Historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë, vend të dedikuar kujtese

29 Gusht 2024, 08:17Kulturë TEMA
Historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë, vend

Historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë në vitet e errëta të Holokaustit do të kenë një vend të dedikuar kujtese, që është Muzeu Hebraik Shqiptar, ngritja e të cilit mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim me synimin për të ndërtuar një institucion bashkëkohor që do të dëshmojë një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese mes shqiptarëve dhe hebrenjve, veçanërisht në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) njoftoi se, ka çelur procedurat e tenderimit dhe fton kompanitë e kualifikuara të aplikojnë për ndërtimin e Muzeut Hebre Shqiptar në Vlorë.

Sipas AADF-së, ky është një projekt bashkëkohor që do të vijë në harmoni me qendrën historike të qytetit.

Muzeu Hebraik në Vlorë do të tregojë një histori unike, kushtuar bashkëjetesës së hebrenjve dhe shqiptarëve në kohë, i cili synohet të kthehet në një magnet kulturor për zonën historike në Vlorë.

Me ndërtimin e këtij muzeu do të vendoset një standard i ri për muzetë në Shqipëri duke mbështetur krijimin e një muzeu bashkëkohor, të vetmin në llojin e tij në Shqipëri dhe rajon, përsa i përket misionit, konceptit, arkitekturës, menaxhimit, qeverisjes, modelit të ekspozimit dhe tregimit të historisë, partneriteteve dhe angazhimit të komunitetit.

Vlera e ndërtimit të këtij projekti arrin në 3,000,000 USD. A.K./TemA

4 Komente

  1. m
    mos censuro komentet se po behesh si saliu sic ber

    vk

    Përgjigjjuni
    1. Perlat Spahiu

      Uh more haber te mire i jepni populit capitare per ngritjen e muzeut per ebrenjte,po per te te vraret dhe te persekuttuarve e internuarve shqiptare gjate diktatures kooperativiste ,besoj cipetaret do ndihmojne dhe per te shpetuar femijet ,grate dhe burrat palestineze nga bombat amerikane te hedhura nga sionistet kriminele izraelite.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sepata

        Po bukur dhe sak per Cifutet. Por muzeun Historik te masakres se madhe ndaj prones e pronareve SI I VETMI VEND KAPITALIS NE BOT ,kur do e shume se foto e dokumenta ka boll,nje jet servila te gjithe per te mare...na cfaroset renjesisht pronaret...me turp dhe me keq sbehet e kam fjalen ketu Katoviciane berishjan sigurimsat dje qe moren pushtetin ne duar te paret

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sio...

          Z.Baze, Publikoni komentet, ju lutem... Une, biburreci, fola, fjalën kisha në dorë, bëni dhe ju detyren tuaj Z.Baze...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje