At Zef Pllumi njëqind vjeç/ Biblioteka e Shkodrës i bashkohet urimeve!

28 Gusht 2024, 16:45Kulturë TEMA

Si sot njëqind vjet më parë lind At Zef Pllumi dhe kjo është një ngjarje për tu shënuar. Françeskani i madh do të kishte sot ditëlindjen nëse do të ishte akoma gjallë.

Mes burgjeve të ferrit komunist jeta e tij nuk ishte një jetë e zakonshme, vuajtjet e tij ishin të tepërta, edhe për një prift.

Prej racës së njerëzve të shenjtë të mësuar me durimin e mëshirën ai e duroi “taksën” e tij ndaj atyre Sulltanëve të Kuq që marrin jetë nga jeta e të tjerëve.

Vepra e tij « Rrno vetëm për me tregue » është dëshmi monumentale që na vjen si testament nga e shkuara.

Urimeve dhe përkujtimeve pikërisht sot i është bashkuar dhe Biblioteka e Shkodrës “Marin Barleti” me një postim në rrjetet sociale.

“Përkujtojmë At Zef Plumin në 100 vjetorin e lindjes!

1924-2007”- shkruajnë ato. Shkodra si qytet verior njihet për lidhjen e saj të veçantë shpirtërore me kulturën e krishterë dhe traditën Françeskane duke filluar nga prifti i madh At Gjergj Fishta por jo vetëm.

A.K./TemA

At Zef Pllumi njëqind vjeç/ Biblioteka e Shkodrës i bashkohet

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    At Zef Lesh Pllumi nje nga spiunet e rendomte ne rregjimin komunist. I perdor si spium shpetoj nga denimi me vdekje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje