Godinë shumëfunksionale kulturore e rekreative pranë memorialit të At Gjergj Fishtës në Lezhë!

21 Gusht 2024, 16:27Kulturë TEMA
Godinë shumëfunksionale kulturore e rekreative pranë memorialit

Punimet për hapësirën memoriale shumëfunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta po vijojnë me ritme të larta.

Projekti po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se godina multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend sa historik, aq dhe tërheqës për peizazhin e mrekullueshëm natyror do të ketë hapësira të veçanta për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative, e jo vetëm. A.K./TemA

Lini një Përgjigje