.
Dëshmitë e rralla të shkrimtarit dhe publiçistit, Tanush Kaso, ish-i burgosur politik që kaloi
vite të tëra në këto kampe dhe burgje, i cili rrëfen disa nga ngjarjet më të dhimbshme të
ndodhura me bashkëvuajtësit e tij, si tentativë e katër të burgosurve: Mark Cufi, Eqerem
Zeko, Naun Kondakçiu, Qerim Çaushi, në kampin e Laçit me komandant, kolonel Azbi
Lamçen, të cilët u kapën dhe u vranë nga ushtarët e policët pak minuta pas arratisjes. Si dhe
arratisja spektakolare që ndodhi në kampin e fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë, ku dy të
dënuarit, Ylli Tabaku nga Tirana dhe Maksut Xhomaka nga Margëlliçi i Çamërisë, të cilët pasi
rrëmbyen një automjet me rimoriko brenda kampit, u nisën me shpejtësi duke thyer portën
e jashtëme të atij burgu, por nuk mundën që ta shijonin dot lirinë, pasi automjeti i tyre u
rrëzua disa qindra metra dhe ata vrapuan kodrave, ku dhe u kapën nga rojet e shumta që i
ndoqën pas. Në Kampin e Uzinës së Laçit ndodhën vrasje e tjera. Më kujtohen si tani vrasjet
e shokëve tanë të dënuar si: Eqerem Zeko, Naun Kondakçiu, Qerim Çaushi etj. Eqerem
Zekon e vranë ushtarët me breshëri automatiku, teksa ai po hidhte plehrat pranë rrethimit
të kampit. Ndërsa Naum Kondakçiu, shoku im i fëmijërisë, u vra diku jo shumë larg kampit
(atje ku sot është ura e vogël para varrezave publike të qytetit të Laçit), pasi ishte arratisur
nga kampi së bashku me dy shokët e tij: Sazan Hadërin dhe Murat Martën. Ata të tre
rrëmbyen një makinë “Zis” që punonte brenda kampit dhe me të goditën portën kryesore
të Uzinës e u larguan që andej. Ndërsa Sazani me Muratin, u kapën shpejt nga ushtarët dhe
qentë me erë të kufirit, Naumi u largua pak më larg dhe u fsheh në disa shkurre pranë një
përroi të vogël, ku dhe e rrethuan ushtarët e policët. Ai nuk kishte pse të vritej, sepse ishte i
rrethuar nga të katër anët dhe ishte i pa armatosur e mund të kapej fare lehtë i gjallë, por u
vra qëllimisht për të n’a terrorizuar ne të burgosurit e tjerë. Ndërsa Patriot Xhelo nga rrethi
i Vlorës, në një çast dëshpërimi u hodh përmbi telat rrethues të kampit dhe menjëherë u
qëllua me breshëri automatiku nga rojet ushtarake. Ai ra përdhe pak metra pasi kishte
kaluar telat, i goditur nga shumë plumba në trup, por mrekullisht shpëtoi nga vdekja. Ai u
shtrua në spital dhe pasi u shërua, u ridënua përsëri dhe më pas vuajti dënimin dhe u lirua.
Tani ai jeton shëndoshë e mirë, por natyrisht i plakur, tok me familjen e tij që e krijoi me
njëmijë mundime pas daljes nga burgu. Ndërsa i riu Qerim Çaushi, i dha fund jetës së tij
duke u hedhur me kokë nga taraca e godinë së kampit, pasi nuk mundi që t’i duronte dot
vuajtjet që e mundonin në atë burg skëterrë. Pas këtyre katër të vrarëve, aty në atë kamp
pati edhe tetë të vdekur të tjerë nga aksidentet në punë dhe sëmundjet e ndryshme për
shkak të kushteve tepër të vështira që kishte ai kamp. Nga aksidentet në punë pati edhe
shumë që mbetën invalidë të përjetshëm, si Eqerem Çapaj nga Vlora, i cili punonte si
montator. Eqeremi ra nga kapriata dhe i’u dëmtua kolona vertebrale e njera këmbë. Që nga
ajo kohë, ai ka mbetur i gjymtuar dhe thuajse i paralizuar. Përveç Eqeremit nga ai kamp
kanë mbetur të gjymtuar edhe shumë të dënuar tjerë.Sipas kujtimeve të Naim Pashait një
tjetër të burgosuri politik në burgun e Spaçit i cili tregon pjesën më makabre që vetëm në
burgjet naziste i kemi lexuar e parë, në libra e filma, merret trupi me zorrët jashtë dhe u
thuhet të burgosurve , se nuk mund të hyjnë në mensë për të ngrënë vaktin e mëngjesit pa
kaluar mbi trupin e Naun Kondakçiut të riut 30 vjeçar. Më tej tregon Naimi:- “i futa zorrët
në trup dhe ia mbulova fytyrën me peshqir dhe më ngritën nga gjumi gardianët dhe më
kërcënonin, pse ti ia fute zorrët Naunit, apo edhe ti si ai ke ndërmend të arratisesh?”. Për
Naunin ende sot e kër Naunin ende sot e kësaj dite, nuk ka një varr, ku ta kujtojnë
familjarët, miqtë e shokët, sepse nuk i janë gjendur heshtrat. Mizoria komuniste nuk kishte
të ngopur me veprimet mostruoze.
Këtë vit u bënë 58 vjet që regjimi makabër të vrau, të mori nga duart e nënës sonë dhe të
largoi nga ne. Por ti gjithmonë ke jetuar në zemrat tona dhe nuk i harrojmë kurrë torturat
e tua në gjallje e vdekje nga njerëz të pashpirt, që dhe sot e kësaj dite kanë ngelur të
pandëshkuar. I përjetshëm kujtimi yt, i përjetësisht në zemrat tona. Ky dedikim prekës i
motrës së tij në këtë përvjetor vjen nga Amerika.
Përgatiti: Kastriot kotoni
Lini një Përgjigje