Ikona e skenës dhe ekranit, Ndriçim Xhepa, feston sot ditëlindjen

21 Janar 2025, 16:31Kulturë TEMA
Ikona e skenës dhe ekranit, Ndriçim Xhepa, feston sot

Teatri Kombëtar uroi sot ikonën e skenës dhe filmit shqiptar Ndriçim Xhepën, me rastin e ditëlindjes.

Aktori i njohur i dhjetëra roleve në kinema e teatër, lindi në Tiranë më 21 janar të vitit 1957.

Që pas mbarimit të studimeve për Dramë në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1979, Xhepa u shqua për rolet e tij të spikatura si aktor i Teatrit Kombëtar dhe për personazhet e luajtura mjeshtërisht në mbi 30 filma, duke u kthyer në një nga aktorët më të preferuar të publikut dhe regjisorëve.

Në teatër, Xhepa ka interpretuar rreth 40 role, nga të cilët veçohen interpretimet tek “Nata e dymbëdhjetë”, “Romeo e Xhulieta”, “Prometeu”, “Në jetë”, “Monserrati”, “Vdekja e një komisioneri”, “Nën dritat e skenës”, “Nesër është vonë”, “Shkallët” etj.

Në vitin 1995 ai fiton çmimin “Aleksandër Moisiu” për aktorin më të mirë për shfaqjen “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër”.


Prej vitit 1988 u bë pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në vitet ’90 interpretoi role protagoniste edhe në produksione të pavarura në Shqipëri dhe hapësirat shqipfolëse.

Ndriçim Xhepa ka ndërtuar karaktere personazhesh që mbetën në kujtesën e publikut, si per shembull në filmat: “Shokët”, “Kohë e Largët”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Përdhunuesit”, “Duaje emrin tënd”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Hije që mbeten pas”, “Flutura në kabinën time”, “Dasma e Sakos”, “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, “Unë e dua Erën”, “I dashur armik”, “Lindje – Perëndim – Lindje” etj.

Ai është gjithashtu tre herë fitues i Kupës për Aktorin më të Mirë në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000./atsh/

6 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Sot është aktor Ermal Mamaqi me pak fjalë

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agroni

      Urime

      Përgjigjjuni
      1. *
        *Pasuesi veteran* Dhimiter M XHoga.

        Ditet NJEMIJE i Urojme...lart e me lar me arritien ta shikojme te Madhit NDRICIM XHEPA- Artist krijues me se- pari i urojme-Shendet e Lumteri! Nga Toronto me mbi 100 Pasardhes Veterane*ne krah.. Per org.*Veterane e Pasardhes*-formuloj kete URIM mes Tiranes;per festat e *Tre Nendoreve*-sa vitin e Ri 2025..mes Atdheut festuar-une 89 vjecari me..*Amanetet e Tyre *TRINITRINE-Atdhetare*-sjelle!

        Përgjigjjuni
        1. E
          EDHE 100- Pranvera YLLI I FILMIT SHQIPTARE

          RROFSH CIMI -TE UROJME JET E SHENDET - JENI TE GJITHE TE ARTISTE SI NJERI NE JETE E NE FILM - GJITHE TE MIRAT GEZOFSHI

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liu I Teatrit

            I "mire" se nuk lane tjeter te dale me I mire,me nenen e tij qe beri "Sakrifica" te medha qe I biri te behej aktor I "mire" edhe nje I rendomte do te dukej i"mire" Sa per ditelindjen paste jete te gjate.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Selitasi

              Jeta e gjatë

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje