Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka reaguar zyrtarisht lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur shqiptar, Naun Shundi.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 7 gusht 2025, Ministria e Shëndetësisë është vënë në dijeni nga MEKI për situatën shëndetësore të aktorit dhe ka marrë menjëherë masa për t’i ofruar mbështetje.
Fillimisht, institucioni ka garantuar mbulimin e plotë të shpenzimeve për ndërhyrjen mjekësore që ishte e nevojshme në atë moment. Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, është vlerësuar se Shundi ka nevojë për trajtim të mëtejshëm, dhe Ministria ka rikonfirmuar angazhimin për të ndjekur të gjithë procesin shëndetësor të tij.
Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku trajtimi i tij do të vazhdojë pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.
DEKLARATË PËR SHTYP:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.
Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë. Fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.
Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë.
Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT./E.P-dritare.net
Lini një Përgjigje