Ka nisur sezoni i ri në Teatrin Kombëtar dhe atë eksperimental!

23 Shtator 2024, 09:07Kulturë TEMA
Ka nisur sezoni i ri në Teatrin Kombëtar dhe atë eksperimental!

Me hyrjen e Shtatorit, nis një sezoni ri për teatrot, të cilët kanë gati Kalendarin Artistik që vjen për kënaqësinë e gjithë spektatorëve.

Teatri Kombëtar po përgatitet për dy premiera, ndërsa “Eksperimentali” do të sjellë në skenën e tij katër të tilla.

Këto shfaqje të reja, për të dyja teatrot vijnë në formën e bashkëprodhimeve dhe bashkëpunimeve më teatrot e rajonit, si një formë jo vetëm për të shkëmbyer eksperiencat, por edhe për superuar kostot e buxhetit që janë të larta në prodhimet serioze.

Por ngjarja me e rëndësishme teatrore do të kulmojë në fund të tetorit me një “showcase” që do të mbahet për herë të parë në skenën teatrore shqiptare, e që do të mbledhë 100 gazetarë, kritikë, dhe krerë të teatrove më të mirë europianë për të vlerësuar dhe për të nxjerrë në skenën ndërkombëtare veprat më të mira teatrore shqiptare.

Po aq të rëndësishëm, teatrot kanë edhe prezencën e shfaqet e tyre në festivalet ndërkombëtare. A.K./TemA

Lini një Përgjigje