PAMJET/ “Manushaqe”, “Ec - Ec", “Lule Lule” - Këngët arbëreshe ndezin 100 mijë spektatorët në bregdetin e Salentos

27 Gusht 2024, 12:13Kulturë TEMA
PAMJET/ “Manushaqe”, “Ec - Ec", “Lule Lule” -

Mbi 100 mijë spektatorë në një nga panoramat më të bukura të bregdetit të Salentos shijuan e kërcyen nën ritmin e këngëve arbëreshe: "Ec e c'è", “Manushaqe” e  “Lule - Lule”.

Tre këngët qenë pjesë e natës finale të Festivalit më të rëndësishëm të muzikës folkloristike italiane që prej tre dekadash zhvillohet në komunën e Melpignano të Leçes.

Tinguj nga instrumentet më antike muzikore, këngë e valle shekullore që i këndojnë jetës, tokës, produkteve të kopshteve e prodhimeve të stinës, mallit, dashurisë, familjes e atdheut bashkojnë çdo vit në Salento, dhjetëra mijëra turistë e të apasionuar të muzikës popullore nga e gjithë bota.

“Nata e Tarantës” emër i marrë nga taranta e picika, kjo valle unike e karakteristike e zonës, udhëton në sheshe e qyteza deri në natën finale të zhvilluar pak orë më parë me performancën unike të valltarëve e këngëtarëve më të mirë të muzikës folk të jugut të Italisë mes të cilëve dhe pakicat etnike si arbëreshe e grekët.

Ritëm e tinguj që ushtojnë deri në ekstazë e që evokojnë melodinë e Tarantës e Picika.

Legjenda thotë se ky kërcim lindi si kura më e mirë terapeutike për t'u shëruar nga pickimi i Tarantolës, merimagës helmuese që sëmurte punëtorët e linte fushat pa mbjellë.

Për herë të parë në skenën e Melpignanos u këndua kënga arbëreshe "Manushaqe" e cila iu bashkua repertorit të dy këngëve të tjera “Lule Lule” e  “Ec, Ec”, interpretuar nga artisti Salvatore Galeanda.

Mbi 100 mijë spektatorë kënduan e kërcyen shqip mes vargjesh:

“E lule-lu

E lule-lule, mace-mace

E un prer ty

E u për ty dal pak

E dale pak

E dale pak

E dale pak 

E dale pak a është e vërtetë”

Edicion i i sivjetshëm i “Natës së Tarantës” solli në skenë fituesen e “Sanremo 2024”, Angelina Mango, këngëtarët Gaia e Gioelier e Ste - këngëtaren napoletane me origjinë nigeriane mjaft popullore në rrjetet sociale.

A.K./TemA

 

2 Komente

  1. T
    Tirona

    Ndërsa këtu tek Ne shfaqjet bëhen nëpër shpellat e kalave qe i vjen era shurre dhe kakardhija ku jane apo nuk jane 100vete te cilët e mbajnë veten për Vipa, dhe nuk bëhen nëpër zona bregdetare ku 100 mijra turiste ne mbrëmje në vend qe te mblidhen dhe te shohin cfaqje te ndryshme , rrine e vijne si pordha në breke nëper pedonalet

    Përgjigjjuni
    1. a
      ahmeti

      tjeter arbereshet ,,tjetet shqiptaret ,,,,,tjeter shqiptaret ,tjeter evgjitet ,tjeter arixhinte ,,,,,,,vetem se flasim nje gjuhe ,,,,mehmeti arixhi flet shqip ,,si mehmeti shqiptar ,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje