"Kronikë e një vdekjeje të lajmëruar" nga Gabriel Garcia Marquez me një përkthim të ri nga Aurel Plasari

3 Prill 2025, 19:36Kulturë TEMA
"Kronikë e një vdekjeje të lajmëruar" nga Gabriel

Me një përkthim të ri nga Aurel Plasari nga autori i "Njëqind vjet vetmi" vjen rrëfimi tronditës i vrasjes së një aristokrati të ri, një krim që vendos në gjyq një shoqëri të tërë, jo vetëm një dyshe vrasësish.

Një burrë kthehet në qytetin ku, 27 vjet më parë, kishte ndodhur një vrasje e mistershme, i vendosur t’i shkojë deri në fund historisë. Vetëm disa orë pas martesës me bukuroshen Anhela Vikarion, thuhet nga të gjithë se Bajardo San Romani e ktheu nusen në shtëpinë e prindërve.

Familja e saj, e tronditur, e detyroi të tregonte dashnorin e saj të parë; dhe vëllezërit binjakë shpallën publikisht se do të vrisnin Santiago Nasarin për çnderimin që i kishte shkaktuar motrës së tyre.

Por, nëse të gjithë e dinin që vrasja do të ndodhte, pse nuk ndërhyri askush për ta ndaluar? Sa më shumë zbulohet, aq më pak kuptohet, teksa rrëfimi vrapon drejt një përfundimi të pashpjegueshëm.

 



Lini një Përgjigje