“Jam njeri i vdekur”

21 Gusht 2022, 11:47Kulturë TEMA

“Jam njeri i vdekur”

Çfarë ndodhi me jetën e Salman Rushdie kur më 1989 Kohmeini nxorri fetvanë e tij duke e dënuar me vdekje? E rrëfen vetë shkrimtari në një rrëfim të vitit 1992.

Më vonë, kur bota i shpërtheu përreth, u irritua me vetëveten pse kishte harruar emrin e gazetarit të BBC që i kishte thënë se jeta e tij tashmë kishte mbaruar dhe se për të po fillonte një ekzistencë e re, më e errët. I kishte telefonuar në shtëpi, në linjën e tij private, për t’i shpjeguar se në çfarë mënyre i kishte siguruar numrin e telefonit. «Çfarë provoni, e pyet, kur mëson se sapo jeni dënuar me vdekje nga Ajatollah Khomeini?». Në Londër ishte e martë me diell, por kjo pyetje solli errësirën. Pa e ditur vërtet se çfarë po thoshte, u përgjigj vetëm: «Nuk është një ndjesi e bukur». Kjo është ajo që tha, por po mendonte: jam një njeri i vdekur. E pyeti sesa ditë i mbesnin dhe imagjinoni se çfarë përgjigje mund të lexohej mbi gishtat e dy duarve maksimumi. E uli receptorin dhe vrapoi poshtë shkallëve nga dhoma e tij e punës, në majën e shtëpisë së ngushtë në shpurën e Islington ku jetonte. Dritaret e dhomës së ndenjes kishin persiane druri dhe, në mënyrë absurde, i shkatërroi me shul. Pastaj mbylli me çelës portën e hyrjes. Ishte Shën Valentin, por prej disa kohësh nuk ishte dakord me gruan e tij, shkrimtaren amerikane Marianne Wiggins. Pesë ditë më parë, ajo i kishte thënë se ndjehej e trishtuar në këtë martesë, se nuk ndjehej mirë përkrah tij. Megjithëse qenë martuar vetëm prej 1 viti, edhe ai perceptonte se ajo martesë kishte qenë një gabim. Në atë moment asaj i hyri në mendje ta fiksojë ndërsa ai lëvizte me nervozitet nëpër shtëpi, duke mbyllur tendat, kontrolluar shulat e dritareve, me të gjithë trupin e elektrizuar nga lajmi, sikur një rrymë elektrike po e përshkonte, dhe i duhej të shpjegonte atë që po ndodhte. Ajo reagoi mirë dhe nisi të diskutojë për atë që duhej të bënin. Përdori përemrin “ne”. Qe një gjest kurajoz.

Përpara shtëpisë i erdhi një makinë e dërguar nga CBS Television. Kishte një takim në American Network's Studios, në Bowater House të Knightsbridge, për të dalë live, falë lidhjes me satelit, në shoun e mëngjesit të tij. «Më duhet të shkoj tani», tha. «Është një program live. Nuk mund të mos paraqitem». Më vonë, po atë mëngjes, pranë kishës greko – ortodokse në Moscow Road të Bayswater, duhej të zhvillohej shërbimi funebër i mikut të tij të vjetër Bruce Chatwin, i vdekur nga SIDA. E shoqja e pyeti: «Po për funeralin çfarë mendon të bësh?». Nuk kishte asnjë përgjigje për t’i dhënë. Hapi derën e hyrjes, doli jashtë, hyri në makinë dhe ndoqi rrugën. Edhe pse në atë moment nuk e dinte – momenti në të cilin dilte nga shtëpia zakonisht nuk ishte kaq i ngarkuar me domethënie – nuk do të kthehej më në atë shtëpi, në Nr.41 të St. Peter' s Street, ku kishte banuar për rreth 5 vjet, në mos 3 vite më pas, kur tashmë as nuk do t’i përkiste më. Në studiot e CBS, lajmi i ditës ishte ai. Në redaksi dhe në monitorët e ndryshëm që njerëzit po përdornin atë fjalë që shumë shpejt do ta dëgjonte të varur në qafë si një gur: fetvanë. «I komunikoj popullit të lavdishëm mysliman të të gjithë botës se autori i librit “Vargjet satanike”, që është kundër islamit, profetit e kuranit dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në botimin e tij dhe të vetëdijshëm për përmbajtjen e tij, janë të dënuar me vdekje. U kërkoj të gjithë myslimanëve që ta ekzekutojnë kudo që ndodhen».

Dikush i dorëzoi tekstin e shtypur ndërsa e shoqëronin në studio për intervistën. Vetja e tij e vjetër do të donte të diskutonte për fjalën i “dënuar”. Ajo që kishte në dorë nuk ishte një vendim i dhënë nga një gjykatë që ai e njihte apo që kishte ndonjë juridiksion mbi të, por e dinte se zakonet e vetes së tij të vjetër nuk do t’i shërbenin më. Tani ishte një njeri i ri. Ishte një njeri në syrin e ciklonit, jo më Salman që njihnin miqtë, por Rushdie autor i “Vargjeve satanike”, titull mjeshtërisht i deformuar nga heqja e nyjes: "I" "Vargjet satanike” ishte një roman. “Vargje satanike” qenë vargje satanike dhe ai ishte autori satanik. Sa ishte e lehtë të fshihej e kaluara e një njeriu dhe të ndërtohej një version i ri, një version tronditës, kundër të cilit dukej e pamundur të luftohej. Vërejti gazetarët që po e fiksonin dhe i pyeti se cila ishte mënyra me të cilën njerëzit i shikonin njerëzit e çuar në trupicë apo në karrigen elektrike. Një prej korrespondentëve të huaj ju afrua për t’u demonstruar i përzemërt. E pyeti atë njeri se çfarë mendonte për deklaratën e Khomeinit. Ishte vetëm një shfryrje e bujshme retorike apo diçka vërtet e rrezikshme? «Oh, mos e vrit mendjen shumë, Khomeini dënon me vdekje presidentin e Shteteve të Bashkuara çdo të premte!», ju përgjigj gazetari. Në transmetim, kur ju kërkua t’i përgjigjej atij kërcënimi, tha: «Do të doja të kisha shkruar një libër edhe më kritik». Qe krenar, në atë moment dhe gjithmonë, pas atëheres, që e kishte thënë. Ishte e vërteta e pastër. Nuk mendonte se libri i tij ishte kritik kushedi se çfarë ndaj islamit, por siç i tha televizionit amerikan atë mëngjes, një religjion liderët e të cilit silleshin në atë mënyrë ka mundësi që do të mund të përdornin një çikë më shumë shpirt kritik. Kur mbaroi intervistën, i thanë se e shoqja i kishte telefonuar. Ai e mori në shtëpi dhe ajo i tha: «Mos u kthe. Janë të paktën 200 gazetarë që po të presin në trotuar». «Do të shkoj në agjenci», i tha. «Përgatit një çantë dhe shihemi aty». Agjenti letrar i tij, Wylie, nga Aitken & Stone, i kishte zyrat në Chelsea, në një ndërtesë me një fasadë me stuko të bardhë në Fernshaw Road. Jashtë nuk kishte gazetarë në pritje: qartazi, shtypi e kishte menduar të pamundur që ta vizitonte agjentin e tij pikërisht atë ditë.

Por kur hyri në ndërtesë të gjithë telefonat po binin dhe çdo telefonatë kishte të bënte me të. Gillon Aitken, agjenti letrar i tij, e këqyri me habi të madhe. E kuptoi se nuk mund të mendonte përpara kohe, se nuk e kishte idenë sesi do të bëhej jeta e tij nga ai moment e prapa. Arrinte të përqëndrohej vetëm mbi imediaten dhe imediatja ishte funerali i Bruce Chatwin. «I dashuri im, i tha Gillon, besoje se duhej të shkoje?». Bruce kishte qenë një mik i dashur i tij. «Kush po e vret mendjen, i tha, shkojmë». Marianne arriti, me një pamje lehtësisht të tronditur në fytyrë, e mërzitur se ishte sulmuar nga gazetarët kur kishte dalë nga shtëpia. Nuk ju tha kushedi se çfarë. Asnjëri prej tyre nuk i tha kushedi se çfarë. Hynë në makinë, një Saab i zi, dhe ai e voziti duke kaluar parkun deri në Bayswater, me Gillon që kishte një shprehje të preokupuar në fytyrë dhe trupin e tij të gjatë dhe të dobët ishte ulur në sediljen e pasme. «Do të jesh gjithmonë hero, por nuk do të jesh kurrë superhero».

Nëna dhe më e vogla e motrave të tij jetonin në Karachi të Pakistanit. Çfarë do t’u ndodhte atyre? Motra e mesme kishte marrë prej kohësh largësitë nga familja, jetonte në Berkeley të California. Do të ishte e sigurtë aty? Motra e madhe Sameen, "binjakia irlandeze" e tij, ndodhej në Wembley me familjen e saj, jo larg nga stadiumi. Çfarë duhej bërë për ta mbrojtur? Djali i tij Zafar, sapo kishte mbushur 9 vjet e 8 muaj, ndodhej me nënën e tij Clarissa në shtëpinë e tyre në afërsitë e Clissold Part. Në atë moment, përvjetori i 10 i Zafar dukej larg, shumë larg. Shërbimi funebër në Katedralen e Shën Sofisë në Arqidioqezën e Thyateira dhe Britanisë së Madhe – i ndërtuar dhe i dekoruar me madhështi 1 shekull e 10 vite më parë për t’i ngjarë një prej katedraleve të mëdha të Bizantit të vjetër – ishte i gjithi misterioz dhe misterioz që fliste greqisht. Bla-bla-bla Bruce Chatwin, sokëllinin priftërinjtë, Chatwin bla-bla. U ngritën në këmbë, u ulën, u gjunjëzuan, u ngritën në këmbë dhe u ulën. Ajri ishte i mbushur me aromën e tymit të shenjtë. Ai dhe Marianne qenë ulur në krah të Martin Amis dhe gruas së tij Antonia Phillips. «Po mendoj për ty», i tha Martin, duke e përqafuar. «Unë po mendoj për vete», ju përgjigj ai. Bla Chatwin bla Bruce bla. Paul Theroux ishte i ulur në vendin prapa tij. «Imagjino se javën e ardhshme do të kthehemi këtu për ty, Salman», i tha.

Kur kishte arritur, në trotuarin jashtë kishës ishte një çift fotografësh. Rëndom, shkrimtarët nuk tërhiqnin turma paparacësh. Dora dorës që shërbimi funebër vazhdonte, gazetarët filluan të hynin në kishë. Në përfundim të shërbimit, bënë rrugë drejt tij. Gillon, Marianne dhe Martin kërkuan që të krijojnë diversivë. Një tip i hirtë kokëfortë (kostum gru, flokë të thinjur, fytyrë e hirtë, zë i hirtë) e ndoqi, i shtyu afër një refjistrues dhe i formuloi pyetjen e zakonshme. «Më falni, ju përgjigj ai, jam këto për funeralin e një miku të dashur. Nuk më duket e përshtatshme të jap intervista». «Nuk kuptoj», i tha tipi i hirtë, i hutuar. «Jam nga “Daily Telegraph”. Më kanë dërguar këtu apostafat». «Gillon, kam nevojë për ndihmën tënde», tha ai. Gillon u vendos mbi gazetarin me të gjithë gjatësinë dhe vendosmërinë e tijj të pabesueshme dhe me theksin e zërit më mjeshtëror që arriti të përdorë i tha: «Zhduku nga sytë këmbët!». «Nuk mund të më drejtohesh mua në këtë mënyrë», i tha njeriu i “Telegraph”. «Kam bërë universitet privat». Më pas, nuk pati skena të tjera. Kur doli në Moscow Road, gazetarët po e ndiqnin si bletët në kërkim të mbretëreshës së tyre, fotografët kërcenin njeri tek shpatullat e tjetriut për të formuar male të lëkundura dhe shkrepëtima fleshesh. Po qëndronte aty, duke përplasur qepallat pa fiksuar asnjë drejtim të saktë, i humbur për një çast. Nuk kishte asnjë mundësi që të arrinte të ecte deri tek makina, e parkuar nja 100 metra më larg përgjatë rrugës, pa qenë i ndjekur nga telekamera, mikrofonë dhe nga njerëz që kishin frekuentuar lloje të ndryshme universitetesh dhe qenë dërguar aty apostafat.

U shpëtua nga miku i tij Alan Yentob, filmaker dhe senior executive pranë BBC. Makina e BBC e Alan u ndal në trotuar, pikërisht përpara kishës. «Hip», i tha dhe kështu dolën larg nga gazetarët e bezdisshëm. U sollën përreth Notting Hill për pak, deri kur turma jashtë kishe nuk u shpërnda dhe mundën të ktheheshin ku ishte parkuar Saab. Ai dhe Marianne hynë në makinë dhe papritmas u gjendën vetëm. «Ku do shkojmë?», pyeti ai, edhe pse të dy e dinin tashmë përgjigjen. Prej disa kohësh Marianne kishte marrë me qera një apartament të vogël në gjysmëbodrumin e një ndërtese në cepin jugperëndimor të Lonsdale Square, në Islington, jo larg nga shtëpia e St. Peter Street, zyrtarisht për ta përdorur për punë, por në të vërtetë për shkak të tensioneve në rritje midis tyre. Shumë pak njerëz qenë në dijeni të faktit se ajo e kishte atë apartament. Tani do të mund t’u ofronte atyre hapësirën dhe kohën për ta vlerësuar situatën dhe marrë vendimet. U nisën drejt Islington në heshtje. Dukej se nuk kishin asgjë për të thënë.

Ishte mesi i pasdites, por atë ditë vështirësitë e tyre martesore qenë të parëndësishme. Po atë ditë kishte turma njerëzish që marshonin nëpër rrugët e Teheranit duke mbajtur të veshura maska prej kartoni me fytyrën e tij dhe me sytë e tij bosh, në mënyrë që të dukej si një prej kufomave të filmit “Zogjt”, me kavitetet e tyre okulare të nxira, të përgjakura, të boshatisura me goditje sqepi nga zogj. Ajo ishte tema e ditës, atë ditë: Valentini i tij, aspak i gëzueshëm, ishte veshur nga ata njerëz me mjekërra, atë gra mbular me vel dhe ai njeri plak vdekjeprurës, agonizues në dhomën e tij, bënte bastin e tij të fundit për një lloj lavdie vrastare. Tani që dita shkollore kishte mbaruar, duhej të takonte Zafar. Thirri miken e tij Pauline Melville dhe i kërkoi që t’i bënte shoqëri Marianne teksa ishte jashtë. Pauline – aktore me shikim të gjallë, me gjeste teatrale, me zemër plot dashuri, me gjak të përzier, plot me histori për Guyana – kishte qenë fqinja e tij e shtëpisë në Highbury Hill në fillimvitet ‘80. Arriti menjëherë, pa lëshuar asnjë fjalë, edhe pse ishte përvjetori i tij. Kur arriti në shtëpinë e Clarissa tek Zafar, policia ishte tashmë aty. «Ja», i tha një agjent, «po pyesnim se ku kishit përfunduar».

«Çfarë po ndodh, baba?». I biri kishte një shikim që nuk duhej të shfaqej kurrë në fytyrën e një fëmije 9 vjeçar. «Po i thoja pikërisht se do të mbikëqyrin me kujdes deri kur e gjitha kjo do të shfryhet. Gjithçka do të shkojë mirë», tha me ton të gëzuar Clarisa. Pastaj përqafoi ish burrin e saj siç nuk e kishte bërë në 5 vitet që qenë ndarë. «Duhet të dimë se cilat mund të jenë planet tuaja afatshkurtra», i tha një agjent. Përpara se t’i përgjigjej, u mendua. «Ka mundësi do të shkoj në shtëpi», tha në fund dhe qëndrimet e ngurosura e njerëzve në unfirmoë konfirmuan dyshimet e tij. «Jo, zotëri, do t’ua shkëshilloja ta bënit». Atëhere ju referua atyre, siç dinte se kishte qysh nga fillimi, në gjysmëbodrumin e Lonsdale Square ku po e priste Marianne. «Bëhet fjalë për një vend që në përgjithësi ju nuk e frekuentoni, zotëri?». «Saktë, agjent».

«Dakord. Kur të ktheheni, zotëri, për sonte nuk del më, nëse nuk ju pëlqen. Janë në zhvillim disa mbledhje dhe të nesërmen do të informoheni për voendimet e marra, sa më shpejt të jetë e mundur. Deri më atëhere, do t’ju duhet të qëndroni i mbyllur në shtëpi». Foli me djalin e tij, e shtrëngoi pas vetes, duke vendosur në çast se do t’i tregonte fëmijës sa më shumë të ishte e mundur, duke i dhënë për çfarë po ndodhte sfumaturën më pozitive që të mundte dhe duke vendosur se mënyra për ta ndihmuar Zafar ta përballonte situatën ishte që ta vinte në dijeni sa më shumë të ishte e mundur në dijeni të saj, duke i dhënë një version prindëror ndaj të cilit të mund të kapej kur do ta bombardonin me versione të tjera në oborrin e shkollës apo në televizion. «Do të vish të më takosh nesër, baba?». Tundi kokën. «Por do të telefonoj, i tha. Do të telefonoj çdo mbrëmje në orën 19. Nëse ti do të duhesh të shkosh tjetërkund, i tha Clarissa, të lutem më lër një telefon në sekretarinë telefonike në shtëpi dhe më thuaj se kur do të duhet të telefonoj». Ishte fillimi i 1989. Fjalë si kompjuter, celular, internet WiFi, sms, e-mail, qenë ende për t’u shpikur apo shumë të reja. Ai nuk posedonte as kompjuter, as celular, ama posedonte një shtëpi dhe në këtë shtëpi kishte një sekretari telefonike nga e cila ai mund të telefonote për ta “pyetur”, përdorim i ri i një fjale të vjetër, dhe siguronte, bile jo, “rikuperonte” mesazhet e saj. «Në 19 fiks. Çdo natë, dakord?».

Zafar bëlbëzoi, solemnisht. «Dakord, baba». «Po, bir, është e vërtetë. Ti je i adoptuar». Voziti drejt shtëpisë, i vetëm në makinë. Lajmet në radio qenë të gjitha të këqija, Khomeini nuk ishte vetë një fetar shumë i fuqishëm. Ishte edhe kreu i një shteti, që kishte urdhëruar vrasjen e një qytetari të një shteti tjetër, mbi të cilin nuk kishte asnjë lloj juridiksioni. Mbi të gjitha, në shërbim të tij kishte mjaft vrasës, që më parë qenë përdorur kundër “armiqve” të revolucionit iranian, përfshi ata që jetonin jashtë nga Irani. Një herë Voltaire kishte thënë se për një shkrimtar do të ishte një ide e mirë të jetonte afër me një kufi ndrkombëtar në mënyrë që sikur t’i zemëronte të fuqishmit, do t’i mjaftpnte të pkalonte kufirin për të qenë i sigurtë. Vetë Voltaire e la Francën për Anglinë, pasi kishte fyer një aristokrat, Chevalier de Rohan, dhe qëndroi në ekzil për 3 vjet.

Megjithatë, të jetoje në një vend ndryshe nga ai i persekutuesve tuaj nuk ishte më një garanci sigurie. Tashmë ekzistonin “ndërhyrje ekstraterritoriale”. Me fjalë të tjera, të vinin e të kërkonin. Nata në Lonsdale Square qe e ftohtë, e errët dhe e qartë. Në shesh ndodheshin dy agjentë. Kur ai zbriti nga makina, u shtirën sikur nuk e panë. Qenë me patrullim në lagje, shikuan rrugën përkrah apartamentit për disa qindra metra në çdo drejtim. Ai dëgjoi hapat e tyre edhe pse ndodhej brenda, e kuptoi, në atë hapësirë ku ritingëllonte zhurma e hapave, se nuk arrinte ta kuptonte më jetën e tij apo atë që jeta e tij do të mund të bëhej dhe mendoi, për herë të dytë atë ditë, se nuk do të kishte shumë jetë për t’u kuptuar. Marianne e këputi gjumi shpejt. Ai ju ngjit në krah në krevat, ajo u kthye drejt tij dhe u përqafuan, ngurtësisht, si çifti trishtueshmërisht i martuar që qenë. Pastaj, të shtrirë veçmas dhe secili me mendimet e tij, nuk arritën të flinin.

(Pjesa e pare e tregimit të 2012 “The Disappeared. How the fatwa changed a writer’s life” të Salman Rushdie e botuar nga “La Stampa”)

 

Përgatiti: Armin Tirana

7 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Bota dhe njerëzit që me botëkuptimet e tyre përshkruajn dhe hartojn duke përshtatur siç bënin dikur piktorët, skulptorët ose amatorët e ndryshëm.

    1. G
      Gjuhetari

      Pu, pu, pu, gramatikaaaaaa! Perkthim skandaloz!

      1. N
        Nje perkthyese

        @Gjuhetari Perkthimi eshte shume i mire - eshte pershtatur shume bukur ne shqip. Nese jep nje koment si ky, duhesh te jesh shume i zoti, qe lehtesisht nenkupton se duhet ta mbeshtesesh me argumente dhe shembuj.

      2. v
        vang

        Z ARMIN -E KUPTOJ QE MATERIALI ka nje ritem te brendshem te shpejte ashtu sic i ''pershtatet'' tensionit qe lind nga situata por ju lutem kujdesuni qe te shkruhet pa gabime ,Mendoj se perkthimi eshte shume i mire por ne disa momente krijohet nje si ngerc,pakuptimesi,qe ndoshta lidhet me gabime nga pakujdesia.Ndoshta dhe gabohem sepse materialin e lexova shpejt dhe jo per here te dyte gje qe e bej ndonjehere., por do ta bej neser se eshte ora 12.30 Athine.

        Lini një Përgjigje