10 gushti i këtij viti shënon 37-vjetorin e vdekjes së poetit të njohur shqiptar, Havzi Nela. Poet ky, i cili ra viktimë e diktaturës komuniste në Shqipëri, duke u varur midis qytetit, shkruan KultPlus.
Havzi Nela padyshim mund të konsiderohet si ndër të paktët shkrimtarë disidentë që ka pas Shqipëria e periudhës komuniste.
E gjithë jeta e tij ka kaluar mes peripecirash të panumërta, midis burgut, internimeve, arratisjen për një kohë të shkurtër në Kosovë nën ish-Jugosllavi, kapjes nga policia jugosllave dhe rikthimit në burgjet komuniste në Shqipëri, dhe në fund dënimi me varje në mes të qytetit të Kukësit. Por, pavarësisht të gjithave, poeti shpirtlirë i “brezit të humbur” të periudhës së zezë komuniste shqiptare, asnjëherë nuk iu nënshtrua këtij regjimi, dhe e luftoi me të gjitha mënyrat që kishte mundësi.
Që kur ishte adoleshent në shkollë të mesme në Kukës, Havzi Nela shfaqi kundërshtitë e para ndaj regjimit komunist në Shqipëri. Ndër varfërisë ekstreme në të cilën jetonte dhe persekutimit, ai arriti të gjente punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. Por, nuk do kalonte shumë kohë që Havzi Nela të dëbohej edhe nga ky fshat si armik për shkak të “aktivitetit të tij të dyshimtë” duke qënë se i lexonte vjersha të ndaluara nxënësve të tij. Me datë 26 prill 1967, Havzi Nela dhe gruaj ae tij rrezikuan jetën e tyre duke kaluar ilegalisht kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës (nën Jugosllavi atë kohë), ndërsa me pezmatim në zemër për ditët e errëta që kalonte atdheu i tij nën regjimin komunist, ai do të linte një letër në të kaluar të kufirit:
“”Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun…” duke e vendosur në degën e një peme.
Por, fati tragjik e ndjek poetin kuksian dhe gruan e tij edhe në Kosovë, ku vetëm pak ditë pas kalimit të kufirit, ato arrestohen nga policia jugosllave, të cilët do t’i rikthenin sërish në Shqipërinë komuniste. Menjëherë pas rikthimit, poeti dënohet me plot 50 vite burg. Por, Havzi Nela kurrë, edhe në burgjet famëkeqe komuniste, nuk u përthye dhe nuk rreshti kurrë së urryeri “Partinë” dhe kriminelat e saj. Në vitin 1988, poeti shpirtlirë kuksian u dënua me varje dhe kjo ndodhi në mes të qytetit të tij të lindjes.
Më poshtë gjendet një nga poezitë më të bukura dhe të ndjera të tij, si një trashëgimi për periudhën e zezë komuniste të Shqipërisë së atyre ditëve. Në atë kohë, sic kishte edhe një shprehje në Shkodër, “të gjithë ishin të vde,kur; ndaj atyre që vdi,snin u thonin se ato thjesht kishin ndërruar jetë”.
Kur të vdes
Kur të mësoni se kam vde.kë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?
Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë.
Thoni: “Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”.
Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuetje e dërmoi”.
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.
Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.
Thoni: “Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”
Thoni: “Për njerëzinë këndoi,
E për vete mbajti zi”.
Thoni se e qërroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se e trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: “Çohu!”
Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufë lule me ma lëshue.
Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur t’a ngushëlloni,
Thoni:”Gjallë kurkush s’ka mbetë!”
Ku ishte Lexhenda Sekretar Partie mik shpie ne Oxhakun e Diktaorit qe ta shpetonte !? Ah duhet te kete qene ne varke me femijet e Enverit ne Pogradec. Ishte Gusht kohe plazhi.
Saliu ishte tek piçka e sat ëme dhe gjithe atyre kelyshve si ty e atyre pas teje qe u ngjizen neper turnet e treta me sekretaret e partise. Havzi Nela i ndritte shpirti dhe ndriçofte kurdohere ne cdo kohe e ne cdo mot. Flladi i lirise se tij te fryje kudo ne shqiperi, per kedo qe lirine e ka shenjt. Vafshin e ne ferr e u dhjefsha emrin e varrin te gjithe atyre qe denuan kete poet, ata bij putanash qe u akuzuan si shkerdhyes te familjareve te tyre!
islamiket dhe komunistat, apo ideologjie islamikë dhe ideologjie komunistë, janë kancer, për njerzit që duan të jetonë, në lirinë paqë dhe diturie njerzore, ku do në botë. Shpirti i ti pushoftë në paqë. Që klyshët e Enver Terroristi, nukë e lanë kurrë të jetonë.
Fiks. Lexhenda shetiste me varke dhe çonte vajzen per operacione plastike ne France kur Havzi Nela hante buke misri dhe vuante ne qeli. Tani femijet e Lexhendes jane miliardere, por gjithmone ai perfaqesues te Havzi Neles. Kush ka dale i fituar nga keto 60 vjet?? Hallall Lexhenda kur gjen budallenj qe e mbeshtesin dhe ja fut atyre sa i ha krahu.
Kelyshi i njerit prej atyre qe vrau Hafziun. Duke firmosur peticionin per vrasjen e tije. Sot eshte i pari i Shqiperise. Qe po i vret dhe ky shqiptaret ne formen e tije. Duke ja bere jeten sketerre dhe duke i larguar nga atdheu i tyre.
Mjaft me këtë pedofil që ngacmonte nxënëset dhe nga frika e arrestimit pas denoncimit u arratis në ish Iugosllavi. Nuk është dënuar si poet, por si pedofil, arratisje, tentativ vrasje të përfaqsuesit të shtetit në rrethana të cilësuara., armëmbajtje pa leje. Në opinionin e Kuksit dhe të trupës mësimorë ishte një i padinjitet. Nëse demokracisë 35 vjeçare i duhen heronj të tillë si ky fundërinë apo gangsteri rrugaç si Azem Hajdari, lamashi Murizi athere nuk është faji i popullit që nuk i voton por i urren demokratët.
Po mo këlysh i kuq, shfaqu me emër real se dontë shkërdhej familjen, motër e gria qirë
Havzi Nela ka dritë hijet e veta. Mirë është të shkruhen të gjitha... Në Kukës flasin ndryshe..... Ju fut një loje të rrezikëshme, të dyfishtë... Edhe për Sigurimin, edhe për UDB. Kur mendoi se u zbulua, qëlloi me armë mbi një polic që po i dorëzonte një fletë thirrje.... .Pra Havzi Nela nuk u dënua si dizident, por si vrasës...... Kështu shkruhet në dosje, kështu e tregojnë dhe kuksianët.....
Havzi Nela, ky kriminel dhe funderine njerezore, i denuar me varje ne litar per krimin e VRASJES me paramendim!
Ti qi temen! Kur s'vrame ndonje polic, te shkruanim dhe dy tri vargje e te na quanin poet kombetar. Qenkemi djeg kot.
Mjafton dhe komeni për të të quajtur shkrimtar. E keqja është se tashti nuk të vrasin më, edhe kur vret o përpiqesh të vrasësh dikë. Është bo punë muti. Tashti o duhet me nxjerrë cila e shalët jashtë, nëse je femër, ose të veshësh çorape e syze të kuqe.
Lavdi poetit Nela!
He pra ata qe kane spiunuar e vrare polic ne kohen e shkuar tani e quajne heronj .Turp
Poet leshi ky ka qene nje halabak, kyt e varen se qelloje me arme nje polic hallexhi
Boooo na mbytën komunistët dhe në 2025. Mero për ty duhej të isht gjallë ende Bashkimi i viteve 1992-1997. Gjithsesi vëllain Meroja e ka në KLP ja shpërbleu Rilindja
Thuhet ka qene bashkepuntor dopiorol, Sigurim UDB. Plagosi rende ne koke policin, nderkohe qe qelloi t'a vriste. Nuk u vare midis qytetit por ne periferi, perteje ish agjensise, anes rruges Kukes-Uzine. Thjeshte per saktesim.
Po mor motër qirë po
Goran ka qene ky?
Paska qene pidh some. Disident po. Spiun po. Vrases po. Poet nuk e di. Me duket se poezine ja ka bo Shefqet Hoxha nje mut muti i biri i federalit te fashizmit qe cuditerisht si bythlepires e servil qe ishte e mbanin si shkencetar gjuhesie ne ate kohe dhe i jepnin edhe leje krijomtarije. Mut muti me nje fjale.
Daje, asnje presje nuk i heq!
A ka ndonje liber te botuar me poezi ky poetuc? Na I shkruani . Si e gjykon kritika krijimtarine jo krimin e tij.
Bashkëkohësit e tij që janë gjallë ende (dy prej tyre i njohë personalisht), të cilët e kanë njohur që në bankat e shkollës në Elbasan, nuk e përshkruajnë si një talent, por si një djalë të mirë, jashtëzakonisht të guximshëm dhe me ambicje përtej kapaciteteve të veta. Sipas tyre, ky nervozizëm dhe epshi për të arritur më lart e çuan drejt tragjedisë së tij – një ngjarje për të cilën ata që e kanë njohur vazhdojnë të qajnë ende. Këta njerëz, që e kanë pasur shok, kurrë nuk janë marrë në një intervistë për të shprehur kujtimet e tyre për të, as në librin e shkruar për të. Arsyeja? Ata vetë nuk e dinë; madje, as nuk janë thirrur kurrë në asnjë nga kumtesat që janë bërë për këtë mesues, i cili pësoi një fund kaq të dhimbshëm në jetën e tij.