Begaj, takim me delegacionin nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone

27 Gusht 2024, 14:25Kulturë TEMA
Begaj, takim me delegacionin nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe

Presidenti Bajram Begaj priti dje një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali, i përbërë nga autoritete drejtuese si dhe figura të njohura për mbrojtjen e miniroteteve gjuhësore arbëreshe.

Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin mes dy vendeve bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore dhe ekonomike si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit.

Gjithashtu Begaj vlerësoi gjithashtu rolin thelbësor të komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar në Itali, por dhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja. A.K./TemA

1 Komente

  1. d
    dsa

    Or taj sa rajone ka Italia ketij tocit Begaj i duhen 100 vjet per te bere pritje e percjellje, po flamuri i Ukraines perse eshte bere pjese ne foto, pra ne takim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje