100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, kryeparlamentarja Spiropali: Krijoi modelin që u bë pjesë e ndërgjegjes kombëtare

28 Gusht 2024, 15:30Kulturë TEMA
100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, kryeparlamentarja Spiropali:

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se idetë e tij kanë krijuar një model që u bë pjesë e identitetit europian të shqiptarëve dhe se gjithashtu, libri i tij “Rrno vetëm për me tregue” dha një udhëzues të rëndësishëm se si ky model mund të frymëzojë të gjithë.

“Sot përkujtojmë 100-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit.

At Zef Pllumi ishte një figurë e madhe françeskane dhe një nga njerëzit më të shquar të letrave, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.

Me jetën e tij të mbushur me dhimbje dhe vuajtje për shkak të besimit dhe ideve të tij, krijoi një model që u bë pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe identitetit europian të shqiptarëve.

Përmes librit të tij “Rrno vetëm për me tregue”, na dha një udhëzues të rëndësishëm se si ky model mund të frymëzojë të gjithë: besimtarë dhe jo besimtarë, të varfër dhe të pasur, qeveritarë dhe qytetarë, të majtë dhe të djathtë, në fshat dhe në qytet, nga lindja në perëndim, nga veriu në jug.

Impenjimi i tij kulturor, social e politik, në kuptimin më të gjerë, mbetet shembull për çdo politikan vullnetmirë që ka orientim themelor drejtësinë sociale.” A.K./TemA

13 Komente

  1. P
    Pëllumbi me "ë"

    Ja ke fut kot, zonje. Zef Pllumi nuk qe as model moral, as model kulturor, as model kombëtaro-patriotik. Do të ta them unë pse, por pasi të kaloj, siç e do mirësjellja, në heshtje, 100-vjetori i tij...

    Përgjigjjuni
    1. I
      I gjori

      As me e as me B, nuk je pellumb,por nje sorre gjithe glase me ere mut anadolli.

      Përgjigjjuni
    2. C
      Corraj

      Avash te shkreten , mos e teperoni . Spiropali , bije espiropaleve nga Corraj I Sarandes qe sic thone de , ende te therin me brisk per sh. Enver dhe PP-ne e tij , te cilet Jane ata qe e syrgjynosen At Zef Pellumbin , ndersa Elisa " E perlotur ' Po na perlot dhe neve me kete patetike hipokrite .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo

        Zef Pllumbi dhe gjithe prifterinjte Katolike ishin spiune te Fashzimit dhe Nazzimit ndaj dhe u denuan me burg. Ata kudo qe te ishin ne Europe do denoheshin si bashkepunetore te Nazi-Fashisteve. Se ja peshembull Enveri nuk i denoi Hoxhallaret dhe Prifterinjte Ortodokse, sepse ata nuk ishin bashkepunetore te Nazi-Fashizmit , por ishin ne krahun e popullit duke luftuar kunder Nazi-Fashisteve

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qytetar

        Jeni fisnike!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjermani i fundit

          Per cfare idesh behet fjale? Ai donte te behej prift kur qe i ri por perfundoi zdrukthtar nga profesioni. Ka shkruar nje liber kujtimesh qe ka vlera historike sepse dokumenton persekutimin qe regjimi komunist i beri klerit katolik. Nga pikepamja intelektuale ka qene njeri modest. Dy gjera ka thene: burgjet e regjimit komunist ishin me keq se ferri (kjo ha debat nga pikepamja teologjike); ka thene edhe qe nuk duhet te nxitemi nga ndjenja e hakmarrjes (kjo eshte 100% zbatim i doktrines se krishtere). Sa per punen e drejtesise sociale (qe permend çupa), komunistet bene me shume ne 20 vitet e para pas luftes nga sa ka bere Kisha Katolike ne 20 shekuj ekzistence.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            Respekte ne vazhdim, zonja Spiropali.Je zeri i vetem dhe i forte qe e ben te ndihet shpirti human dhe heroik i ketij kombi europian,nepermjet heronjve te tij historik.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zaza

              Respekte Frate.

              Përgjigjjuni
              1. R
                RKS

                At Zef Pellumbi nje shqiptar i paster e fisnik qe vuajti shume nga murtaja e kuqe. Respekt.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sio..

                  Z. Gjermani i fundit, Si more zoteri paska bërë komunizmi ne 20 vitet e para me shume se Kleri per dy moje vjet?... Shikoje ku ka perfu duar ai vend pas mbi 70 vjet sundimi të Lavires 1941 dhe të lavireve te saj... Por ju falet zotëri, sepse ka 34 vjet dhe as je débat serioz kombetar nuk është bërë mbi faktin se çfarë beri komunizmi 20 vitet e para apo dhe me shumë, çfarë ju jep juve dhe sojit tuaj, mundesine të shtremberoni realitetin historik...

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjermani i fundit

                    1. Hapi dyert e shkollave per qindra mije njerez. 2. Ia dha token atij qe e punonte 3. I njohu gruas te drejta te barabarta me burrin 4. Zhvilloi industrine, promovoi shkencen, masivizoi sportin, artin dhe kulturen. Mund te vazhdoj, por s’kam kohe…

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    A.G.

                    Jam shumë i sigurtë që Znj. Spiropali e ka lexuar dhe e ka studiuar fjalë për fjalë librin e Zefit dhe e mban poshtë kokës kur fle, dhe që gjithmonë në jetë ndjek mesimet e Jezu Krishtit. Po një pyetje nga një person që nuk e ka lexuar librin. A ka tregue Pllumi në libër edhe për krimet e nazi-fashizmit në Shqipëri dhe për klerikët që i pritën me lule në dorë e me kurrizin e thyer? Se nuk ia kërkoi kush ndonjëherë pas '92-shit të kërkonte falje si bashkëpunëtor i pushtuesve nazi-fashistë. Se fundja, për atë pjesë 45 vjet ia nxorrën nga hundët. E sa për vuajtjet që ka hequr soji i kuislingëve, në Europën demokratike shokët e Pllumit hëngrën plumbin. Përveç Francës. Aty i masakruan turmat e popullit në shesh, pa gjyq hiç. Dhe është turp të futen në një thes kuislingët me njerëz që janë dënuar dhe persekutuar gjatë regjimit komunist thjesht për një fjalë goje apo edhe pse kishin mendim tjetër veç "linjës së partisë", apo edhe më keq, vetëm sepse ishin biri apo mbesa e X-it. Po turpi sot është jashtë mode.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sio...

                      Z. Gjermani i fundit që Gjerman nuk je, por je ardhacak që fshehesh pas fève dhe popujve të tjerë: e perdor helmin si nikoqir i mirë, një të njëqinden e pikes, por me te forte se të neperkes... Por besoj Shqiptaret e vërtetë do të dinë ta ringjallin strukturen e tyre të hershme shpirterore...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje