VIDEO/ Homazhet për Margarita Xhepën, i biri zbulon ‘pengun’ e fundit: Kishte dëshirë të bënte edhe një film

4 Prill 2025, 12:33Kulturë TEMA
VIDEO/ Homazhet për Margarita Xhepën, i biri zbulon

Aktori Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.

Ai ka treguar për periudhën e fundit të jetës së saj, duke theksuar se “mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme shëndetësore; lodhjet e viteve bëjnë të vetën.”

Ai ka ndarë gjithashtu disa mendime mbi natyrën e saj të veçantë: “Kishte një natyrë të çuditshme. Madje, kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte se për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një.”

Ai ka përmendur se filmi “Bolero në vilën e pleqve” është vepra që përkon me fundin e jetës së saj, duke e theksuar pasionin e saj të pandalshëm për artin deri në momentet e fundit.

2 Komente

  1. V
    Vali Kalin

    Gazetare vk. Edhe ne keto lajme i lini fjalite pergjysem qe te lexojne njerezit artikullin dhe e lini hapur per aludime.

    Përgjigjjuni
    1. U
      U Preht ne Paqe Artistja e Madhe

      Ngushellime per Nenen Artisten e Fameshme Margarita Xhepa i nderuar Artist Ndricim Xhepa . Trroni vet,t'ju rrojn femijet gjithe te afermit e Familjes se Njohur Xhepa ..Yjet vijn/shkeputen nga Qielli e bien ne Toke dhe kthen perseri atje lart ,ne Qiell edhe nga erdhen. Qoft e paharruar Artistja e Madhe e Teatrit dhe Filmit Shqiptare *** MARGARITA XHEPA ***

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje