LAMTUMIRË YLL/ Edi Rama shpreh ngushëllimet për humbjen e Margarita Xhepës

3 Prill 2025, 12:44Kulturë TEMA
LAMTUMIRË YLL/ Edi Rama shpreh ngushëllimet për humbjen e

"LAMTUMIRË YLL" - ka shkruar Edi Rama në fb. Ajo u nda sot nga jeta rreth orës 8 të mëngjesit.

Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit nesër (4 prill), ndërkohë homazhet do të mbahen në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Aktorja u lind më 2 prill 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Gjatë karrierës së saj të pasur, Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

5 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    Qelbesira gjakdhjere nuk ka pse thote lamtumire sepse i la te gjithe me 80 evros pension.....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      O Messerschmitt , kur do të ngopesh një herë duke ngrënë m.t ? Sidoqoftë po të uroj "ha m.t ha , po leri dhe ca Saliut ".

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nostalgjidhe keqardhje

        u prefsh ne Paqe Margartita...dhe Ngushellime Familjes...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nostalgjidhe keqardhje

          u prefsh ne Paqe Margartita...dhe Ngushellime Familjes...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pranvera

            Nje nga grate e rralla te Shqiperise, per te cilen nuk ekziston fjala vdekje! Po na mbushet qielli me yje te pazevendesueshem,qe iu bejne drite brezave.... Veshtire te besosh qe ti nuk je më me ate hijeshine dhe stoicizmin krenar. Bota e ekranit sot humbi nje ngjyre te patjetersueshme.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje