“Horoskopi Babilonas” sjell situata komike që vendosin aktorin dhe spektatorin përballë realitetit, i cili në përditshmërinë e tij paraqitet sa ironik edhe komik.
Loja e shkëlqyer e aktorëve Sokol Vangjeli, Albano Prodani, Flaura Kureta etj pritet të garantojë sukses në teatrin e Elbasanit.
Shfaqja është e përshtatshme për të gjithë moshat dhe përveçse edukative njëkohësisht është dhe argëtuese.
Ajo garanton efektin e katarsisit, pra, domethënë, "spastrimin" pas rënies së perdes, një spastrim shpirtëror ky. A.K./TemA
Lini një Përgjigje