Gonxhja: Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, stacion i ri në hartën kulturore të Tiranës

19 Shtator 2025, 09:03Kulturë TEMA
Gonxhja: Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, stacion i ri në

Një nga perlat arkitektonike të kryeqytetit, godina e Sarajeve të Toptanëve, do të kthehet në një Muze të Artit dhe Trashëgimisë Islame, një projekt i ri kulturor që pritet të pasurojë ndjeshëm ofertën artistike dhe historike të Tiranës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i pranishëm në aktivitetin prezantues të këtij projekti mbrëmjen e së mërkurës, theksoi se ky muze do të ndërtohet nga Instituti Konak, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit si dhe Bashkinë e Tiranës.

Gonxhja në kabinetin e ri qeveritar të miratuar sot në Kuvend mban detyrën e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Në postimin e sotëm në rrjetet sociale, Gonxhja e përshkroi projektin si një stacion të ri të rëndësishëm në hartën kulturore të Tiranës, në vijim të investimeve si Teatri i Ri Kombëtar dhe Galeria Kombëtare.

“Ky nuk do të jetë një muze statik, ku objektet qëndrojnë të pandryshuara, por një muze i gjallë, ku do të zhvillohen ekspozita të përkohshme, performanca artistike, diskutime kulturore dhe aktivitete të ndryshme” u shpreh Gonxhja.

Ai shtoi se trashëgimia islame është një pjesë e pandashme e historisë europiane, që ka kontribuar thellësisht në kulturën mesdhetare dhe rilindjen europiane përmes filozofisë, shkencës, artit dhe arkitekturës, shkruan atsh.

Krijimi i muzeut, sipas tij, nuk është vetëm një akt simbolik, por një domosdoshmëri kulturore, për të rikthyer në ndërgjegjen kolektive këtë trashëgimi të përbashkët që pasuron identitetin europian.

Projekti parashikohet të sjellë një hapësirë dinamike dhe edukative, që do të promovojë dialogun kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit dhe do të shërbejë si një urë lidhëse midis historisë, artit dhe identitetit modern shqiptar.

1 Komente

  1. q
    qenef kultur vezir

    Cfare hashashi, paska pire gonxhja i fishkur, ky rasat i bastarduar i kesaj toke kur brumbullit:Trashegimia islame ka kontribuar ne kulturen e rilindjes europiane. Kur e verteta e madhe historike, eshte qe islami me pushtimet e tij, mbyti dhe rafshoi cdo perparim njerzor qe ishte bere dhe ne vazhdim. Adonis, pseudonimi i Ali Ahmad Saul Asbar-nje nga poetet me te medhenj te botes, njohes nga brenda i islamit shkruan ne vepren e tij ´´Dhuna dhe islami´´;´´Islami erdhi si nje forme e plote per te luftuar dijen, qe ish para tij dhe dijen mbas tij, ku perfshihen filsofi, art, shkence etj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje