Dita ndërkombëtare e të zhdukurve! Autoriteti i Dosjeve mban simpozium!

28 Gusht 2024, 11:13Kulturë TEMA

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. AIDSSH në bashkëpunim me Shoqatën Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politik Demokrat, Bashkinë Pogradec; Departamentin e Historisë (FHF); Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Shkup; Institutin e Integrimit dhe Ish-të Përndjekurve Politikë dhe ICMP-n (Komisionin Ndërkombëtar të të Pagjeturve) mbajti në datën 28 Gusht 2024 simpoziumin:"Nga e kaluara në përkujtim- Kufijtë e diktaturës 1944-1991".
Kalimi i palejuar i kufirit në vitet 1944-1991, sfidat dhe pasojat e tij tek njerëzit që guxuan ta shkelnin atë, dokumentimi i motiveve, ndërtimi i profilit të shkelësit të kufirit, identifikimi i shtigjeve dhe kthimi i tyre në vende të kujtesës, janë disa sfida që i paraprijnë aksionit të AIDSSH për hetimin e vendvarrimeve të dyshuara, për trupat e atyre që nuk iu dorëzuan kurrë familjarëve. A.K./TemA

Dita ndërkombëtare e të zhdukurve! Autoriteti i Dosjeve mban

Lini një Përgjigje