Gonxhja: Kisha e profetit Ilia do të restaurohet

23 Prill 2026, 15:16Kulturë TEMA
Gonxhja: Kisha e profetit Ilia do të restaurohet

 Në fshatin Lekël të Tepelenës vijon puna për restaurimin e kishës së Profetit Ilia, e dëmtuar nga zjarret e vitit të kaluar.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vizitoi nga afër ecurinë e punimeve teksa theksoi se “përmes kësaj ndërhyrjeje të rëndësishme synohet që ky Monument Kulture të rikthehet në gjendjen e tij origjinale duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike”.

“Falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, po realizohen punime konservuese, që përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit”, tha Gonxhja.

Kisha e Profetit Ilias është shpallur monument kulture për shkak të rëndësisë historike dhe arkitekturore. Kjo kishë është një nga objektet që u dogj nga zjarret që përfshinë jugun e vendit vitin e kaluar.

Për restaurimin e kishës janë angazhuar specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër. A.K./TemA

Lini një Përgjigje